Tani më toka jona, atdheu ynë, vendlindja na duket e huaj e armiqësore

Opinione

Tani më toka jona, atdheu ynë, vendlindja na duket e huaj e armiqësore

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:17
Sulejman Mehazi

Pastaj hajde e thoni se jemi shqiptarë kur askund s'jemi me shqiptarinë. Çdo komb i ka rregullat e veta identitare, folklorike, doket, zakonet, veshjet, dasmat, këngët dhe adetet e tyre. Ç'u bë me ne, ku mbetën ato veshjet tona kombëtare, ato istrumentet e thjeshta, por të mprehta të bëra nga drurët e maleve tona siç është fyelli, çiftelia e sharkia?, ç'u bë me krushqitë me flamur e lodra, me nuset tona hipur mbi kalë me shalë? Ç'u bë me veshjet e bukura magjike tradicionale shqiptare?, ç'u bë e ku humbi respekti shqiptar ndaj prindërve, fëmijëve, farefisit, fqinjëve e miqêve?

Të gjitha këto thesare të lartshënuara jo që s'i duam, por  jemi bërë alergjik ndaj tyre. Duke menduar për Evropë e Amerikë u shkrimë fare shpirtrisht e fizikisht, kurrgjë s'na ka mbetuar nga kombëtarja. Sot genjeshtarë më të mëdhenj e armiqë më të këqinj ndaj shqiptarêve janë patriotët e evropianizuar të cilët janë duke e zhveshur shqiptarinê gjenetikisht, trupërisht, gjakërisht e shpirtrisht. Për shkak globalizmit të egërsuar botëror jemi duke e hëngër njëri tjetrin, vëni re sa të neveritshëm jemi bërë!? Tamam, globalizmi e lufton nacionalen e kombëtaren. Globalizmi  material, industrial e teknologjik na ka bërë të ftohtë e të pikëlluar shpirtrisht, nga ky pikëllim global, shqiptarët, për të shpëtuar veten nga ankthet sociale, streset ekonomike e sëmundjet psikologjike e shpirtërore do lënë mënjanë nacionalen e do ju kthehen besimeve të ndryshme fetare.
Qëllimi i politikës globale botërore është që për hirë të materiales të zhduket nacionalja. Të gjithë ata udhëheqës shtetëror që shprehin nacionalen të kompromitohen para popullatës së tyre, e më vonë të eliminohen nga s'kena politike.

S'është rastësi kjo që ndodh me udhëheqësit tanë, të cilët gjatë luftrave në Kosovë e Maqedoni ishin të parê patriotë e kombëtarê, tani për shkak globalizimit botëror, BE-së e SHBA-së janë z'bythur si tradhtarê.

Globalizmi (njëmendësia botërore) e bëri që popullata shqiptare ta le nacional- kombëtaren për t'i marrë njëmendësinë globale.
Tani më nacionalja është kthyer në dashuri evropiane. Tani me toka jona, atdheu ynë, vendlindja na duket e huaj, e pa dobishme, e neveritshme, armiqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat