Mos i pranoni zgjedhjet serbe - Bota Sot
Mos i pranoni zgjedhjet serbe

Opinione

Mos i pranoni zgjedhjet serbe

Nga: Fadil Selmani Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:19
Fadil Selmani

Veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare Zotëri Fadil Selmani përmes një postimi në faqen e tij facebook, ka ftuar gjithë bashkëvendësit e tij dhe strukturat të jetës politike e kulturore, si dhe njerëz me ndikim, që në asnjë mënyrë të mos pranohen zgjedhjet serbe në këto treva shqiptare. Ai duke u bërë thirrje vlerëson se këto zgjedhje do ta getoizojnë faktorin shqiptarë si politikisht dhe juridikisht.  

Ndër të tjera veprimtari Fadil Selmani në faqën e tij të facebook shkruan:

Të nderuar Galët e mi të Gadishullit Ilirikë,  të dashur bashkëvendës të getoizuar, të gjallë fizikisht e të vdekur juridikisht !

Të nderuar përfaqësues politikë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, në veçanti KKSH në krye me z.Ragmi Mustafa !

Të respektuara Shtete tona Shqiptare, Shqipëri e Kosovë !

Të dashur përfaqësues dhe vëllezër të Iliridës e Malësisë dhe mbarë shqiptarëve në Botë !

Të dashur miq Ndërkombëtarë në krye me SHBA !

Shumë i dashuri e i respektuari Heroi i heshtur Xhim Xhema !

Dje në Medvegjë ndodhi turpi i shekullit në të ashtuquajturat zgjedhje lokale, në të cilën përfundimisht u pa fytyra e ndyre e Shovinistëve dhe Hegjemonistëve, si dhe qëllimi i tyre i përhershëm, që nuk dallon aspak nga Kasapi i Ballkanit Milosheviq...

Dje u vulos getoizimi dhe varrosja kolektive e banorëve Autokton !

Dje më 8 shtator 2019, 20 vite pas Gjenocidit Psikologjik dhe Shpërnguljeve Etnike nën heshtje kundrejt Shqiptarëve Autokton, u zyrtarizua një politikë sy verbër e Shovinistëve modern, duke i lënë Dardanët e vjetër Autokton fizikisht të gjallë e juridikisht të vdekur !

Në këto rrethana absurde, Ju thërras publikisht të mos i pranoni këto zgjedhje absurde. Ju thërras të mos e pranoni aktin e kryer me dhunë psikologjike dhe metoda fashiste, nga një shtet bolshevikë e Ilegal në zemër të Dardanisë antike.

Ju ftoi vëllazërisht në një ultimatum ndaj një vendi që mjerisht vetëm gjuhën e arsyes e kupton e ajo gjuhë mjerisht është gjuha e forcës.

Ju lutem vëllazërisht në përkrahje konkrete dhe në sinqeritetin tuaj, duke mos harruar se bijtë e bijat tuaja tu përgjigjën çdo herë kur i thirre ti Nënë Kosovë !

Ju apeloi të gjithë Galëve të mi në Botë në unifikimin e qëndrimeve për vendlindje. Në veçanti apeli shkon edhe për Heroin e Heshtur dhe Babain e Pavarësisë të Kosovës Xhim Xhema !

Mos të lejojmë që Gjarpinjtë e Gjakut të na kafshojnë dhe mbushin me helm siç e kanë zakon, sepse kemi vëllezër kudo në Botë, kemi edhe miq të Dëshmuar në krye me SHBA, të cilët edhe kësaj radhe për herë të tretë do ta shpëtojnë Kombin Hyjnorë !

Sinqerisht këtë e kërkon biri i juaj Dardan.

Ju faleminderit në mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj.

Zoti na Bekoftë !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...