Shtatë shtatori 1990 - ngjarja që i dha kahe historisë - Bota Sot
Shtatë shtatori 1990 - ngjarja që i dha kahe historisë

Opinione

Shtatë shtatori 1990 - ngjarja që i dha kahe historisë

Dr. sc Besim Myrtezani Nga Dr. sc Besim Myrtezani Më 6 shtator 2019 Në ora: 22:59
Rëndësia e Kushtetutës së Kaçanikut

Në historinë e popullit të Kosovës janë shënuara data dhe ngjarje të cilat meritojnë kujdes e respekt të përhershëm. Në mesin e këtyre ngjarjeve është edhe data kur delegatët e Kuvendi të Kosovë miratuan Kushtetutën e Republikë së Kosovës me 7 shtator 1990, e cila padyshim është dhe do të mbetet një nga ngjarjet me rëndësi të veçantë në historinë më të re të Kosovës. Pra para 29 vjetësh në Kaçanik 111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, ndonëse në kushte të pushtimit serb, u mblodhën dhe miratuan aktin më të lartë juridik të shtetit që po lindte-shtetit të Kosovës.

Gjithçka ishte planifikuar që më par, delegatët që ishin nga të gjitha viset e Kosovës në bazë të rendit e orarit të planifikuar nga kreu i Kuvendit, duhej të arrinin deri në ora 20. Ata priteshin e përcilleshin nga hyrja e qytetit deri në Shtëpinë e Kulture në të cilën delegatët e Kuvendit të Kosovës po çonin në vend vullnetin e popullit për të mbetur për jetë në histori. Për vendtakim të Kuvendit grupi i cili përgatiste mbledhjen, caktoi Kaçanikut-i cili kishte një vend me peshë në historinë tonë, sidomos në fillim të shekullit të kaluar. Salla e shtëpisë së Kulturës së Kaçanikut ishte caktuar për mbajtjen e seancës së parlamentit. Ajo ishte e stolisur me Flamurin kombëtar, me lule dhe me parullat: “Me demokraci, liri e barazi në Evropë” dhe “Kaçanik 7 shtator 1990”. Në rrethanat tejet të rënda të kohës delegatët vepruan në përputhje me mandatin që u kishte caktuar koha.

Ata vepruan me ndërgjegje të lartë kombëtare dhe me përgjegjësi historike për obligimin që kishin marrë par popullit dhe votuesve të vetë. Ata me këtë akt madhor benë që vullneti i popullit jo vetëm që të legjitimohej, por dhe të ngrihej n një vendim politik institucional për të cilin populli i Kosovës kishte derdhur gjak për afër një shekulli.

Rëndësia e Kushtetutës së Kaçanikut

Kushtuat e Kaçanikut e datës 7 shtator është akti më i lartë juridik-politik mbi bazën e të cilës u ndërtuan institucionet shtetërorë të shtetit të Kosovës, të cilat vepruan deri në nxjerrjen e Kornizës Kushtetuese e dhe pastaj Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 15 qershorit 2008.

Kushtetua e Kaçanikut e datës 7 shtator është akti më i lartë juridik-politik i ndërtuar mbi parimet e mbështetura në traditën demokratike shekullore përparimtare e liridashëse të kombit shqiptarë dhe pjesëtarëve të nacionaliteteve të tjera në Republikën e Kosovës. Si akt juridik, kjo kushtetutë synon të garantojë të drejtat dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj pa dallim, duke synuar një shoqëri e lirë dhe demokratike. Ky akt synon që populli i Kosovës të përcaktojë lirisht pozitën e vetë politike dhe lirisht të zbatoj të drejtën për zhvillim të vetë të pavarur ekonomik, shoqëror e kulturor.

Republika e Kosovës, sipas kësaj kushtetute, është përcaktuar si shtet demokratik i qytetarëve të saj, shqiptar, serb, kroat turq, boshnjak, goran, rom, ashkali, egjipatas, etj. që jetojnë në Kosovë, pa dallim.

Organizimi shtetëror i bazuar në Kushtetutën e Kaçanikut

Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, si dhe institucionet tjera shtetërore vazhduan punën në respektimin e kësaj kushtetute. Kuvendi i Kosovës filloi të nxjerr ligjet dhe aktet tjera nënligjore të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës (me 7 shtator 1990).

Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe Qeveria, vazhduan punën e tyre në nxjerrjen e akteve të tjera juridike për Kosovën në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës. Kjo për arsye të rrethanave të krijuara në Kosovë për të mundësuar kështu funksionalizimin e shtetit. Disa nga ligjet dhe vendimet kryesor si të rëndësishme që ndikuan në zhvillimin e jetës politike dhe shoqërore të Kosovës, e që vlen të përmenden janë:

Vendimi për shpalljen e kushtetutës së Kosovës i marrë 7 shtator 1990;

Ligji kushtetues për zbatimin e kushtetutës së Kosovës;

Në bazë të nenit 97 alineja 1 pika 2 e kushtetute së Kosovës;

Vendimi K.K nr. 4/90 mbi shpalljen e ligjit kushtetues, për zbatimin e Kushtetutës së Republikës s ë Kosovës;

Vendimi K.K nr.5/90 në bazë të nenit 97 alineja 1 pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbi vazhdimin e punës së Kuvendit të Kosovës, të Këshillit Ekzekutiv dhe organeve të administratës;

Dekreti K.K nr. 6/90 bazuar në nenin 103 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shpalljen e ligjit mbi bashkimin e qytetarëve në parti politike, shoqata dhe forma tjera të bashkimit;

Ligji mbi bashkimin e qytetarëve në parti politike shoqata dhe forma tjera të bashkimit(themelimi dhe organizimi i organizatave politike);

Dekreti K.K nr. 7/90 bazuar në nenin 103 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shpalljen e ligjit mbi zgjedhjet;

Ligji mbi zgjedhjet në Republikën e Kosovës;

Vendim K.K nr.8/90 bazuar në nenin 103 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve të Republikës së Kosovës;

Rezoluta e Kuvendit, me 7 shtator 1990;

Lozanë 18 nëntor 1990, vendimi nr.9/90 për shtyrjen në kohë të pacaktuar të zgjedhjeve për Kryetar të Kosovës dhe Parlament (ndryshimi i vendimit të 7 shtatorit 1990 për shkak të rrethanave të krijuara në Kosovë);

Rezoluta për Republikën e Kosovës, shtet sovran dhe të pavarur ( Prishtinë 22 shtator 1991);

Vendimi K.K nr. 7/91 për mbajtjen e referendumit për Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur (Prishtinë 22 shtator 1991);

Vendimi mbi përbërjen organizimin dhe bartësin e funksioneve të qeverisë së përkohshëm të koalicionit se Republikës së Kosovës;

Amandamentimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke përfshirë nocionin “bashkësi jugosllave”, nga kushtetuta e 7 shtatorit 1990 e miratuar në Kaçanik.

Veprimtari a e Kuvendit të Kosovës, në ato rrethana ka pasur rëndësi për zhvillimet e ngjarjeve të mëtejmë politike në Kosovë, që u zhvilluan në harmoni me zhvillimet e përgjithshme shoqërore, në gjithë rajonin dhe në Evropë. Dokumentacioni bazë i veprimtarisë së Kuvendit të Kosovës, si deklarata Kushtetuese, Kushtetuta dhe ligjet e ndryshme shprehin një realitet mbi bazën e të cilit janë marrë vendime mbi të ardhmen politike, juridike dhe kushtetuese të Kosovës, dhe si e tillë kanë rendësi edhe për zhvillimet e sotme.

Kështu Kuvendi i Kosovës, mbi bazën e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, në shtator të vitit 1991, miratoi rezolutën për Republikën e Kosovës-Shtet i Pavarur dhe Sovran, dhe morri vendimin që të mbahet referendum popullor. Ky referendum shënon një ngjarje të rëndësishme politike, si udhe-rrëfim dhe bazament i rëndësishëm për statusin e ardhshëm të Kosovës. Referendumi për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran edhe pse nuk u njoh nga Bashkësia Ndërkombëtare, në atë kohë populli i Kosovës ka shprehur vullnetin faktik – politik, si alternative e vetme në rrugën drejt zgjedhjes së statusit të saj në të ardhmen. Ky referendum në historinë e zhvillimeve politike në Kosovë, shënon një moment të rëndësishëm historik në drejtim të realizimit të vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, të cilën e gëzojmë sot.

Autori ka titullin: dr. Sc. Shkenca Juridike

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...