Vrasjet politike, kryefjala e LDK-së, sot, e shtetit të Kosovës nesër!

Opinione

Vrasjet politike, kryefjala e LDK-së, sot, e shtetit të Kosovës nesër!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 8 shtator 2019 Në ora: 23:12
Fetah Rudi dhe Vjosa Osmani

Askush ; sot, neser as kurr, s'ka të drejtë të kerkoj nga LDK-ja që t'i hesht vrasjet politike të veprimtarëve të LDK-së dhe të Institucioneve legjitime & legale të Republikës së Kosovës,
- Nga asamblistë, kryetarë komunash e deri të Deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës,
- Nga ushtarë lirie, ushtarakë, komanadantë zonash e deri të Ministri i luftës, alias Ministri i Mbrojtjës së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi,
- Bashkëpunëtorë të afërt e besnik të presidentit historik Rugova, si Enver Maloku, Xhemajl Mustafa...
- Idealist e ushtarë besnik të kauzës nacionale të Dardanisë Antike - Kosovës për për liri dhe pavarësi, si Sali Çekaj, Gani Geci, Fetah Rudi (këty dy t'fundit, janë heronjë të gjallë)...!
Gazetarë e publicistë, si Bekim Kastrati e Bardhyl Ajeti...Vrasjet politike, "Thëmbra e Akilit" e kapësve të shtetit !

Pa zbardhjën e vrasjeve politike dhe ndeshkimin e autorëve të atyre vrasjeve të cilët janë n'maja të piramidës së krimit, dhe n'maja t'pushtetit n'shtetin e kapur, s'ka liri për Kosovën dhe shqiptarët, s'ka dekontaminim të ambientit nacional-shtetëror, dhe as shpresë për një të aedhme të ndritur dhe prosperuese.
Vrasjet e pa zbardhura dhe kriminelet n'shtetkapje, janë gur i rënd n'qafën e Kosovës.

- Ata të cilët kerkojnë heshtjën e këtyre vrasjeve, me (pa) dashje, bëhet pjesë e krimit dhe n'sherbim të kriminelëve.
Ata të cilët akuzojnë LDK-në se kinse i permend vrasjet politike për efekte elektorale dhe për t'a luajtur viktimën, nuk e duanë zbardhjën e rasteve dhe bëhen paklë me krimin e kriminelët.

Analogji :

Serbia i quante kerkesat e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, si kerkesë për Shqipëri të madhe, derisa ;
- Ata që janë argatë dhe palë me krimin e kriminelët n'shtet-kapje, akuzojnë LDK-në që përmend vrasjet për perfitime elektorale.

Zbulimi dhe ndeshkimi i autorëve të atyre vrasjeve, duhet t'jet dhe bëhët kauzë nacionale dhe jo vetëm e familjarëve të viktimave dhe e LDK-së.
Kapja dhe ndeshkimi i krimit dhe kriminelëve, duhet t'na percjellë prore ; nga agu deri n'mbrëmje...

- Heronjët do prehën të qetë, pas zbardhjes së vrasjeve dhe ndeshkimit të autorëve të krimeve.

Vjosa Kryeministre, n'ardhje e Republikës së Kosovës, duhet t'a ngrisë në axhendë nacional-shtetërore, zbardhjën dhe kapjën & nddeshkimin e kriminelëve nga Drejtësia.

Ky duhet të jet edhe kryepremtimi i LDK-së dhe i Kryeministrës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat