Ilir Meta - është humane të japësh dorëheqjen

Opinione

Ilir Meta - është humane të japësh dorëheqjen

Nga: Pirro Prifti Më: 5 shtator 2019 Në ora: 20:45
Pirro Prifti

Një njeri me mënt në kokë i veshur me pushtet dhe në një pozicion drejtues si Presidenti Ilir Meta, në një shtet me Kushtetutë e cila konstituon një shtet demokratik Parlamentar duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë dhe jot ë ngulte këmbë si gomari i Babatasit për të qëndruar në vënd dhe pa asnjë arësye.

Qëndrimi në karriken e Presidentit kur Parlamenti pavarësisht se e vendosi vetë si Preisident, por duke parë veprimet dhe mos veprimet e Presidentit në kundërshtim me rolin e tij, atëhere po ky Parlament nuk e pranon më si President një njeri të tillë. Ky mesazh është shumë kuptim plotë dhe njeri me logjikë duhet të hapë rrugë dhe jot ë ngulë këmbë dhe aq më keq të sillet si një individ jo normal apo si ai fshatari që në vënd që të zbresë nga gomari dhe të shohë se çka kafsha e gjorë që nuk e cën, vazhdon ti bjerë me thupër për të ecur.

Historia e këmbënguljes idioteske të Presidentit tonë të nderuar i ngjan Historisë së Gomarit të Profetit Balaam që përshkruhet në Testamentin e Vjetër. Mbreti Balak ishte i frikësuar nga ardhja e izraelitëve në tokat e tij dhe i kërkoi Profetit Balam që ttë ndërhynte tek Zoti për ti sharë izraelitët.Profeti Balaam iu përgjegj që ai do të bënte vetëm atë që do ti urdhëronte Zoti.

Vegimi nëpërmjet ëndrës që i dërgoi Zoti Profetit Balaam i tha se Zoti nuk ishtë dakort që të shahen dhe të sulmohen izraelitët. Mbreti Balak, duke parë kundërshtimin e Profetit Balaam për të ndërhyrë tek Zoti për të share dhe goditur izraelitet, i dërgon disa priftërinj të rangut të lartë të mbushur me dhurata. Balaam, i detyruar, vazhdon ti lutet Zotit për të pranuar kërkesën e Mbretit Balak, dhe më në fund Zoti e lejon atë të dalë por me kusht që të zbatojë urdhërat e tij. Balaam në mëngjezin tjetër dhe takon Mbretin Balak. Zoti zemërohet se përse ai shkoi të takojë Mbretin Balak dhe dërgon Ëngjëllin e Zotit për ta parandaluar. Në fillim ëngjëllin e Zotit e pa vetëm gomari, ndërsa Balami ishte duke kalëruar mbi gomar. Gomari ndali kur pa Ëngjëllin e Zotit, por Profeti Balam filloi ta godiste gomarin i cili nuk po ecte, sepse kishte përpara Ëngjëllin, por Profeti nuk e shihte dot. Disa herë Profeti Balaam e goditi gomarin i cili nuk lëvistë aq sa më në fund gomari foli me zë njeriu dhe i tha:

-Ti me ke goditur deri tani tre herë, . Çfarë të kam bërë?

– Ti po tallesh me mua i tha Balaami, po të kisha një shpatë do të të kasha vrarë me kohë.

Gomarica i u përgjegj: -Ti më njeh mirë sepse ke kohë që më nget. Kur ke qënë i pakënaqur me mua?

– jo, kurrë, i u përgjegj Balaami.

Pastaj Zoti i a hapi sytë Balamit dhe Balami pa se para tij qëndronte Ëngjëlli i Zotit dhe e kuptoi se përsë gomari kishte ndaluar megjithëse ai e goditi disa herë

Atëhere Balaami ra përmbys para Ëngjëllit të Zotit. –Përse e godite gomarin_- i foli Ëngjëlli. Po ta kishe goditur përsëri gomarin unë do të të kisha vrarë. Nuk e kam ditur se ju më kishit zënë rrugën u përgjegj Balaami sepse nuk ju pashë. Po të duash unë kthehem andej nga erdha.

-Shko lirisht i tha Ëngjëlli i Zotit,- por përmbaju asaj që të kam thënë për mbretin Balak. Mbreti Balak e dëgjoi se po vinte Profeti Balaam , i doli përpara dhe i tha:

- përse nuk erdhe menjëherë të kam dërguar disa herë lajm.

- Erdha , i u përgjegj Profeti por nuk e di nëse do t`jua plotësoj kërkesën. Sepse do të them vetëm atë që më urdhëroi Zoti, dhe pas një ceremonie i tha Mbretit Balak:

- Ju më kërkuat që të shaj popullin e izraelit. Por, si mund të shaj unë atë popull kur Zoti nuk dëshëron që ta shaj?. Ata janë një popull i vetëm që nuk mund të përzihen me popujt e tjerë.

-Do të dëshëroja të vdisja si ata nën Paqen e Zotit.

Mbreti Balak u zemërua dhe e shau Profetin por Profeti i tha:

- Unë nuk mund të them asgjë tjetër përveçse asaj që më vuri Zoti në gojë.

Mbreti Balak bëri edhe dy përpjekje të tjera që ti ndryshonte mëndjen Profetit por ai nuk ndryshoi mëndjen dhe i profetizoi Mbretit Balak se ose duhej ti hapte rrugë izraelitëve ose do të mundej nga izraelitet. Kjo ishte dëshira e Zotit.

Me këtë fabulë (të shkurtuar) nga Testamenti i vjetër që paraqitet tek Numrat (Libri i Rregjistrimeve), dua të paraqes se Presidenti Meta nuk mund të dali kundër Kushtetuteës, kundër rregullave , kundër ndërkombëtarëve SHBA dhe BE, por duhet të bindet dhe të mos bëhet kokëfortë duke sfiduar vazhdimisht, Ligjet, Parlamentin, të ardhmen.

Gabimet e tij janë të përsëritura dhe përbëjnë shkelje të rënda sepse me dashje apo pa dashje, nga budallallëku katundaresk apo edhe nga këshillat e këqija, Presidenti Meta është përpjekur ta dëmtojë vëndin duke nxitur destabilietet dhe mosbindje ndaj ligjeve.

Në këto raste, më e mira edhe nëse do të përmëndet nga dalldia e pushtetit duhet të japë dorëheqjen mënjëherë që të mos përkeqësojë gjëndjen politike të vëndit por edhe atë të tij.

Z. Meta jep dorëheqjen nëse mendoni se jeni qytetar i këtij vëndi. Nëse mendon se pushteti i Presidentit do tju mbrojë atëhere kujtoni se kompetencat e kufizuara të Presidentit do ju japin pakënaqësinë që të bini nga maja e malit në sheshin ku po të pret përballja me Ligjin. Dorëhiqu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat