Mashtrim dhe demagogji edhe më të shenjtë!

Opinione

Mashtrim dhe demagogji edhe më të shenjtë!

Nga: Fahri Dahri Më: 10 shtator 2019 Në ora: 11:36
Fahri Dahri

Data 5 shtator ishte dita e shënjtërimit të Nënë Terezës, datë në të cilën jo vetëm ne shqiptarët do e kujtojmë dhe nderojmë, dhe akoma më shumë të bazohemi tek urtësia dhe dashuria e saj, por kjo datë tashmë hodhi spirancën ku merret urtësia, devotshmëria, dhimshuria dhe dashuria njerëzore nga dhe tek të gjithë popujt.

Shkrimi i sotëm merrshkas pikërisht nga kjo datë, ku nuk mbeti asnjë media e shkruar apo vizive, pa e theksuar rëndësinë specifike të saj. Jo vetëm mediat, por vrapuan me shpehtësi edhe “liderët” politikë të shprehin qendrimet e tyre në vlerat e kësaj date, dhe me kujdes të veçantë formuluan urimet, duke u bazuar edhe në thëniet e të madhes Nënë Tereza. Për të realizuar synimin e shkrimit që po shtjelloj, më duhet të citoj disa nga shprehjet e “liderëve” të marra nga shtypi ynë po i kësaj date.

1- Me dashuri do të përmbushim edhe detyrimin për të dalë nga kohët e vështirësisë ku gjendemi. Me dashuri dhe me frymëzimin që na jep Nënë Tereza. Tek Ajo gjejmë kombin, tek Ajo gjejmë historinë, tek revolucioni i dashurisë që kreu Nënë Tereza në botën tonë gjejmë besimin se ditëve të vështirësisë së pamerituar po u vjen fundi.

2- Bekimi i Zotit dhe Shën Nënë Terezës qoftë me ne, për të na e lehtësuar rrugën për t’u shërbyer sa më mirë bashkqytetarëve tanë dhe për një të ardhme më të mirë për kombin tonë!

3.- Fëmijët e Bizës dhe prindërit e tyre kërkojnë një kopsht të ri. Unë besoj se me pak dashuri në veprim do ta kenë. Por ata nuk janë të vetmit të cilët kanë këtë kërkesë. Ndaj na duhet shumë dashuri në veprim, që këto zona të mrekullueshme të mos shpopullohen më.

4.- Të udhëhiqemi e ndriçohemi nga dashuria e toleranca dhe të mos na errësohen gjykimet nga mëritë dhe urrejtja.

5.-"Gëzuar Ditën E Shenjtërimit Të Nënë Terezës".

6.- "...Sot për të gjithë kombin tonë shqiptar kudo ndodhet i shtrirë në botën mbarë, kjo ditë duhet të jetë dhe është dita e krenarisë kombëtare, sepse sot në këtë ditë në të gjithë altaret e ndërgjegjes botërore, një bijë e jona na përfaqëson duke na bërë krenarë por dhe duke na dhënë shpresë se e nesërmja e jonë nëse vërtetë angazhohemi do të jetë më e bukur. Na bën krenarë sepse është gjaku ynë, por dhe na jep shpresë duke na thënë se sikurse ajo ia doli në emër të Dashurisë, ashtu edhe neve mund t’ia dalim, pavarësisht vështirësive të mëdha që mund të kemi”.

Qendrime dhe deklarime të tilla ishin të shumta, të cilat realisht të ndriçojnë mendjen dhe shpirtin kur i dëgjon. Të tilla qendrime dhe veprime i hasim në të gjitha rastet e festave fetare, si të krishtera dhe myslinmane, bektashiane etj; por nëse ndalesh tek veprimet që janë kryer dhe kryhen tek ne për 29 vjet, nga personlitetet e politikës dhe të shtetit, për fat të keq fillon dyshimi dhe zhgënjimi, shoqëria arrin të kuptojë se nuk janë fjalët dhe deklarimet që na sigurojnë perspektivë, por janë programet dhe venia në zbatim  e tyre, ndryshe përparësia i hap traun mashtrimit dhe demagogjisë.

                                ●●●

Më sipër u njohëm me disa qendrime dhe urime të bëra nga disa prej “liderve” të politikës dhe shtetit tonë. Sa mirë do të ishte që këto deklarime të ishin të sinqerta, të ndërgjegjshme dhe të shprehnin ndjenjat e vërteta të brendshme prej të gjithëve!. Nisur, ose bazuar në praktikën e ndjekur dhe veprimet e kryera e të ndërmarra prej tyre gjatë këtyre 29 viteve, vështirë të besohet se ato janë të sinqerta, të ndjeshme, të dëshiruara.

Në mediat vizive përditë lexojmë dhe rilexojmë, jo njëherë, por disa të mijëta herë rrjeshta ku flitet njëjtë me gjuhën e konflikteve, me gjuhën e urrejtjes dhe të papajtueshmërisë mes palëve politike, si ndaj veprimeve apo mos veprimeve të drejta, ashtu dhe ndaj atyre të padrejta. Në 29 vite është ndërrtuar një statukuo tepër negative lidhur me vlerat e parimet e demokracisë, nga të dy polet politike ekzistuese. Është pikërisht kjo njëjtëshmëri rruge e gabuar e ndjekur që na shpie në konkluzionin se të gjitha fjalitë e bukura, të shprehura me bazë thëniet e Nënë Terezës, nuk mund të pranohen të sinqerta. Ato janë përdorur dhe përdoren për të “ngjitur” si me zamkë demagogjitë, me depërtim në ndjenjat e shoqërisë për të ndjellur urrejtje dhe çpërqëndrim nga problemet dhe vështirësitë e shumta në të cilat po ecim për tre dekada.

Pse vallë këto mendime të këtyre njerëzve (burra apo gra) na duken hipokrite? Nuk është e mundur që diçka e thënë me ndjenja dhe me përgjegjësi, siç ka folur e vepruar Nënë Tereza", të riflitet nga buzët e një njeriu, grua apo burrë, që në jetëgjatësinë e tyre nuk kanë treguar me vepra një diçka të mirë, përkundrazi me fillimin e jetës së tyre, të moshës së mundshme për arësyetim e gjykim, kanë treguar e vepruar shumë sjellje jo të mira, jo të drejta dhe që bien ndesh me ato të Nënë Terezës.

Si është e mundur që, fjala vjen, raporti i OSB/ODIRIT, që është i shkruar e zeza mbi të bardhën, të komentohet me dy kuptime? Njëra palë merr rrjeshtat që kërkojnë të bëhet korigjime, ndërsa pala tjetër komenton rrjeshtat që flasin për pranim dhe ecje përpara. Ky fenomen, jo i rastësishëm tek politikanët tanë, është një kurs politik tepër i rrezikshëm, ky ka sjellë të këqiat më të mëdha që i kanë ndodhur këtij populli, gjatë këtij tranzicioni të qëllimshëm në synimet e dyanshme:

-Në atë të pasurimit të pamerituar (me vjedhje, grabitje etj.) të një grupi politikanësh të ndarë në dy pjesë simetrike (e djathtë dhe e majtë) dhe,

- Në atë të mos pranimit të parimeve demokratike.

Të nderuar lexues! Fenomeni "kacafytës", i pa ftyrë, i përçmuar dhe i neveritur i klasës sonë politike në këto 29 vite, është në përputhje të plotë me dualizmin fetar në trajtimin e personaliteteve të mëdhenj botëror të cilët, fetë e ndryshme, megjithëse i njohin dhe i respektojnë veprat e tyre madhore në të mirë të njerëzimit, pa pikë droje u a deformojnë emrat realë të tyre. Deformimi bëhet thjeshtë dhe vetëm për të mos pranuar të vërtetën si dhe për të lartësuar me fallsitet besimet e tyre fetare.

Për sa thashë, jap edhe shembujt e vërtetë për disa personalitete shumë të njohur dhe të vlerësuar në rang botëror: Kristianizmi, njeriun e parë në Tokë e quan " Adam", të shoqen " Eva", vazhdojmë me të tjerët: "Abraham, Jozef, Marie, Jezu,", etj. Islamizmi po këta personalitete, i quan:"Adem, Hava, Ibrahim, Isuf, Merjeme, Isa etj. akoma dhe më tej: Solomon-Sulejman; David-Daut; Mose-Musa; Aron-Harun etj.

I përmenda këto për të kuptuar se gjithçka që kryhet edhe sot nga partitë tek ne, të majta e të djathta, mbështeten tek fillozofia që të vërtetën ta zëvëndësojnë me të shtrëmbërtën. Njëra palë betohet për realizimin e Reformës në Drejtësi, edhe pala tjetër po ashtu, por proçeset në përshpejtimin e përfundimit të Reformës, hasin pengesa disa të pranuara, ndërsa disa pengesa janë subjektive, produkt i të dy palëve! Apo Reforma zgjedhore, etj. Nuk do vazhdohet me shembuj të tjerë, sepse janë të shumtë dhe të dukshëm në prekjen e interesave dyplëshe.

Përpara këtyre situatave, të cilat ciklohen e riciklohen, si dhe problematikave të reja që sjell koha, siç është edhe ajo që po e quajnë “krizë politike”, e cila kuptohet fare qartë si produkt i politikës (Partive politike), për të marrë ose dhënë pushtetin jashtë kornizave kushtetuese dhe vullnetit të popullit, ata që krijojnë krizën, na dalin se duan të luftojnë krizën, pra pjellën e tyre e shesin tek njeri-tjetri dhe gjoja e quajnë të rrezikshme, si e tillë lindin konfliktet. Kacafytjet, urrejtjet dhe gati-garti shpërthimet e luftës civile. Për ç’farë duhet të luftohet?  Sigurisht, për të evituar krizën!. Atë krizë që krijohet nga etja për pushtet në kundëtshtim me parimet demokratike. Të gjitha këto “ura” që shemben, janë të dëmshme, sepse pjellin rreziqe të mëdha në stanbilitetin dhe sigurinë kombëtare.

Me keqardhje, por dhe për të rritur kujdesin e vigjilencën, besoj se kuptohet që gjithçka rreth nesh është bërë si e pabesueshme dhe dalja prej kësaj gjendjeje kërkon ndryshim rrënjësor, me parësi tek grupet drejtuese të të gjitha partive. Politikanët duhet medoemos të çvleftësohen, duke filluar nga puna me mediat, të cilat kërkohet të mos i intervistojnë, të mos i pasqyrojnë në ekranet e tyre, në gazetat e printuara e ato onlain.

Është vonë, megjithatë janë në kohë që çdo politikan, pushtetar, administratior, etj që e ndjen se me pozicionet e tij drejtuese të deritashme nuk ka kontribuar në ecjen përpara të shoqërisë, si në shkallë vendi dhe në zonat përkatëse, të marrin kurajo duke respektuar veten e tyre së pari dhe pastaj lidhjet zinxhir: familjare, fisnore, krahinore deri tek mbarë shoqëria, të japin dorëheqjen.

 Më 06/09/2019.-                   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat