Komuna e Prishtinës nuki bëri përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/20

Opinione

Komuna e Prishtinës nuki bëri përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/20

Nga: Agim Gashi Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:27
Agim Gashi

Planifikimi i keq i buxhetit për vitin 2019 dhe realizimi I ulët bëri, sidomos në fushën e arsimit,  që komuna e  Prishtinës të mos  përbush obligimet themelore për fillimin normal të vitit të ri shkollor. Pos tjerash, qeveria komunale nuk renovoj në përmasa  të nevojshme objektet shkollore e posaqërisht objektin e gjimnazit “Ahmet Gashi” apo siq është i njohur në mendësinë qytetare objektin e “shkollës teknike”. Pra, ky objekt, është pjesë integrale e zonës së mbrojtur të Prishtinës dhe, ashtu siq është, së paku vizuelisht, kur qytetari kalon aty pari, duhet të ketë parasyshë atë pamje origjinale të asaj lagjeje sepse ashtu i është mësuar syri. Sepse kjo është vlerë trashëgimore. Kjo dhe është vlera e asaj lagjeje.

Edhe me Planin Rregullativ, ajo zonë , trajtohet si zonë e mbrojtur. Dhe merreni me mend, nga zyrat e qeverisë të komunës  së Prishtinës del informata se do të rrënohet ai objekt që i përket zonës së mbrojtur. Dhe lajmi merr dhenë. E nxënësit dalin në protestë. Bllokojnë rrugët. Kjo katrahurë më bënë të ndjehem keq. Pse ndodhë gjithë kjo papërgjegjësi e qeverisë komunale në raport me komunitetin arsimor dhe në raport me qytetarët e vet?

Do të ndjehej me korrektësi nga të gjithë, po qe se, me kohë , komuna do siguronte mjetet dhe do merrte masat profesionale dhe buxhetore për renovimin e atij objekti dhe, për këtë do të njoftonte qytetarët e vet, nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Kjo do të cilësohej si korrektësi dhe përpjekje reale për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor si obligim ligjor i qeverisë kmomunale dhe kryetarit të saj.

Mosinvestimet në fushën e arsimit dhe mosgatishmëria për t’qeverisur racionalisht dhe arsyeshmërisht na e kujtojnë thënien e Tomi Blerit , citoj ”Si është arsimi sot, është kombi neser”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat