Me PDK-istë, nuk sfidohet PDK & PAN!

Opinione

Me PDK-istë, nuk sfidohet PDK & PAN!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 9 shtator 2019 Në ora: 21:26
Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka ngelë n'fazën e kërkimit të identitetit për këto arsye:

Ngjizja e saj mbanë autorësinë e SHIK-ut, të një strukture mafio-kriminale, anti-kombëtare dhe s'fundmi edhe anti shtetërore.

Një organizate nga nëntoka të cilën mund t'a gjykojmë qellimin e formimit t'saj nga leximi i t'bëmave n'dëm të kombit & atdheut.

- Njohes të nëntokës dhe parapolitikes së sotme të PAN-it, herë pas here, dalin me konstatimin se LVV-në e formoj SHIK-u, i Hashimit & Kadrisë, për t'a luftuar LDK-në dhe krahun institucional në mënyrë ma të sofistikuar, sidomos pas vrasjeve poltike të LDK-istëve, kryesisht bashkpunëtorëve besnik të presidentit historik Rugova...!

Këto "akuza", nuk i ka mohuar bindshëm LVV-ja, por edhe vetë PDK-ja dhe shefi i saj, i PDK-së së sotme dhe edhe i SHIK-ut monstruoz, Kadri Veseli, nuk i ka mohuar dhe as pohuar, por është ndie tepër komod.
Kadri Veseli, si shef i SHIK-ut, i kësaj organizate ilegjitime & ilegale, nuk ka pohuar faktin e autorësisë mbi Levizjën, ndoshta edhe për faktin se kjo mund t'i hakmerret LVV-ja, duke u rebeluar dhe dalë dore me kalimin e "pubertetit" !

- Si do që të jet, LVV, sikurse ngjashëm edhe i gjithë PAN-i, s'mund të krenohen me faktin se nuk kanë, ose kanë fare pak njërëz me aktakuza brenda Listave, por kjo s'thot asgjë në një shtet të kapur nga PAN-i dhe më një Sistem Drejtësie të kapur dhe inert.
- PAN-i, dhe LVV-ja kanë n'radhet e veta autorë të krimeve dhe vrasjeve politike të lartpermendura, të cilet përkthyer n'gjuhen juridike janë kriminel, ose n'rastin m'a t'butë thënë ; urdhërdhënës dhe instruktor & konstruktor të atyre vrasjeve makabre për pushtet.
Vend për mburrje për pastertinë e figurave dhe duarë të pastëra, nuk ka as pë LVV-në.

Varësia dhe varshmëria e LVV-së nga SHIK-u, alias PAN-i, është reale dhe për këtë kemi rastin e nxjerrjës së 12 deputetëve të saj në momomentet ma t'rëndësishme për palet ( PAN & LVV).

LDK-ja, t'a marrë përdore LVV-në në Qeveri, me Vjosa Kryeministre !

LVV-ja, në gadi dy vitet skandaloze të Qeverisë Haradinaj, përkatsisht të PAN-Serbisë, parti rastin t'mësoj nga LDK-ja artin politik të t'bërit opozitë ;

a) Me ofertimin e alternativave politike qeverisëse n'Parlament,
b) Me korrektimin e pushtetit dhe qeverisjës n'dobi të vendit, dhe
c) Me ndalimin e pushtetit të papergjegjshëm n'dëm të shtetit.

Të gjitha këto, me mjete demokratike dhe në tempullin e demokracisë paralementare, n'Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke arritë suksese t'paimagjinueshme dhe duke ruajtur Republikën.

Një LVV, e ndarë, heterogjene dhe pa përvojën n'pushtet, duhet t'pasojë LDK-në e fortë e t'fuqishme n'qeverinë e ardhshme, e cila do ishte zgjidhja ma fatlume për vendin dhe qytetarët.

- LVV-ja dhe Albin Kurti, duhet t'mesojnë njëherë e mirë se shteti duhet duke e repektuar atë ; që nga kushtetuta, institucionet dhe simbolet e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

Logjika e funksionimit n'dy binarë, nuk funksionon n'pushtet !

Derisa në Opozitë, edhe janë mirëkuptuar sjellet dhe logjika populliste në lidhje me simbolet dhe bashkimin kombëtar, edhe për arsyenë dhe nevojën politike të perfitimit elektoral, një gjë e tillë, n'pushtet dhe në koalicion me LDK-në dhe Vjosa Kryeministre, nuk funksionon ngase dëmton shtetin, rendin kushtetues dhe ecjen tutje n'mënyrë progresive në zhvillim dhe integrime Euro-perendimore, Veri-atalnatike dhe në OKB dhe në mekanizmat tjerë nderkombëtar.

Metamorfoza e LVV-së, nga Levizje revolucionare në parti politike.

Identiteni e saj, LVV-ja duhet t'a kerkoj në lëshimin e logjikes së funksionimit në rrugë dhe me metoda dhune dhe jodemokratike ; kunder titullarëve, institucioneve dhe pronës publike, veprime me t'cilat shquhej deri në bërjën opozitë me LDK-në, në qeverisjën e PAN-it dhe Kryemnistrit Haradinaj.

- LVV-ja, dhe vet lideri i saj, Albin Kurti, për t'qenë korrekt me vetën dhe qytetarët, duhet që tani të deklarohet për percaktimin definitiv të logjikës, mendësisë dhe parimeve që do ndjekë në poltikë-bërje, tani e tutje...!

Sjellja & ideologjia populliste e LVV-së dhe liderit të saj Kurti, duhet t'i lëshoj vendin institucionalizmit dhe shtetit ligjor dhe të së drejtës, gjë që LVV-ja dhe lideri i saj Kurti, deri me tani, i kanë respektuar e vlerësuar me kuti të vet.

Sikur LVV-ja, t'ia dalë të bije n'binarë normal të demokracisë parlamentare, duke respektuar rendin dhe institucioonet, si dhe shtetin dhe simbolet e tij, atëherë edhe të konsumuarit keq n'PDK-në e Hashimit & Kadrisë, is ardhje permanente n'LVV, do ktheheshin mbrapa dhe LVV-ja do ishte ma e sigurt në të ardhmën e vet dhe në të mirë të vendit.

Brenga & shqetësimi im, është thellësisht qytetarë, dhe të cilat besoj fuqishëm se i ndaj me shumicën absolute të atyre të cilët preokupohën me fatet e vendit & atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat