Lakmia për pushtet që deri në këtë mandat të fundit ka sjellë vetëm kriza të njëpasnjëshme

Opinione

Lakmia për pushtet që deri në këtë mandat të fundit ka sjellë vetëm kriza të njëpasnjëshme

Nga:  Ragip Guraziu Më: 10 shtator 2019 Në ora: 10:08
 Ragip Guraziu

Kjo u dëshmua në të gjitha qeverit e shtetit të Kosovës pas lufte ,gjegjësisht,edhe pas 11  vjetë të pavarësisë së Kosovës, ngecje në zhvillim, ngecje në reforma për avancim demokratik dhe zhvillimit ekonomik etj.

A do të kemi tani në këto zgjedhjet e 6 tetorit një Qeveri,morale qe do e mbrojë Kosovën dhe to e zhvilloj Kosovën

Sepse jo rastësisht këtë shkrim,ku kohën e fundit u testuan serbet apo Serbia nga Amerika për joshet e tyre në rastëse e njohin shtetin e Kosovës,ja mentaliteti i  tyre kundrejt udhheheqësve të Kosovë deri këtu ku jemi,dhe dëshmohet se sa është Serbia para Kosovës apo Kosova mbrapa Serbisë në Politikë.

Gjenerali Vladimir Lazareviç vlerëson se populli serb, sjellja e tyre, padyshim që po testohet këto ditë; mendja dhe arsyeja kolektive.

– “Testi është kujtesa jonë historike dhe aftësia jonë për të zotëruar dhe ruajtur vendin. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë “oferta” të reja në ditët dhe javët në vijim. Ndërsa për sa i përket garancisë, amerikanët duhet të pyeten, a nuk është garanci Rezoluta 1244? Prandaj, arsyeja, dinjiteti dhe përgjegjësia duhet të ruhen”, përfundon Lazareviç.

Pra me ngulmë Serbia po e vazhdon politkën e Sllobodan Millosheviqit,edhe pse e morri epitetin e Kasapit të Ballkanit dhe u vërtetua shumë herë se Serbia ishte një shtet cenociddial,për masakrat dhe luftën e fliqur ndaj shqiptarëve po se po,por edhe ndaj popujve të tjerë të ish Jugosllavisë,për dallim jo serbë të viteve 1988-89.që jo rastësisht nga NATO u sulmua Serbia dhe kjo është një dëshmi shumë e fuqishme dhe e mbindur për gjithë botën,ndryshe pse u intervenuar,dhe pse ndërhyri NATO,tani mu nga këta që u sulmua Serbia edhe po telerohen tani me këto zhagitje kundrejt dhe në dëm të Kosovës.

 

 

Analisti ‘shpërthen’ ndaj politikanëve: Ja tragjedia më e madhe që ia shkaktuan Kosovës

 institucionet e Kosovës që nga mandati i parë qeverisës i pas luftës nën administrimin ndërkombëtar të OKB-së, dhe pastaj në fazën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në këto 11 vite, vlerësojnë se mungesa e stabilitetit politik në qeverisje të vendit ka shkaktuar dëmin më të madh të mundshëm, gjë që po reflekton edhe tani pas 20 vjetësh në liri në ngecjen e zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor e social, por edhe imazhin ndërkombëtar të shtetit të ri të Kosovës.

Lakmi që deri në këtë mandat të fundit ka sjellë vetëm kriza të njëpasnjëshme, ngecje në zhvillim, ngecje në reforma për avancim demokratik dhe zhvillimit ekonomik.

 

Krejt kjo gjendje,  vjen nga sjellja e pa përgjegjshme e politikës karshi institucionit të shtetit dhe lakmia vetëm për pushtet e politikës. Kjo luftë nuk është bërë për të sjellë parime e ndryshime të reja pozitive, por vetëm për të kapur kriminalisht shtetin, për të zhvatur kush më shumë e kush më pak buxhetin.

Është tragjedia më e madhe që i është shkaktuar këtij shteti të ri dhe qytetarëve për këto dy dekada, e sidomos në këtë dekadën e parë pas shpalljes së pavarësisë. Gjithçka në politikë është bërë për të kapur pushtetin dhe për të zhvatur buxhetin sepse askush nuk ka ardhur në krye të qeverisë me projekte zhvillimor për të prodhuar ndryshime pozitive. Kemi një rreth rrotullim të politikës së njëjtë, betejë për të rrënuar jetën institucionale nga lakmia e tjetrit për pushtet. Lakmi që deri në këtë mandat të fundit ka sjellë vetëm kriza të njëpasnjëshme, ngecje në zhvillim, ngecje në reforma për avancim demokratik dhe zhvillimit ekonomik.

Prandaj  kjo politikë aktuale që edhe tani së fundi dështoi të mbajtjen e stabilitetit politik dhe të shtetndërtimit, që e futi vendin në rrugë pa krye edhe në bisedimet më Serbinë, meriton një ndëshkim të madh, një ndëshkim për ta nxjerr pakthyeshëm prej skenës politike dhe për të ju dhënë mundësi ideve dhe kuadrove të reja në politikë.

Sigurisht për asgjë tjetër nuk kanë menduar këta njerëz, për të gjitha këto vite të pas luftës, vetëm si të zhvatin më shumë se tjetri në kurriz të shtetit e taksave të qytetarit dhe të bëhen të pasur. Kështu vepruan para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Është koha që këtë të ndëshkohen sepse asnjëherë në politikën e Kosovës të këtyre dy dekadave nuk kemi parë betejë elektorale me parime e me programe konkurrente. Gjithçka është bërë për inate personale të liderëve politik dhe përfitime të secilit për vete dhe grupit të njerëzve servil që e rrethojnë si të ishte një oborr mbretëror.

 Në këtë fokus e shoh edhe gjendjen e krijuar së fundi me qeverinë në dorëheqje, që sipas tij nëse pas këtyre zgjedhjeve nuk kemi ndërrim gjeneral të mentalitetit politik në qeverisje, shteti do të rrënohet.

                                                                                                                                         

Sepse brezi i ri i ka humbur shpresat në këtë politikë dhe shumë shpejtë Kosova mundë të zbrazet nga pasuria më e madhe që e ka rinia e shëndosh dhe akoma e pa helmuar me disa antivlera që sot rrezikojnë rininë në vendet e zhvilluara perëndimore. Nga mandati në mandat dhe nga viti në vit, kjo politikë e pa përgjegjshme deri në këto javët e fundit, pa dallim, të gjithë kanë kontribuar për ta dëmtuar zhvillimin e shteti të ri të Kosovës, qoftë në zhvillim të brendshëm apo edhe në imazhin ndërkombëtar. Kjo është mënyra më perfide e mafio politikës për të arritur qëllimin e vetë në kapjen e shtetit, pa e menduar demokracinë parlamentare dhe interesin për zhvillimin stabil të vendit. Kjo qasje e politikës po e rrënon akoma më shumë besimin dhe shpresën e të rinjve në shtetin që po zbrazet sepse politika i ka harruar ata dhe mendon vetëm si të arrin deri të paraja dhe ta zhvatë kriminalist buxhetin.

Tani shtrohet pyetja; A do të kemi tani në këto zgjedhjet e 6 tetorit një Qeveri,morale qe do e mbrojë Kosovën dhe to e zhvilloj Kosovën, nga këto zgjedhjet parakoshme parlamentare te vitit 2019?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat