Pse Ruzhdi Shehu e meriton votën e qytetarëve për deputet?

Opinione

Pse Ruzhdi Shehu e meriton votën e qytetarëve për deputet?

Nga: Skënder Mulliqi Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:59
Ruzhdi Shehu

Nuk është kurrë shumë të shkruash disa rreshta për mikun dhe veprimtarinë e shquar të çështjes kombëtare dhe anëtarin e devotshëm të LDK-së, Ruzhdi Shehun.

Në plejadën e konceptit politik rugovian pa dyshim që zënë vend të rëndësishëm edhe Ruzhdi Shehu. Ai qysh moti është përcaktuar që karrierën politike ta lidhë si kocka me ashtin, më LDK –në dhe ideatorin dhe themeluesin e saj dr. Ibrahim Rugovën, ku i ka mbetur besnik edhe sot. Kur njeh bëmat e njerëzve të mirëfilltë, kur sheh ecjet dhe përkushtimin e tyre për atdhe dhe komb, e ndjen detyrimin të shkruash qoftë edhe pak nga këta rreshta. Sigurisht mbi të gjitha shkruan të vërteten, shkruan për tiparet njerëzore çfarë i posedon edhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, të degës së Junikut, Ruzhdi Shehu.

Ai është ndër të parët nga kjo trevë që është inkuadruar në LDK, dhe të gjithë flasin në superlativë për te. Përveç i papërtuar edhe i përkushtuar, si dhe bamirës, është i dashur për të gjithë. Andaj, jo vetëm për anën nga vjen, por Ruzhdi Shehu e meriton votën e të gjithëve, së ai përfaqëson edhe interesin e tyre.

Ky është model I një njeriu profesionist dhe një politikani, që gjithmonë është në shërbim të qytetarëve. Një model kudo ndodhur pranë njerëzve. Sinqeriteti, burrëria edhe prej politikani që e kam takuar, më gjitha këto virtyte të çmuara, janë dëshmi e një integriteti të lartë, i cili meriton votën Tuaj për zgjedhjet e 6 tetorit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat