Muhaxhirët dhe të dëbuarit

Opinione

Muhaxhirët dhe të dëbuarit

Nga: Gani Mehmetaj Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:06
Gani Mehmetaj

Ka keqkuptime e paqartësi të pafalshme në emërtimet muhaxhirë e të dëbuar (të shpërngulur). Shpesh kur duan t’i sulmojnë muhaxhirët gjak përzierë, disa i referohen Faik Konicës. Muhaxhirët nga Bosnja ishin sllavë apo aziatikë, që nuk e pranuan Austro-Hungarinë katolike, ndërsa Turqia i mori me vete gjatë tërheqjes dhe i vendosi pykë, kalë Troje në Shqipëri e Dardani për t'iu kundërvënë shqiptarëve. Muhaxhir sllav ishte Haxhi Qamili, muhaxhir sllav ishte Ramiz Alia. Edhe sot Turqia e shtetet arabe i aktivizuan muhaxhirët sllavë në Shqipëri e Dardani dhe i bënë bajraktarë të islamit. Kalë Troje ishin dhe kalë Troje mbeten. Podgoriçanët janë të sllavizuar e të islamizuar, mbase edhe të shqiptarizuar. Por a janë shqiptarë?

Ndërkaq të dëbuarit me dhunë janë shqiptarët katolikë e shqiptarët myslimanë nga Mali i Zi i sotëm, që fatkeqësisht të ndikuar nga Turqia një pjesë e shqiptarëve i quanin gabimisht muhaxhirë. Ata nuk pranuan të bëheshin sllavë, prandaj i dëbuan. Pra ata i dëbuan sepse janë shqiptarë.

Të dëbuar ishin edhe shqiptarët myslimanë e të krishterë nga Toplica e Nishi (Serbia e sotme). Por të dëbuarit shqiptarë të krishterë, Turqia i islamizoi me të shkelur në kufirin e Llapit. Edhe këtyre gabimisht të ndikuar nga Turqia u themi muhaxhirë.

Ka tek-tuk edhe aziatikë në mesin e të dëbuarve që janë shqiptarizuar, por nuk u zihet besë, sepse sot ata po bëhen islamikët më fanatikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat