Sistemi i Sigurisë Nacionale në Kosovë

Opinione

Sistemi i Sigurisë Nacionale në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 9 shtator 2019 Në ora: 22:23
Shpend Salihu

Siç është fakt notor në Kosovë, funksionojnë shërbimet sekrete ndërkombëtare dhe regjionale, dhe bashkëpunimi është mëse i nevojshëm për parandalimin, izolimin, neutralizimin dhe luftimin e elementeve subverzivë dhe destruktivë në Kosovë, që mund ta keqësojnë gjendjen e sigurisë nacionale, regjionale ose globale. Siç dihet siguria nacionale është siguria e së mirës së përgjithshme ku përfshihen institucionet e Republikës, qytetarët, ekonomia, mbrojtja, diplomacia, industria etj, pra me një fjalë e mira e përgjithshme dhe interesat strategjik të Kosovës si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar. Shkëmbimi i informacioneve me të gjitha strukturat e sigurisë në Ballkan e më gjerë është nevojë për luftimin e rreziqeve që mund të paraqiten siç janë: terrorizmi, cilado formë e tij, ekstremizmi politik ose fetar, fundamentalizmi i karakterit politik ose etnik etj, luftimi i grupeve që mirren me shpërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, kundër luftimit të armatimit biologjik, radilogjik e kimik, etj, andaj opinioni publik duhet të kuptojë që AKI duhet të bashkëpunojë me të gjitha strukturat relevante të sigurisë në Ballkan e gjetiu me qëllim të parandalimit dhe luftimit të elementeve dhe grupeve të individëve që mund të destabilizojnë gjendjen e sigurisë nacionale, sepse përkeqësimi ose prishja e sigurisë nacionale merr përmasa të rrezikimit dhe eventualisht eskalimit të konfliktit në rajon. Siç është fakt më se i ditur gjendja socio-ekonomike mund të jetë problematika kryesore me të cilën do të ballafaqohet AKI sepse në këtë gjendje të rënduar socio-ekonomike elementet e lartëcekur gjejnë hapësir të manipulojnë dhe indoktrinojnë masat e ndryshme dhe të destabilizojnë gjendjen e sigurisë andaj sektori i kundër-zbulimit dhe anti-rebelimit duhet të sofistikohet në AKI, që të ballafaqohet me situata dhe tensione socio-politike, sepse këto elemente janë ato që mund të shfrytëzojnë gjendjen e rënduar socio-ekonomike, që të nxisin masat në revolucion social ose politik, e siç dihet revolucioni ka pasoja sepse dëmet materiale dhe njerëzore mund të jenë me pasoja të paparashikuara, dhe të eskalojë konflikti në rajon. Kosovës nuk i duhet revolucioni si në Shqipëri me 1997 andaj strukturat e sigurisë duhet të ndërhyjnë me kohë sa nuk është rënduar gjendja dhe destabilizuar shteti.

Stabiliteti i shtetit mvarret edhe nga gjendja politike dhe parlamentare në shtet, andaj krizat politike dhe parlamentare, jo vetëm që i irritojnë masat e gjera por edhe gjenerojnë në krizë institucionale dhe shtetërore. Në etapën kur Kosovës i nevojiten njohje të reja, dhe vendi në OKB, çdo përkeqësim i gjendjes politike dhe parlamentare prodhon tensione dhe mund të del gjendja jashtë kontrollit, andaj AKI duhet të detektojë dhe neutralizojë çdo element të brendshëm ose të jashtëm duke përfshirë deputet ose anëtar të partive politike që mund të klithin në rrezikimin e së mirës së përgjithshme ose destabilizimin e gjendjes së sigurisë. Është obligim i parlamentit të Kosovës, që të i rriten kompetencat ekzekutive AKI, që të ketë të drejtë të arrestojë dhe përdorë metoda të sofistikuara të vëzhgimit, monitorimit e survejimit, kur është në pyetje siguria nacionale e Kosovës dhe të ndërmerr masa konform ligjit në luftimin e elementëve të tillë. Kosovës urgjentish i duhet Ligji për Siguri Nacionale, që do i jepte pushtet ekzekutiv më të fuqishëm AKI dhe agjencioneve të zbatimit të ligjit, që ta konfigurojnë sistemin e sigurisë nacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat