Lulzim Basha me stafet e PD-së, do të “çeli dyert” e Europës!

Opinione

Lulzim Basha me stafet e PD-së, do të “çeli dyert” e Europës!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 5 shtator 2019 Në ora: 23:05
Qamil Gjyrezi

Sot e gjithë media opozitare dhe ajo e pavarur, intelektualët, të gjithë ata që e presin me padurim ndryshimin e madh politik në Shqipëri e mirëpritën raportin e OSBE/ODIHR!

Njerëzit kanë besim se mbas këtij raporti dhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarve, gjermanëve në ditët në vijim,“regjimi” aktual do të rrëzohet!

Edi Rama do të iki, tashmë prej së vërteti! E mbushi kupën me të gjithë!

I doli boja! Shumë shpejt do ta harrojnë të gjithë edhe ata që e mbështetën në këto 6 vite!

Edi Rama mendoi se Shqipëria është Bashkia e Tiranës, megjithë respektin dhe dashurinë që kam për kryeqytetin tonë!

Me Edi Ramën kryeministër nuk celen dyert e Europës!

Si mund të celen dyert e Europës, me një kryeministër që nuk ka “dimension kombëtar” dhe nuk ndërtoi një strategji të qartë në 6 vite, për ta integruar vendin!?

Edi Ramës në të vërtetë nuk i interson integrimi! Me shtetin autoritar dhe të drogës që ndërtoi Edi Rama, nuk shkohet në Europë!

Sic deklaroi sot lideri Basha, negociatat nuk kanë shans të hapen në një vend që nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Prandaj duhet një kryeministër tjetër i përgjegjshëm dhe vizionar, sic është Lulzim Basha që ofron një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza, ndryshime të thella politike, shtet i së drejtës dhe fund i politikanëve të lidhur me krimin!

Një argument tjetër për modelin e Lulzim Bashës, që do të celi dyert e Europës është edhe se Basha ka aftësi të larta diplomatike, njeh të drejtën ndërkombëtare dhe për këtë ka dhënë prova në krye të diplomacisë shqiptare gadi 10 vjet përpara!

Edi Rama në këto 6 vite krahas skandaleve në politikën e brëndshme, ka bërë shumë “gafa” në politikën e jashtme të Shqipërisë, duke treguar paaftësi të theksuar në këtë fushë!

Sot vetëm disa media të shitura tek Edi Rama dhe kryeministri i dështuar, u përpoqën ta “anashkalonin” raportin e OSBE/ODHIR-it, që sic e shkruajta është “raporti” i rrëzimit të regjimit të Edi Ramës!

Edi Rama ka disa muaj që është rrëzuar, por aktet formale, raportet përfundimtare të perëndimorëve dhe protestat e shqiptarëve dhe opozitës janë hapat që do ta detyrojnë Edi Ramën, të japi shumë shpejt dorëheqjen dhe të pranojë kushtet e P.D.-së, opozitës dhe të popullit!

Raporti nuk i’u interesoi gjithashtu edhe disa individëve në media, gjoja afër P.D.-së, gazetarë që e kanë politikën për biznes, interesa dhe karriere personale.

Këto gazetarë duan të jenë pjesë e politikës së lartë në P.D., pa kontribut!  

Edhe të “dëshpëruarit” e larguar  nga P.D., që nuk ja vlen të humbasësh kohë me ta pasi nuk janë më faktor politikë, ironizuan opozitën duke e akuzuar se nuk e ka lexuar mirë raportin!

Dëgjova në intervistë Albin Kurtin, kur e pyetën për të larguarit nga V.Vendosja, ai u përgjigj, se këta personazhe nuk i prishin punë kësaj force politike!

Sipas Kurtit, të “larguarit” nga V.V. filluan të përdorin këtë lëvizje në media dhe televizione për qëllimet e tyre personale!

Kështu do të funksionojë edhe me “personazhet e pakënaqur në media” gjoja afër P.D.-së dhe me të larguarit nga P.D., që e kanë politikën për biznes dhe nuk i voton, nuk i njeh komuniteti ku banojnë!

Këta zotërinj, mendojnë se është e thjeshtë të konkurrosh në politikë me sistemin “një anëtarë një votë”!

Baza e P.D.-së ka vendosur me votë të lirë, për shumë përzgjedhje, vendime dhe aksione politike!

Edhe disa ish-zv/Ministra të P.D.-së që sulmojnë Lulzim Bashën, janë “kaq pa peshë” sa nuk e kuptojnë vehten!

“Fali Zot se nuk dijnë ca bajnë, dhe që nuk e “kuptojnë” shumë politikën”!

Emërimin si zv/ministra/ministre dhe zgjedhjen në ish-Këshillin kombëtar të P.D.-së e kanë patur “dhuratë” nga ish-miqtë e tyre që sot nuk kanë mundësi t’i katapultojnë dhe emërojnë përsëri, mbasi kanë ndryshuar rregullat e funksionimit politik në P.D.!

Nëse sot do të marrësh pjesë në politikë, duhet shumë përpjekje, kontribut dhe durim për të kërkuar votën, për t’i bindur votuesit në një parti!

Nuk bëhet opozitë në poratale, F.B., dhe në ndonjë hapsirë televizive!

Një ditë pas raportit të OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit, kreu i P.D., Lulzim Basha në një dalje për mediat u shpreh se këto votime ishin antikushtetuese dhe të paligjshme, një farsë moniste dhe shkatërrim i demokracisë. Basha u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR rrëzoi farsën e 30 qershorit në çdo aspekt.

Duke përfunduar opinionin për situatën politike aktuale kam dëshirë ta shkruaj, që të ngelet!

“Verba Volant, scripta mannet”

Pavarësisht se sot P.D.-ja është në opozitë, nuk është herët për të shprehur besimin e plotë-real, që Lulzim Basha me stafet në P.D., është i vetmi politikan si kryeministër, që do të “celi dyert e Europës”!

Formimi politik dhe përpjekjet e Luzim Bashës për të rivendosur demokracinë dhe votën e lirë, ndryshimi i sistemit politik në vend dhe zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në B.E., largimi i të inkriminuarve nga politika, më kanë krijuar bindjen e plotë se Basha, është i vetmi politikan që mund të ndryshojë shumë në politikën në vend dhe do të “celi dyert” e Europës për shqiptarët!

Basha kupton shumë mirë gjuhën diplomatike dhe është një negociator si në politikën e brëndshme dhe atë të jashtme, që mendon për stabilitetin në vend dhe atë rajonal.

Luzim Basha e ka pasë për detyrë dhe mision të protestojë kundër regjimit të Edi Ramës, prandaj Rama duhet të mendohet mirë për kërkesat e opozitës dhe të popullit që proteston që prej 8 muajsh!

Përzgjedhja e stafit me shumë kujdes dhe e bashkëpunëtorëve që punojnë me Bashën, janë garancia për një qeverisje që do të realizojë projekte të vogla të domosdoshme për përmirësimin ndjeshëm të ekonomisë dhe stabilitetin në vend në shërbim të njerëzve dhe do ta integrojë Shqipërinë drejt B.E.-së, “Endrrës së madhe” të Shqiptarëve!

Ky është mendimi i shumë demokratëve por edhe i shumë  njerëzve me të cilët diskutojmë që nuk janë anëtarë të P.D.-së, por individë që kanë dëshirën e mirë për ta zhvilluar dhe integruar Shqipërinë në të gjitha planet!

Njerëzit me arësye dhe logjikë kanë besim tek Basha dhe tek njerëzit me të cilët bashkëpunon lideri opozitar!

G.Bardhi, G.Duma, J.Tabaku, O.Pampuri, T.Alizoti, E.Salianji, A. Vokshi, I.Kaso, C.Gjata, E.Minarolli, F. Kadilli, E. Bozdo, etj, janë intelektualë dhe politikanë të rinj, që do ta  ndryshojnë Shqipërinë dhe do të  “celin dyert” e Europës për vendin tonë!

Po citoj moderatorin Besart Kadia i ftuar, në një emision në T.V., para pak muajsh që foli rreth zgjedhjeve për Kryesinë e P.D-së.

Kadia mbështeti zgjedhjet e bëra nga kryetari i P.D.-së Lulzim Basha duke u shprehur se: “Basha nuk ka gabuar asnjëherë sa i përket zgjedhjeve të tij”.

“Sipas Kadisë, kryesia e re është një qeveri në hije”.

Lulzim Basha me stafet aktuale në P.D. janë ata që do ta ndryshojnë dhe integrojnë Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat