Mrekullia erdhi nga Qielli!

Opinione

Mrekullia erdhi nga Qielli!

Nga: Beqir Sina Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:53
Beqir Sina

Figura e një shënjtoreje, tashmë shqiptare : Shën Tereza me aureolë, u shafqë në  një rough të madhe me protretin e Shën Nënë Tereza në ballin e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan 

VATICAN - ROME : Sot, tre vjet më parë në Vatikan, ashtu afro një milion njerëz nga mbarë, bota, isha duke ndjekur nga afër dhe drejtpërsëdrejti nga Selia e Shenjtë Shenjëterimin e Nëna Terezes.  

Po ndiqja plot admirim dhe kënaqësi ashtu si gjithe të tjerët, lajmin që kishte pushtuar jo vetëm hapësirën tonë kombëtare, por edhe të cdo kombi tjetër, pra dimesioni i admirimit ishte ai i mbarë njerëzimit, për shpallljen Shenjtore të Nënë Terezes,  shqiptare.

Një, sihariq ky i cili i kishte mbushur të gjithë bijtë dhe bijat e saj të një gjaku me krenari dhe lavdi, madje jo vetëm, por dhe me një ndjenjë të merituar përtej krenarisë dhe lavdisë, pasi tashmë Nëna Tereza, Nëna e gjithë botës, shqiptarja u Shenjëterua - dhe, merkullia erdhi nga Qielli.

 Mbasi për për gjithë botën kishte celur si një gonxhe, që tashmë nuk do të ishte më si vetëm Nëna e mbarë njerëzimit, vetëm e shenjta e kombit tonë, por do të ishte dhe shenjtorja e të gjitha kombeve te tjera! 

Dhe, teksa po përpihesha i tëri në mes të atij sheshi gjigandë, prej atij lajmi të gjallë dhe hyjnor të zyrtarizuar prej vetë Vatikanit,  për shpalljen shenjtore të Nënë Terezes, u mrekullova tek emri e Shenjta Nëna Tereze, një shqiptare si shenjtore e të gjitha kombeve, e mbarë njerëzimit, kërshëri dhe ngazëllim i gjallë i përjetuar, së bashku me mijëra shqiptar, bashkëkombas të mi në Ditën e Shenjtë të Shenjtërimit, në Sheshin e Shën Pjetrit, kryesuar nga Papa Françesku, 

Dhe, gjithëcka na përkiste të gjithëve, por më të përveligjuar ishim ne shqiptarët e Nëna terezes, Nene Tereza ishte shqiptare, shqiptare si ata mijëra shqiptar që gufonin plot ngashërim atë ditë, si unë dhe si të gjithë bashkëkombasit mi që kishin ardhur në në Ditën e Shenjtë të Shenjtërimit, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Romë, por edhe të miliona shqiptarëve të tjerë që e ndiqnin nga ekrani i televizorit Ditën e Shenjtërimit të Nëna Terezes ! 

Nënë Tereza, ishte shqiptare, dhe me kësaj kurreshtje dhe ngallëzimi mbar njerëzor,  po vereja se si po mbeshtillej atë ditë edhe e gjithë qenia shqiptare, prej një aureole padurimi engjëllor, me Shenjtoren shqiptare, Nënë Tereza, do t’i bekonte të gjithë ata edhe kombet e tjera sepse ajo ishte dhe mbeti Nëna e mbarë njerëzimit! 

Mesha e Shenjtërimit, do të kremtohej të dielën më 5 Shtator, në Sheshin e Shën Pjetrit, kryesuar nga Papa Françesku, në një datë që u zgjodhë në kulmin e Vitit të Shenjt të Mëshirës, me praninë e qindra autoriteteve të të gjitha natyrave e, sidomos, të mijëra e mijëra njerëzve të thjeshtë. 

Por këtë herë në krye të vendit nuk do të ishin të mëdhenjtë e botës: ngase ishte një kremtim, që vë në vendin e nderit, ata që ishin në aposutulatin e saj : "Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane dhe me zemër i përkas Jezu Krishtit".

Pra, në krye u vendosën Shqiptarët, nga gjaku i saj, më pas ata që deshi e të cilëve u shërbei Nënë Tereza: të varfërit e saj, që ishin gjithmonë pranë saj, sa ishte në jetë, e të lartuar me Të, edhe tani që shpallet Shenjtore! I jashtëzakonshëm edhe për këtë, ky kremtim, në të cilin sundojnë të varfërit e Nënë Terezës!

Kujtojë se në Romë, ishin edhe një mori klerikësh, e delegacionesh të rangut më të lartë, ardhur sidomos nga vendet që lidhen ngushtë me figurën madhore të Nënë Terezës. Kështu delegacionet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, India e, doemos, nga viset ku vijojnë misionin bamirës motrat e dashurisë së krishterë. 

Pa llogaritur këtu, dekegacionet kishtare dhe dyndjen e shtegtarëve të thjeshtë, e jo vetëm të krishterë. 

Natyrisht, shumë shumë shqiptarë, nga trojet e tyre e nga mbarë bota, ku janë shprishur, u mblodhën në Selinë e Shenjtë në Ditën e Shenjëtërimit.

Nga Shqiperia, Kosova, e nga mbarë viset e Shqiptare,si dhe nga diaspora, u mbledhën së bashku me një mori shtegtarësh, Shqiptarët, për të marr pjesë në Meshën e Mëshirës, kryesuar nga Papa, në Sheshin e Shën Pjetrit.

Por, nga Amerika, e largët  atë ditë kan udhëtuar më shumë se 1000 shtegtar, për të kremtuar në Romë. 

Meshtari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në Harstdale Nju Jork, Dom Pjetër Popaj, me rreth 200 besimtar, Dom Nou nga Kisha Zoja Pajtore ne Detroit, me më shumë se 300 besimtarë, një grup i madh nga Kisha e Shën Palit, në Detroit, nje grup tjetër udhehiqej nga ish kongresmeni Xhozef DioGuardi – presidenti i LQSHA, me Shirly Cloyes - DioGuard, filantropisti Lazim Destani, edhe shumë besimtarë të tjereë, të krishter shqiptar nga Amerika, në mënyrë familjare, dhe indeviduale kishin ardhur në Selinë Shejtë për Nënë Tereza, dhe po e jetonin me emocione të thellë atë ngjarje të madhe, e cila do te mblidhte në Sheshin Shën Pjetri në Vatican, me shumë se 1 milion shtegtare, nga i gjithe planeti. 

Gjithashtu në Vatikan erdhi edhe miku i madh i shqiptarve, Kongresmeni Eliot Engel me mikun e tij veprimtarin e njohur Harry Bajraktari , ishin edhe veprimtarët e dalluar Elmi Berisha dhe Zabit Bytyqi, Bruno Selimaj, Florim Krasniqi, Stiv Gjonbalaj, Agim Alickaj, Marsh Nucullaj, Martin Shkrerli, Anton Raja e tjer.

Ndersa Kisha katolike e Kosovës, e cila kishte ardhur me më shumë besimtarë nga Kosova dhe me prijesit e kesaj Kishe, organizoi, një serë aktivitetesh gjatë atyre diteve, dhe njëra prej tyre ishte një ditë para shenjtërimit të shtunën, më 3 shtator, në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës, koncertin e madh: “Himn për Nënë Terezën”, prelud i kremtimit të madh të dielës.

Shumë bashkatdhetarë të tjerë, kishin ardhur nga Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Franca, vendet skandinave, Australia dhe Argjentina, Arbereshet e Italisë, ishin bërë së bashku dhe po presin për veprimtaritë e rastit në Romë

Ku, etëm pak orë  nga shenjtërimi i Nënë Terezës, u dha një koncert i jashtëzakonshëm që nderonte murgeshën e famshme shqiptare në Bazilikën e Shën Palit, në Vatikanit. Divat e muzikes klasike, nje orkester e perbashket Simfonike nga Shqiperia dhe Kosova, si dhe Rita Ora, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Inva Mula, Elbenita Kajtazi, Rame Lahaj, Gezim Myshketa. Jusuf Beshiri Bujar Llapaj, Lorik Cana, etj janë disa nga artistët shqiptarë që janë bashkuar në këtë ngjarje të madhe historike.

Ishte nje fakt, se mbarë bota, e jo vetëm në Kishë, dhe Sheshin e Shejte te Shen Palit ku mblidhen me dhjetra mijera shtegtare dhe turiste nga e gjithe planeti, ne shqiptarve na njohin vetëm nëpërmjet emrit të Nëna Terezes.

Atë ditë si 3 vjet më parë Qielli i Vatikanit u ndriçua nga Aureola e një shenjteje të re, Nënë Terezës. Ceremonia e shpalljes Shenjt të shqiptares së imët, me trup të mpakur, por me shpirtin e thellë deri te burimi i jetës u zhvillua në 5 shtator, në praninë e figurave më të shquara shqiptare dhe botërore. Të gjithë, të mbledhur në Sheshin “San Pietro”, në Romë, kremtuan shpalljen shenjt të shqiptares që të gjithë e pamë, që të gjithë e dëgjuam, që shumica prej nesh u përpoqëm ta imitonim në virtyt edhe përkushtimin ndaj jetës.

Më 5 shtator 2016 Nënë Terezë, në një meshë të shejtë do të shpallej e Shenjtë nga Papa Francesku. Me plot mirënjohje për figurën e emrin e saj të madh, që ua la trashëgim të gjithë besimtarëve katolikë, në mbarë planetin, e posaçërisht shqiptarëve, me tre merkullit e saj për t’u njohur Shejtëresh - 

Mrekullia erdhi nga Qielli !

Figura e një shënjtoreje, tashmë shqiptare : Shën Tereza me aureolë, u shafqë në  një rough të madhe me protretin e Shën Nënë Tereza në ballin e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan 

Një aureolë apo shkëlqim (e vogël e Aurea latine, "artë") është rrezatimi i resë që shkëlqen e cila, në pikturat e personazheve të shenjta, duke e rrethuar si hyjnë të gjithë figurën, e cila në periudhat e hershme të artit të krishter,  ajo u zgjerua më pas në atë të Virgjëreshës Mari, dhe të disa shenjtorëve, që tani më, shfaqet edhe në figurën e një shënjtoreje shqiptare e cila është : Shën Terezae Kalkutës me Aureolë.

Gjatë ritit të kanonizimit, momenti më i rëndësishëm e domethënës ishte kërkesa, që Prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, Angelo Amato, i shoqëruar Postulatori, shkoi te Papa Françesku dhe i kërkoi ta shkruajë Të  lumen Nënë Terezë në Librin e Shenjtorëve e kështu të lutet nga të gjithë të krishterët, dhe shpallja, Formula e Shenjtërimit, shqiptuar nga Papa.

Kështu, në fillim të Meshës, Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve e paraqi shkurtimisht jetëshkrimin e Nënë Terezës së Kalkutës.

“Murgesha e përvuajtur, së cilës turma të panumërta njerëzish i drejtoheshin duke e quajtur përzemërsisht “Nënë Terezë”, është e Lumja, të cilën po ia paraqesim sot Shenjtërisë Suaj, në mënyrë që, me shenjtërimin e dëshiruar, mbarë bota të mund ta kundrojë, duke i kërkuar ndërmjetësim e duke i përngjarë  në veprimtarinë bamirëse.

Në jetën e saj, duke ndjekur shembullin e Krishtit, Samaritanit të Mirë, ajo diti të bëhet e afërme me çdo nevojtar, që takonte, duke ndarë vuajtjet me ata, që jetonin në periferitë e skajshme të shoqërisë e duke e dëshmuar dashurinë e pafundme të Zotit për popullin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat