A kemi forcë e guxim, të ballafaqohemi me të vërtetën?! - Bota Sot
A kemi forcë e guxim, të ballafaqohemi me të vërtetën?!

Opinione

A kemi forcë e guxim, të ballafaqohemi me të vërtetën?!

Nga: Marjan Sebaj-Sopi Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:48
Marjan Sebaj-Sopi

A kemi forcë, guxim e vullnet të mirë ta shkruajm e secili shqiptarë ta thotë të vertetën e madhe se; ne jemi fajtorë...ne i rrënuam kishat e manastiret tona, ne nuk ditem ti ruajmë e ti mbrojmë ato mos si asgjë tjetër së paku si shenjë apo kujtim i stërgjyshërve, baballarëve, të parëve tanë. Ne nuk patëm e siq dukët akoma nuk kemi guxim, iu frikësuam e po i frikësohemi edhe vetvetês. Pse?
Megjithatë, nuk ka justifikim këtu pasi kudo egzistojnë me miliona fakte të dokumentuara se Perandoria Osmane (Turqia) me ushtrin e saj okupuese e shkatërrimtare, shfarosëse, fillimisht deri sa e instaloi pushtetin okupues të vetin rrënoi, shkatêrroi me qindra mijëra kisha, manastire shqiptare e objekte tjera sakrale, godina e kulla, shtêpi..., mjeroi, varfëroi, tmerroi, vrau, dhunoi e masakroi me qindra e mijëra gra, fëmijë e të rinjë, burra e pleq shqiptarë (këtë e dëshmojnë edhe vetë historianët e tyre të kohës), mirëpo më së shumti varfëroi shpirtin shqiptarë duke ia ndaluar arsimimin e nga kjo pasoi koha e errët (kohë e zezë e shkëputjes sonë nga kultura, civilizimi europian) kohë mjerimi për ne sepse nuk u këndellëm askurrë e as sot si komb në përgjithësi. 

Nuk i ruajtëm kishat, manastiret, e objekte tona të tjera sakrale e kulturore duke i tjetërsuar në një mentalitet mesjetar e kulturë tjetër dhe të huaj për ne. Këtë gabim e mëkat, këtë dobēsi e shfrytëzuan dhe akoma po e shfrytëzojnë ruso-serbosllavët, edhe përmes aleatëve të përjetëshëm të tyre, aziatikëve.

Por, mendoj dhe konstatoj se tani o kurrë më parë duhet të vetdijësohemi, të bashkohemi rreth vlerave tona të mirëfillta burimore shqiptaro-europiane, të mbrojmë e mundësisht të rikthejmë atë që humbëm, identitetin tonë kombëtar. 

Mos të harrojmë; kishën tonë të Deçanit e ruajtën familjet tona bujare por u dorëzuam, ashtu edhe Patriarkanën e Pejês, kishën e Graçanicës, Deviçit, Boletinit e tre Kisha në Prizren, Shën Prenën në Binçë, Buzevik, Smirë, Korbliq e çdo fshat tjetêr anë e mbarë Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës Lindore e troje tjera shqiptare kudo në Gadishullin Ilirik...por fatkeqësisht u dorëzuam, dhe iu frikësuam të kaluarës sonë, të vërtetës së hidhur dhe vetvetës, dhe iu lërëm rrênojat e kishat tona rusëve ose me sërbizim të tyre e shqiptarëve ortodoks na i konvertuan edhe Kishat nga ato katoliko-ortodokse shqiptare në serbo-ruso sllave, pra nga Beogradi e deri në Ulqin i apo na i rrënuam ose i shëndrruan në kisha serbo-ruse, me një pjesë tê madhe të popullit tonë fatkeqësisht.
kisha serbe (serb një komb i shpikur) nuk ka egzistuar kurrê, ajo u vetshpallë autoqefale e pamvarrur para thuajse 100 viteve (nga themelimi i shtetit rus në Iliri, pra serbisë fantazmê, shtet politik në Gadishullin Ilirik shqiptar e nën kurrizin tonê), e besa nga kisha ortodokse e përgjithshme ende është diskutabile dhe nuk pranohet si e tillë kjo kishë e ashtuquajtur nacionale, më mirë e drejtë është të thuhet kishë nacionaliste. 

Edhe Serbia si shtet është një shtet fantom apo i rremë, kështu që si kishën ashtu edhe shtetin ose anasjelltas e kanë false dhe nacionaliste, pra ajo është tani kishë por më tepër si politike nacionaliste në shërbim të baballarëve të tyre rus, në shërbim të politikave e interesave të tyre nga ëndërrojnë dominimin dhe daljen në ujêra të nxehta dhe grabitjen e pasurive tona kulturore, shpirtërore e materiale sesa institucion fetar, moral. Pra ajo "kishë" e ai shtet nuk ka të bëjë asgjë me hyjnoren ashtu sikur dikur Perandoria Osmane (apo Turqia e sotme) D.m.th Dy të zeza të bashkuar kundër shqiptarëve. Aty ku mbeti Turqia e vazhdoj Serbia dhe anasjelltas edhe sot të dyjat akoma rrezik potencial dhe i madh i Kombit tonë në çdo aspekt por tani me përdorjen e metodave tjera në funksion për shkatërrimin definitiv të qenësisë apo identitetit tonë Kombëtarë shqiptar. Kujdes e mos të përsërisim prapë gabimet! 

Për fund, eshtë e vërtetë se me konvertimin e popullit shqiptarê në Islam (kryesisht me dhunë 500 vjeçare), dhe tani nga turpi apo për të fsheh atë cfarë ndodhi e çfarë ishim fetarisht, pra të krishterë, ne nuk ditëm të gjindemi, u çveshëm nga europianizimi kurse armiqët tanë shumë shekullor në marrëveshje mes veti, në veçanti turqit e rusët (per zhdukjen e qënies sonë shqiptare) manipuluan me naivitetin tonë, kurse ne vet i rrënuam rrënjêt, gjurmēt e themelet tona fetare, historinë e kulturën tonë të lashtê me këtë edhe vlerat tona europiane. 

Mirêpo, sot nuk guxojmë dhe nuk kemi arsye për friké, nuk kemi pse të fshihemi (kur e gjithê bota na njeh), nuk guxojmë të mos e tregojmë e pranojmē tē vërtetë sado e hidhur është ajo, por të bashkuar dhe gjithmonê të pajtuar me njëri - tjetrin duhet të pranojmë fajësinë, gabimet dhe me ndihmē e botës së civilizuar të gjejmë mënyrën dhe forcën të kthejmë të vetmohuarën e të humburēn. 
Vetēm të bashkuar si vëllezër të një gjaku, mund të shëndrisim e të shkojmë përpara si ngadhnjimtarë drejtê një të ardhme të ndritur, të emancipuar e të lumtur. 

Ndërgjegjja duhet të zgjohet, të ngritet nga kllapia e mos të them koma.

Një fjali e urtë thot; është njerëzore të gabojmë, djallëzore të qëndrojmë në to, kurse engjëllore të ngritemi. 

Pra, le të ngritemi si popull, si komb fisnik, bujar e krenar që ishim e duhet të jemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...