Në vlugun për zgjedhjet e 6 Tetorit

Opinione

Në vlugun për zgjedhjet e 6 Tetorit

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 1 shtator 2019 Në ora: 23:32
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani në Prizrenin historik dhe të kulturës, u prit si kryeministre që po vjen për ta shpejtuar Kosovën nga korrupsioni dhe keqpërdorimet e shumta që po e pengojnë Kosovën në integrimet evropiane dhe botërore.

LDK-ja me kandidaten e saj për kryeministre e gatshme për të hyrë në garën zgjedhore për pushtetin qendror.

Në zgjedhjet qendrore të tetorit, subjektet politike që do të garojnë për të marrë pushtetin qendror, ata që garojnë vetëm si subjekt politik dhe koalicionet parazgjedhore kanë publikuar emrat e bartësve të listave dhe kandidatet e tyre për kryeministër/ istre. Në tubimin madhështor që u mbajt sot në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizreni, ishin mbledhur shumë aktivist dhe simpatizant të LDK-së nga rajoni i Prizrenit, po ashtu të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet nga dega e LDK-së të Prizrenit, dr. Hatim Baxhaku kirurg i njohur kosovar, Anton Quni kryetar i degës, Haxhi Abdyli, Driton Selamin dhe Xhavit Ukaj.

Fillimisht në fjalën e tij Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, e bëri një krahasim të kandidates së LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanit, me Hyjneshën ilire në Fron, që i përket kulturës së Vinçës. Që ishte një sundimtare e mirë që doni të gjithë ngase vendit i solli përparim dhe fuqizim, ashtu siç e pati Kosova presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën, prijësin më të mirë i cili ishte si engjëll mbrojtës i kombit shqiptar në Kosovë. Dr. Rugova në kohën e okupimit na udhëhoqi me urtësi dhe na krijoi miq nga e gjithë bota, për të vazhduar se Ibrahim Rugova një ditë i mbylli sytë dhe pastaj në vend dolën njerëzit që shkatërruan gjithçka në Kosovë”, andaj është e natyrshme që qytetarët e Kosovës u lutën dhe që ishin në kërkim të idealit të Ibrahim Rugovës dhe ja që këtu e kemi Vjosa Osmanin që do të jetë pasardhëse e denjë e politikës së dr. Ibrahim Rugovës, e si kryeministre e Kosovës do të sanoj gjithçka që u shkatërrua nga të tjerët.

Kurse kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani në fjalim e saj deklarojë, se shtetin e kapur nga partitë në pushtet, do t’ia kthejë qytetarëve. Qeverisja e këtyre dy viteve të fundit, kanë mbjell frikë, ndërsa LDK ofron shpresë.

Krejt në fund kandidatja për kryeministre zonja Osmani, tha se partia e saj e ka guximin edhe dijen, dhe se miqtë ndërkombëtarë mund t’i mbajnë vetëm ata.

Pastaj se bashku me masën kanë dal në qendrën e qytetit “Shatervan”, ku ka takuar qytetar e bisnizmen, ndërsa shumë dashamir të Vjosa Osmanit kanë bërë fotografi me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat