Albin Kurti, nga student revolucionar, në lider politik dhe kombëtar!

Opinione

Albin Kurti, nga student revolucionar, në lider politik dhe kombëtar!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 6 shtator 2019 Në ora: 20:02
Albin Kurti

Nuk ka asnjë dyshim, se Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes “VETËVENDOSJE”, nga student revolucionar në fund të viteve të 90-ta, tanimë është bërë lideri më i shquar politik dhe kombëtar, jo vetëm i kësaj Lëvizjeje, por edhe i përmasave nacionale !

Albin Kurti, si student i UP-së nuk iu tremb fare sfidave të jetës si dhe masave të dhunshme të okupimit fashist të Kosovës nga regjimi kriminal i Beogradit, duke e vënë veten në mbrojtje të popullit shqiptar në Kosovë. Pra, si njëri ndër udhëheqësit e Unionit të pavarur të studentëve, ai u vu në ballë të Lëvizjes studentore kundër regjimit kriminal të Millosheviçit, e që do i kushtonte me burgosje të rënd në burgun famëkeq të Nishit (prill 1999), ku edhe u dënua me 15 vite burg, ku i pathyeshëm do luftoi kundër masave të represionit fashist serbomadh ndaj tij dhe 2 milion shqiptarëve në Kosovë!

Është e njohur për historinë e re të Kosovës deklarata e tij gjatë gjykimit në Nish; “Unë nuk e njoh këtë gjykatë, ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Millosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim. Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më jepej rasti do të veproja sërish njësoj."..!

Lider i një populli edhe mund të lindesh nga Zoti, madje edhe revolucionarë, por i tillë bëhesh, sidomos kur në zëmër dhe shpirt e ke dhe e kultivon dashurinë ndaj atdheut dhe popullit nga i cili ke lindur, kur atdheun e donë mbi çdo gjë tjetër në jetë, madje më shumë se nënën, kur fëmijërinë, shkollën dhe studimet ia kushton dhe dhuron popullit dhe atdheut, i cili të ka rritur me shumë vuajtje si dhe të ka dhënë emër, kur çdo gjë në jetë ia dedikon të mirës së atdheut, sidomos kur atij i rrezikohet ekzistenca etnike, fizike dhe kulturore, siç ndodhi me popullin dhe me atdheun e Albin Kurtit, Kosovën martire, e okupuar brutalisht me ushtri, polici dhe tanksa nga një armik barbarë, siç ishte regjimi kriminal i Serbisë..!?

I tillë ishte Albin Kurti, që nga ditët e para si student, i tillë ishte ky djalosh karakteristik me flokë të gjata kaçurrela, i tillë ishte ky i ri revolucionarë që doli mu nga zëmra dhe shpirti patriotik i Universitetit të Prishtinës, kur me guxim të pashoq do dalë në krye të demonstratave dhe protestave studentore (1 tetor 1997) kundër apart-hejdit dhe gjenocidit serb në Kosovë. Kur në vitet 1989-1999 ndaj shqiptarëve para syve të krejt Evropës bëheshin masakra dhe dëbim masiv i tyre nga vatrat shekullore përmes dhunës dhe terrorit shtetëror nga Serbia fashiste..!?

Albin Kurti, nuk u ndalë për asnjë çast së punuari dhe vepruari për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ani pse si mjet dhe metodë veprimi e zgjodhi rrugën e “revolucionarizmit socialist”, e dikush thotë madje “Çe-gevarist”, për t’i dalë zot popullit shqiptar, madje duke i luftuar me protesta edhe padrejtësitë që ua bënë ndërkombëtarët përmes UNMIK-ut, etj. Duke mos u pajtuar as me llojin e pavarësisë “Ahtisariane” e deri tek denoncimi me guxim i krimit të organizuar, korrupsionit dhe bartësve të tij, që nga krerët më të lartë shtetërorë e deri në nivel komunash..!?

Mendoj se forma dhe mjeti që u përdorën nga Albin Kurti dhe LVV-je për ta mbrojtur popullin dhe atdheun, sidomos në rrethanat e krijuara pas luftës në Kosovë, qofshin ato të motivuara nga ideologjia majtiste, po qese me ato mënyra mbrohet kauza kombëtare, shteti dhe shoqëria avancohen drejt përparimit, zhvillimit dhe shtet ndërtimit ligjor e demokratik, nuk mund të konsiderohen si veprime antikombëtare, posaçërisht kur kësaj ideologjie i shtohet social-demokracia e mirëfilltë euro-perëndimore, e cila është pjesë përbërëse e shumë sistemeve dhe rregullimeve shtetërore në Evropë dhe më gjerë!

Sot dhe gjithë ditën, Albin Kurti, në mënyrë eksplicite është figura dhe lideri më i aftë, më i miri, më i duhuri, më i pranuari, më i votuari, më i pa korruptuari, më i denji, më fisniku, më profesionisti, më i kulturuari dhe më pro-evropiani, për të qenë kryeministër i Republikës së Kosovës për katër vitet e ardhshme ! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat