Metthew Palmer është  dhëndër i Beogradit

Opinione

Metthew Palmer është  dhëndër i Beogradit

Nga: Rexhep Torte Më: 4 shtator 2019 Në ora: 13:17
Rexhep Torte

Thënia  “gruaja e ka futur edhe shejtanin në shishe”,  që  përdoret në popull, shpreh forcën magjike që ka gruaja, dhe se mbi bazën e kësaj force bën që me dredhitë dhe aftësitë e saj për shumë çeshtje të ketë ndikim dominues te burri i saj.

Më 31 shtator 2019  mediat informuan se Matthew Palmer, zv/ndihmëssekretar i SHBA-ve është emëruar Përfaqësues  i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, që tregon se SHBA-të dëshirojnë të kenë rol dominant në këtë rajon.

Metthew Palmer në fund të muajit qershor 2019 nëpërmjet mediave deklaroi se  bashkëshortja e tij është nga Beogradi, se fëmijët  e tij flasin gjuhën serbishte dhe se  gjithmonë me dëshirë  e viziton Serbinë.

Ivica Daçiq, ministër i jashtëm i Serbisë, siç informojnë mediat  më 4 shtator 2019, në Forumin Strategjik që po mbahet në Finlandë, duke e përshëndetur z. Metthew Palmet, për ti shprehur afërsinë i  është drejtuar me fjalët, “ Te na në Ballkan thonë prej nga e ke gruan prej andej je edhe vetë”.

Në shikim të parë  deklaratat e mësipërme  nuk duhen të jenë edhe aqë  shqetësuese, për vetë faktin se z. Matthew Palmer  duhet të zbatojë qëndrimin dhe politikën e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Megjithatë duke  shikuar politikën agresive, gënjeshtre dhe korruptive të lidershipit aktual të Serbisë i cili nuk zgjedh mjete e forma për ta dëmtuar Kosovën, mbetet dyshimi se z. Metthew Palmer, gjatë angazhimit të tij zyrtar  profesional   ndoshta në raste të caktuara edhe mund ta mbajë anën e Serbisë agresore gjenocidale karshi Kosovës viktimë.

Shteti i Kosovës për të gjitha këto dyshime  është mirë që të jetë i vëmendshëm dhe vigjilent, që për vazhdimin eventual të dialogut Prishtinë-Beograd  të përgatitën një ekip dialogues ekspertësh  të mirfilltë dhe një platformë të qartë, që Kosova në këto bisedime të mos humbasë asgjë.

Kohëve të fundit ne vazhdimësi po përmendet vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd për gjetjen  e një kompromisi për arritjen e një marrëveshje përfundimtare Kosovë- Serbi.

Pas të gjitha mizorive që Serbia i kreu në Kosovë, nuk mund të ekzistojë  asfarë logjike e shëndoshë që Kosova të dëmtohet as edhe për një fije floku.

Serbia agresore gjenocidale ndaj Kosovës, nga faktori ndërkombëtar nuk e ka marrë ende ndëshkimin e merituar, por përkundrazi është lazdruar e përkëdhelur.

Kjo dëshmohet me lejimin vite me radhë të  propagandës gënjeshtare të Serbisë nëpër botë se gjoja në Kosovë nuk ka bërë asgjë të keqe, dhe me shantazhimin që Serbia po i bën Kosovës për të mos u pranuar në INTERPOL dhe  në organizmat tjera ndërkombëtare.

Kjo dëshmohet edhe me lobimin armiqësoer e të  padrejtë që bën Serbia nëpër botë për anulimin e njohjes së shtetit të Kosovës.

Për të gjitha këto shantazhe të Serbisë ndaj Kosovës faktori ndërkombëtar nuk po reagon në  mënyrëën e duhur.

Faktori ndërkombëtar reagoi  vitin që shkoi ku Kosova si kundërmasë ndaj këtyre veprimeve armiqësore të Serbisë, vendosi taksën 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë, taksë që u vu edhe për mbrojtjen e ekonomisë kosovare nga manipulimet tregtare të Serbisë.

Faktori ndërkombëtar kohëve të fundit i vuri në një rafsh Serbinë agresore gjenocidale me Kosovën viktimë.

Kjo dëshmohet me faktin se faktori ndërkombëtar për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd, kërkon që Kosova ta heq taksën e vendosur ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia ta ndërpres lobimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë më që këto bisedime me Serbinë ti len në dorën e Hashim Thaçit, i cili qëllimisht apo  nga padituria, bisedimet e deritashmë në Bruksel i nisi nga bishti dhe jo nga koka.

Hashim Thaçi në bisedimet e zhvilluara  gjertani në Bruksel pranoi ta luajë vallen “sitno” të Aleksandër Vuçiqit, në vend që ta luajë vallen e “Rugovase”, ‘Vallen e trimave”  apo vallen “Dyshe shqiptare”.

Kishte shumë të drejtë një analist politik  nga Sllovenia i cili para dy vitesh deklaroi se Kosova duhet tia merr nga dora Hashin Thaçit stylonë, që të mos nënshkruaje asnjë dokument nga  dialogu Prishtinë-Beograd.

Shqiparët kudo që jetojnë janë dëshmuar miq besnikë të SHBA-ve dhe të BE-së, ndaj edhe janë në pritje se SHBA-të dhe BE do të jenë në anën e të drejtë dhe të vërtetës për Kosovën viktimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat