A n’a la PAN-i kopilin n’derë?

Opinione

A n’a la PAN-i kopilin n’derë?

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 7 shtator 2019 Në ora: 17:01
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Momentumi gjeo-politik për dhe rreth Kosovës, pamedyshje n'a bënë hisedar në perceptimin dhe jo vetëm, të qendrave të vendosjës, perfshi këtu edhe sponzorin kryesor të çlirimit dhe shtetit të të pavarur e sovran të Kosovës, SHBA-të.

- Ky "kontribut" ogur-zi, të cilin nuk dua t'a quaj edhe fatal për fatet e vendit dhe të kombit, dorën n'zemër i takon ekskluzivisht PAN-it dhe mediave n'sherbim ekskluziv të kapësve të shtetit dhe ngulfatjes së zhvillimeve pozitive progresive n'vend, që nga ish QPK-ja.

Narracioni i qasjës dhe diskursi politik evolutiv karshi statusit të Kosovës nga partnerët tanë strategjik n'BE dhe SHBA, ka një shtrat, ka një prelud, përfshi edhe akterët, fatkeqsisht brenda vetës, tek armiqtë tanë shekullor dhe tek vetë partnerët strategjik.

Zatën, gjendja mund të shtjellohet e sqarohet me shkak-pasojë, perkatsisht konsekuencë e një rrugëtimi dhe procesi të dizajnuar e orkestruar nga skenar të sofistikuar dhe të mbuluar mirë dhe fuqishëm nga qarqe anti-shqiptare.

SHBA-të dhe vetë poulli shumicë i Kosovës, nga subjekt relevant dhe krucial jemi kthye në objekt mbi të cilin ka depertuar thellë sindromi i lajthitjës dhe mashtrimit obstruksionist & sabotues të armikut dhe argatëve të tyre besnik.

Ku fshihej djalli dhe kur doli n'sipërfaqe?

Pas daljës n'skenë të Levizës Nacionale të Shqiptarëve të Kosovës, në fund të viteve të 80-ta, n'krye me liderin historik, Presidentin Rugova me tre postulatet nacional historike & lapidare : Liri, Pavarësi & Demokraci për Kosovën dhe shqiptarët, dhe veprimtarisë legjitime & legale n'pëmbushjen e aspirates kombëtare për liri e të drejta në njërën anë, dhe simpatisë dhe mbeshtetjës që gëzonte nga ana e perendimit dhe SHBA-së, në veqanti, karshi frymës dhe filozofisë vepruese-pragmatiste të Presidentit historik Rugova dhe elites intelektuale, kombëtare që e percillte n'hap në anën tjetër, edhe armiku ynë shkullor-serb, nuk ndeji duarë-kryq, por punoj me përkushtim dhe zell të shtuar duke reaguar konform gjendjës së krijuar dhe duke pergaditë teren dhe akterë për t'gjitha fazat e përballjes me shqiptarët dhe kauzën e tyre për Liri.

Dalja n'skenë e qarqeve të errëta dhe anti-shqiptare, kryekëput; organizata klandestine-ilegale të ekstremit të majtë, të cilat kishin humbur peshë e teren me daljën në skenë dhe n'ballë të interesave dhe kerkesave kombëtare të ajkës së intelegjencës nacionale të fund-viteve të 80-ta, sikur paralajmruan me kohë shkallën e rrezikut të cilën mësemiri pon e shohim tani me një vonesë t'pafalshme...!

E filluan me djeg'jën e shtetit shqiptar, përkatsisht me "Revolucionin e vonuar" i cili kolapsoj shtetin dhe demokarcinë e brishtë shqiptare, për t'i hap rrugë delegjitimimit dhe mohimit të Institucioneve legjitime & legale të Republikës së Kosovës, në emër të luftës për liri, luftë e cila u deshmua kryekëput si luftë pë pushtet përmes të cilit u pasuruan dhe e kthyen atdheun e shqiptarëve në trofe të tyre edhe pse çlirimi erdhi nga jashtë dhe mbi premisa e kondida tjera...!

-Fillimi i kryengritjë së armatosur, perkatsisht ; ruajtja e pragut të shtepisë, siq quante me të drejtë Presidenti Rugova, rezistencën me armë regjimit kriminal të Millosheviqit nga ana e bijave dhe bijëve ma t'mirë të atdheut, ishte një moment i duhur për të depertuar brenda luftës dhe organizimit me shumë sakrifica të popullit martir të Kosovës të këtyre qarqeve të errëta dhe të dyshimta anti-shqiptare.

-Lufta çlirimtare dhe sindromi i luftës për pushtet i qarqeve t'lartëpërmendura, u përcoll me sindromin e vëllavrasjes dhe eleminimin dhe ekzekutimin e atdhetarëve dhe bashkpunëtorëve të Presidentit historik Rugova, si kundershtar politik, të cilët i shihnin si rrezik për vete dhe pushtetin e tyre të cilin kishin synim t'a instalonin.

Nëntoka u kthye n'QPK, dhe kjo e dyta pararëndëse e PAN-it!

Që nga Konferanca e Rambujës & Parisit, më vonë, pas çlirimit, edhe permes segmenteve t'caktuara të UNMIK-ut, Serbia & QPK-ja e djeshme, kryesisht PAN-i i sotëm, arriti të instaloj pushtetin ekskluziv dhe faktik mbi Kosovën dhe shqiptarët, përkundër farses se orgtanizimit të zgjedhjeve të "lira" dhe Institucioneve fiktive të dala nga proceset "zgjedhore"!

Ikja e dyshimtë nga jeta e Presidentit historik Rugova, i hapi rrugë pushtetit autokratik dhe absolut të Hashim Thaqit dhe nëntokës e cila "pushtoj" pushtetin dhe pushtetet e ndara, duke e kthye çlirimin e Kosovën në pronë, dhe atdheun e shqiptarëve në trofe "lufte".

Nga ky "pushtet" dhe kapës të shtetit, u shkel mbi gjakun e deshmorëve, sakrificën e brezave dhe në vetë ndihmën vendimtare të SHBA-ve n'krye të Alencës Veri-Atlantike, NATO-së.

Shkelën mbi aktet historike të çlirimit, shtetësisë dhe pavarësimit të vendit, permes pikave të Bankimunit,

-Shkelën mbi vendimin e GJND-së për të drejtën e Kosovës për mëvetësi dhe shtet të pavarur, dhe filluan "Dialogun teknik me Beogradin", për t'a kthye atë në negociata politike për qështje të brëndshme të Kosovës, duke rrezikuar organizimin shtetëror kushtetues, integritetin teritorial dhe sovranitetin e vendit.

Hashim Thaqi dhe kasta kriminale n'krye të së ciles ishte dhe është edhe sot e gjithë ditën, n'bashkpunim me kryemnistrin shqiptar, Edi Rama, zonjën Mogherini dhe presidentin serb, A.Vuqiq, u dakorduan dhe n'xorën n'tavolinën e bisedimeve ; ndarjën dhe copëtimin e Kosovës, perkatsisht zhbërjën e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, në këmbim të relaksimit të mardhenjeve serbo-shqiptare dhe për t'i hap rrugë Serbisë në integrimet n'BE, kusht ky i vënë nga Komisioni i BE-së për Serbinë.

Mesazi Amerikan, trishtues dhe i frikshëm!

Mesazhi i fundit i senatorëve amerikanë, Ron Johnson & Chris Murphy n'lidhje me dialogun, zgjidhjen e dhimbshme dhe të vështirë për palet, për të cilat siq thon ata, duhet t'a kuptojnë se është koha që të sakrifikojnë për një marveshje në interes të palëve për të cilën është e intersuar SHBA-ja, është një diskurs i pavavorshëm dhe i dëmshëm për shtetin e Kosovës dhe shqiptarët n'përgithësi.

Kosova dhe shqiptarët : JO zgjidhjeve të veshtira dhe me skrifica suplementare!

Lidershipi i ri, i pas 6 tetorit 2019, n'krye me Kryeministrën e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, duhet t'i drejtoj bisedimet me Serbinë nga një platformë shtetërore e cila konsiston në ruajtjën e integritetit teritorial, shtetin unitar dhe sovranitetin e vendit, duke lënë nën hije rolin anti-shtetëror & anti-kombëtar të tandemit shqipëfolës : Thaqi & Rama.

Të punohet, të këmbëngulet dhe të binden miqët tanë Euro-përëndimor dhe ata pertej Atlantikut, SHBA-të si sponzor kryesor të çlirimit, lirisë dhe shtetit të Kosovës, se Kosova dhe shqiptarët janë gatshëm pë marrveshje me Serbinë e cila repekton dhe njeh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

Për t'gjitha tjerat do promovoimë dhe kultivojmë parimet bazë të reciprocitetit dhe repektit të ndersjellë me fqinjët përgjithësisht dhe me Serbinë n'veqanti.

Zatën: Momentumeve t'huaja dhe ultimatumuve inkoherente JO!

Kosova është e shqiptarëve dhe e tillë do mbetët, përkundër faktit se n'qafën e saj, rëndon guri i rënd ; PAN-Serbia me shefat anti-shqiptar; Thaqi, Rama & Vuqiq!

Lidershipi i Kosovës n'krye me Vjosa Kryeministre, nuk e ka lehtë, pas dëmit që i ka shkatuar Serbia permes ish QPK-së, deri të PAN-i, por e ka shumë lehtë se sa e kishte presidenti historik, Dr.I.Rugova kur Kosova ishte e robëruar dhe nën regjimin e egër & kriminal të kkrye-kriminelit të Ballkanit, S.Millosheviq.

PAN-i me vullnetin e lirë të Sovranit me 6 tetor 2019, le t'shkoj perjetsishtë në opozitë, dhe t'përgjigjet për dëmet & krimet që i ka shkatuar kombit & atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat