Oferta & kushti i Albinit, LDK-së: "Livadhin ma lini mua"!

Opinione

Oferta & kushti i Albinit, LDK-së: "Livadhin ma lini mua"!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:24
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

LDK-ja i'u përgjigj negativish LVV-së, në kushtin e saj për formimin e koalicionit parazgjedhor, kusht ky që ishte dinak & hileqar, n'radhë të parë duke kamufluar me rënditjën n'listën zgjedhore në të cilën ; e para do ishte Vjosa Osmani, dhe i dyti Albin Kurti, por që drejtues i koalicionit të jet Albin Kurti...!

Kushti : Albini drejtues i koalicionit LDK & LVV, sabotues & komplotist.

Një kerkesë e tillë e LVV-së, është tendencioze, perfide dhe hileqare, si e tillë , ajo s'është fare e sinqertë & serioze, ngase n'themel minon mundësinë e lidhjes së një koalicioni parazgjedhor me LDK-në.

- LDK-ja ishte fleksibile n'përzgjedhjën e kandidatës për Kryeministre, pra për zonjën ,Vjosa Kryeministre, si kandidate unike dhe konsensuale e subjektit të parë ;

- N'Parlamentin e Kosovës,

- Me numrin me t'madh të Komunave n'qeverisje,

- Me numrin ma t'madh të asamblistëve nëpër Komuna, dhe ;

- E para n'sondazhe kredibile, të cilat nxjerrin LDK-në, fituese të zgjedhjeve politike dhe nacionale n'zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019.

Vjosa Kryeministre, është përzgjedhje nacionale dhe mbi ato partiake.

LVV-ja, do duhej t'a pranonte kandidaturën e Vjosa Kryeministre, n'momentin e parë, pas nomonimit dhe bekimit që mori kandidatura e saj n'strukturat m'a t'larta të të LDK-së ; Kryesisë, Këshillit të Përgithshëm dhe të vetë Kryetarit të LDK-së, akademik Isa Mustafa.

LVV-ja kontestoj kandidatën e LDK-së për Kryeminstre të Kosovës, me vërejtje absurde dhe abuzive duke marr rolin paternalist ndaj LDK-së, strukturave dhe lidershipit të saj, legjitim & legal.

Një LVV, e "hakeruar" nga SHIK-u, të cilës ky i dyti, i kishte nxjerrë prej gjirit ma shumë së 1/3 e deputëtëve, n'mesin e të cilëve ; ish Kryetarin, sekretarin organizativ dhe krye-komunarin e kryqytetit të "zgjedhur" nga e gjithë klasa "politike" (përjashto LDK-në) pra nga të gjithë ata të cilët organizuan mocionin kundër Qeverisë së LDK-së, Qeverisë Mustafa.

LVV-ja, gufon (ngritet) dhe zbret si tamli!

Ende nuk ka kuptuar dhe aq më pak, reflektuar për faktin se ajo është e ndarë n'dysh, me një strukturë heteregjone dhe t'rrënuar.

Injorimi i këtij fakti në njërën anë, dhe mbeshtetja e mediave të kapura dhe anti -LDK, nga qarqe dhe "analistë politik" të cilët "shohin" n'LDK "klane" të SHIK-ut dhe konsumojnë skenar & prapaskena të errëta të LDK-së, dhe Kryetarit Mustafa për një koalicion "t'rezevuar" me PDK-në e Hashimit & Kadrisë, e që synim & qellim t'vetëm kanë : dëmtimin e LDK-së, duke mbjellë pasiguri të qytetarët në gjëja jo-konsistencën e qendrimeve politike të LDK-së dhe të Kryetarit të saj, akademik Isa Mustafa.

LDK-ja & LVV-ja, por dhe fati i vendit demtohet nga qarqe, analistë dhe analiza të tilla , spekulative & konspirative të cilët & të cilat për interesa meskine prodhojnë dhe sajojnë ide e karta të cilat prishin ekuilibrat real-politik dhe kanalizojnë procesët andej kah është interesi i tyre, por jo edhe i vendit dhe i qytetarëve.

- Qarqe dhe anlistë të tillë, nuk shohin skenën politike ashtu siq është dhe çfarë është, por ashtu si e duanë dhe çfarë s'është...!

Vëndimi i fundit i LDK-së, i pjekur & largpamës!

LDK-ja promovon vlerat e konkurencës dhe konkurencën e vlerave, por përjashton "luftën" politike brënda llojit, andaj konform kësaj, i tha jo kushtit të fundit të LVV-së, i cili do ishte kurth dhe lak, kundër LDK-së në radhë të parë, dhe kundër vendit, mbi të cilin do përfitonin të tjerët.

Pranimi eventual i një kushti të tillë nga ana e LDK-së, do favorizonte vetëm Albin Kurtin dhe LVV-në tij obstruksioniste n'drejtim të këndelljës së LVV-së pas copëtimit dhe demtimin e LDK-së së konsoliduar e solide për t'qeverisë vendin dhe nxjerrë shtetin nga kapja & kapësit.

- Kushti i Albinit, do dekompozonte garën dhe do e kthente atë n'binarët e luftës brënda llojit, pra kundër njëri tjetrit, luftë për t'cilën rezulton të jenë të interesuar n'LVV, por edhe jashtë saj, fatkeqsisht.

Në një frymë & klimë të tillë : Tërësia (Koalicioni parazgjedhor LDK & LVV), nuk do dilte ma i madh se sa bashkimi i njësive (LDK &LVV) në një koalicion pasgjedhor, i cili do implementonte rezultatin zgjedhor të akëcilit, pra vullnetin e sovranit.

LDK-ja & LVV-ja, duhet t'vazhdojnë luftën politike kunder zaptuesve t'lirisë, kundë kapësve të shtetit dhe vrasësve të shpresës së brezit i cili po e lëshon vendin.

Dakordimi dhe sinkronizimi i një lufte të tillë, sikur ishte në betëjën e përbashkët si opzitë, do i ndihmonte veq e veq të dy subjektet respektive dhe përgjithësisht vendin.

Nga përvoja të cilën s'do deshironim t'na përseritet, LVV-ja ka bërë pikërisht të kundërtën ; në vend se t'a drejtoj fushatën kundër pushtetit absolut & kriminal Hashimit & Kadrisë, ajo merrej me LDK-në dhe "mekatet" saja t'pafalshme...!

Ri-grupimi i PAN-Serbisë nuk ndodhi, ngase i tillë ishte kalkulimi i PAN-istëve, dhe jo vullneti i ynë n'LDK & LVV, por kjo s'do të thot se i njëjti s'do të ndodhë, pasi t'kapin efektin e pritur, pra rezultatin zgjedhor të volitshëm për vazhdimin e sundimit.

Zatën, LVV-së, kujdes gjatë fushatës zgjedhore dhe fokusin e tyre kundër pushtetmbajtësve dhe jo kundër LDK-së, të cilën një fushatë e tillë do mund t'a nxirrte nga "shtrati" dhe nevoja e artikulimit të drejtë e objektiv të shkapjës së shtetit dhe bërjës së Kosovës shtet normal & kredibil, si dhe shtet të respektuar e t'pranuar nderkombtarisht.

Të gjitha energjitë e LDK-së & LVV-së të orientohen në kauzën e përbashkët :

- Shtet dhe shoqëri të mundësive të barabarta,

- Sundim të ligjit,

- Zhvillim ekonomik dhe

- Integrime n'BE dhe në NATO, duke mos harruar ;

- Miqësinë permanente me SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat