“Mirënjohje”, për reporterin e luftës, Maxhun Smajlin

Opinione

“Mirënjohje”, për reporterin e luftës, Maxhun Smajlin

Nga: Maxhun Smajli Më: 30 gusht 2019 Në ora: 21:24
Ilustrim

Ka kohë që ndjehem i këputur, madje edhe fill sapo ngrihem nga krevati ku edhe më mundon së tepërmi pa gjumësia. Shpesh herë kam nevojë për një fjalë të ngrohtë edhe në qoftëse ajo vjen nga fundi i dheut apo nga caku i pafund i hapsirës qiellore. Kam nevojë të ma kuptojnë shpirtin tim që po digjet larg atdheut. 
    Kam pasur raste që kam dashur të ipem, të dorzohem, por nuk më lanë të tjerët, ata që më çmuan. Për fatin tim të mirë kam rreth vetës njerëz shumë të qetë, të mirë dhe të dashur. Disa nga këta janë autor librash të suksesshëm, politikan të zgjedhur dhe mjek të aftë, siq janë, Bahri Shyti, Ing. Deli Balidemaj, Osman Ferizi, Dr. Ibrahim Latifi etj.
    Pra, njeriu ka nevojë për mirënjohje e për nxitje, ashtu siq ka nevoj për ajër e bukë. Mirënjohja është fryt i shpirtit të kultivuar me kujdes. Kjo nuk gjindet tek njerëzit me shpirtë të ngusht. Thënë shkurt, fjala  “Mirënjohje” nënkupton vlerësim. Prandaj, duhet më shumë njohje dhe më shumë dashuri për krijuesit, për njerëzit e mëdhenjë të trojeve shqiptare. Për ata që sakrifikuan për atdhe pa pritur shpërblimin.
    Në qytetin e Hasan Prishtinës, në Vushtrri, nën patronatin e kryetarit të Komunës, ztr. Xhafer Tahirit, nënkryetarit, ztr. Besim Muzaqit dhe Drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatmire Cecelia, me 17 gusht, u mbajt promovimi i Përmbledhjës me poezi “Ti je dora e Zotit”, e autorit, Bahri Shyti, ku isha i ftuar edhe unë, si redaktor i librit. Duke e ndjerë si detyrim, në të njëjtën kohë si mision të shenjtë, vendosa të marrë pjesë.
    Nga kryeqyteti Bavarez, Munihu, nisem fluturim drejt qytetit që pati guxim të jetë kryeqytet i atdheut tim, Prishtinës, për të vazhduar më pas drejt qytetit antik, Vicianumit-Vushtrrisë. Në orët e pasditës u gjinda në qytetin e njerëzve të lumtur. Në mesin e njerëzve që dinë të krijojnë, gëzojnë, dashurojnë, këndojnë e vallëzojnë. 
    Në Kalanë e Vushtrrisë gjeta kuptimin e atdheut dhe ndjeva aromën e shqiptarizmës. E ndjeva si fllad që më përkëdhel, ku zemra më ndizet e shpirti më lartësohet para emrit të bukur të atdheut. Mbyllë sytë dhe hap “dritarën” e zemrës nga ku shoh nderimin dhe respektin që më është bërë në Zonën Operative të Shalës, tash e njëzet vite më parë.  Atje, ku populli dhe ushtarët e UÇK-s ndanë çdo gjë me mua, edhe urinë.
    Si thurje tragjike e të ndodhurës së përjetuar, më kujtohen momente nga pikat më e nxehtë të planetit, ku shihnja vetëm gjakderdhje. Me dhimbje për popullin tim, me shpirtë zharritur zjarri, nëpër fshatrat e Shalës, Drenicës, Dukagjinit, Llapushës dhe Pashtrikut, lëshova zërin si kushtrim. Vetëm ata që më patën afër dhe i përjetuan ato kohë i njohin këto shperthime të brendëshme të një shpirti të plagosur.
    Duke u ndjerë i lumtur që isha pjesë e përpjekjës më të madhe që bëhej për çlirimin e popullit e atdheut, i thirra vetës: “Ti ekziston, sepse ti ishte kur çlirohej atdheu dhe shkruhej historia e tij”.

            “Mirënjohja” e parë që më ipet në atdhe

     Oborri i Kalasë së qytetit, që i ngjante një Amfiteatri antik, ishte mbushur përplot me njerëz të arsimit, kulturës, artit dhe politikës. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues instucionësh e shoqatash shqiptare që veprojnë në shtetët e ndryshme të Evropës; Gjermani, Francë, Norvegji, Suedi, Danimarkë, Zvicërr, Austri e Itali.
    Çdo gjë ishte mrekullueshëm në vendin e vet. Moderatorja, e njohur për talentin e saj, Hyrë Tejeci-Murati, i dha shpirtë çdo pjese të programit, ashtu sikur edhe recitatori, Fisnik Istrefi, me ato ngjyra artistike të zërit, vargjeve të poezive të Bahri Shytit.
    Të pranishmit i përshendeti Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri, i cili duke gërshetuar aç bukur guximin me urtësinë diplomatike, shprehte qartë se, liria shpirtërore është baza e lirisë politike. Ai, me një stil të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë shpjegon gjithçka me kaq lehtësi dhe me kaq mjeshtri shprehjeje.
    Duke e ditur se jeta morale e një shoqerie pëbëhet nga ndërgjegjja dhe marrëdheniet morale, drejtuesit e Komunës së Vushtrrisë, nuk e kanë harruar të kaluarën si element qenësor i individualitetit të një populli, e cila nuk guxon të nënçmohet e të lihet pasdore. 
    Të motivuar nga dashuria atdhetare dhe mirënjohja e thellë për gjithë ata që dhanë kontribut në çlirimin e atdheut, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vushtrrisë, vlerësoi përkushtimin tim në pasqyrimin e ngjarjeve të luftës.
    Kur Drejtoresha e DKRS-së, znj. Fatmire Cecelia, ma dorëzoi “Mirënjohjen”, çdo gjë m'u ngjall  në mëndjen time, e cila veq më pati ikur, bashkë me komandant Bekimin dhe gazetarë Çerkinin, atje ku luftohej pushtuesi. Ndjeva një shpërthim shpirti, sa ndëgjuan edhe dëshmoret e kombit se, po nderohej reporteri që i tregoi botës për luftën e tyre të shenjtë.
     Fort e nderuara, znj. Cecelia, ju faleminderit për këtë “Mirënjohje”, dedikimi i të cilës më jep të kuptoj se ju jeni njohëse dhe vlerësuese e punës sime si reporter lufte, në Zonen Operative të Shalës. Mirëpo, kjo “Mirënjohje”, nuk më përket vetëm mua, por edhe popullit dhe luftetarëve të lirisë, që vepruan në këtë Zonë Operative. Kjo “Mirënjohje”, e para që më ipet në atdhe, është dhe do të mbetët nderi dhe vlerësimi më i jashtëzakonshëm imi.
    Në këtë të sotme të veçantë, me “Mirënjohje” u nderuan edhe përsonazhi kryesor i librit “Ti je dora e Zotit”, Dr. Ibrahim Latifi  dhe  Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Papa Klementi i XI-të Albani” nga Suedia, Hysen Ibrahimi.
    Dhe, për fund; Gëzohem shumë për organizimin që keni bërë, i cili i ka tejkaluar të gjitha parashikimet tona. Për sa më përket mua, them të drejtën, sot kërkoja të vrisja disa mendime, dhe nëse më asgjë tjetër të paktën me një shishe raki rrushi, sepse është një lloj sikur të fitosh në të pamundurën, për të pasur një atdhe sipas idealit tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat