A do të shkojë këshilltari i lartë i Trump në Beograd e Prishtinë?

Opinione

A do të shkojë këshilltari i lartë i Trump në Beograd e Prishtinë?

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 11 shtator 2019 Në ora: 13:18
Donald Trump dhe John Bolton

Në një njoftim të befasishëm në Twitter, Presidenti Donald Trump të marten, tha që ai ka kërkuar dorëheqjen - dhe e ka marrë atë - nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton, duke thënë se të dy kishin mosmarrëveshje të forta për një seri çështjesh të politikës së jashtme.

"Unë nuk u pajtova me shumë nga sugjerimet e tij, ashtu si edhe disa të tjerë në Administrat," shkroi Presidenti në Twitter, dhe shtoi z.Trump : "Unë do të emëroj një Këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme,".

"Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk u pajtova me shumë sugjerime të tij, ashtu si edhe të tjerët në Administrat, dhe për këtë arsye….!

.... Unë e pyeta John për dorëheqjen e tij, e cila mu dha nga ai mua këtë mëngjes. Falënderoj shumë John për shërbimin e tij. Unë do të emëroj një Këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare, javën e ardhshme lexohet ne dy mesazhe ne Twitter, te Presidentit Trump.

Po sipas komenteve politike sot, thuhet gjithashtu se z. Bolton kishte pasur mendime të ndryshme me disa cështje të tjera politikës së jashtme, me Presidentin Trump, sidomos në çështjet e politikës së jashtme amerikane në lidhje me Koren e Veriut, Afganistanin dhe Iranin.

Por, analist dhe komentator politik amerikan, në rrjetet sociale dhe në disa portale amerikane, nuk kan lënë pa permendur edhe Kosovën e Serbinë.

A do të shkojë këshilltari i lartë i Trump në Beograd e Prishtinë?

Tani që Bolton, nuk është më një Këshilltar i Sigurisë Kombëtare,  ai që tre javë më pare u takua në Ushington me Ministrin e Jashtëm ser Ivica Daqiq….dhe. nga ai takim doli edhe nji deklarat se shumë shpejt John Bolton në cililësinë e Këshilltarit të  Sigurisë Kombëtare, do të vizitonte Prishtinën dhe Beogradin!?

Këshilli I Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, nuk ka dhënë ende asnjë koment në lidhje me një vizitë të mundshme të këshilltarit të sigurimit kombëtar amerikan, John Bolton, në Beograd dhe Prishtinë, deklerat e cila i është thënë Zërit të Amerikës, seksionit serb, nga Ivica Daqiq.

Shtypi serb duke iu referuar shefit të tyre të diplomacies, nga takimi i Bolton me Daqiq, ne Uashington, raportonte se këshilltari i sigurisë kombëtare të Donald Trump, mund të vizitojë rajonin, përkatësisht Beogradin dhe Prishtinën, deri në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, dhe se "SHBA, do të nisë një ofensivë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, d.m.th. , për të filluar-dialogun (Beogradi-Prishtinë) nga bllokimi. "

Madje media serbe që konsiderohen autoritative në Serbi, raportuan gjithashtu për deklaratat e bëra nga burime diplomatike anonime, të cilët thanë se Bolton mund të shkonte në rajon vetëm nëse taksat e Prishtinës për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina do te ishin te shfuqizuar, dhe se vizita e tij nuk ka të ngjarë nëse kjo do te ndodhte, sepse ai "nuk dëshiron të të jetë i pasuksesshëm ".

Bolton së fundmi u takua me Ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç në Uashington dhe pas atij takimi beri një fotografie shumë “miqësore” jashtë diplomacies, ne oborrin e Shtëpis së Bardhë, dhe tha në Twitter se ai ishte dakord me Daçiqin se "dialogu me Kosovën duhet të ecë përpara sepse asnjëra palë nuk përfiton nga status quo, dhe tani është koha që të dy palët të bejnë dicka."

Pas takimit, Daçiç i tha seksionit serb të Zërit të Amerikës se "administrata amerikane e kupton se problemi nuk është në Beograd, por me autoritetet e Prishtinës" dhe tregoi se "disa takime të reja me autoritetet e Prishtinës, mund të pasojnë" në fund të Gushtit ose ne fillim te Shtatorit.

John Bolton vazhdimisht u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të arrijnë një marrëveshje, dhe ishte gjithashtu një nga zyrtarët e parë amerikanë që u shpreh publikisht se Shtetet e Bashkuara "nuk përjashtojnë korrigjimet territoriale" në zgjidhjen e problemit, ta seksioni serb i Zërit të Amerikës.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, sot mbas këtij zhvillimi të befasishëm në Uashington -  bëri thirrje që Presidenti Donald Trump të emëronte sa më shpejt në vend të John Boltonit, një Këshilltar të ri Kombëtar të Sigurisë që respekton vlerat tradicionale amerikane.

“Presidenti duhet të caktojë menjëherë një zëvendës të kualifikuar, i cili respekton të drejtat e njeriut, mbështet diplomacinë dhe zhvillimin, si dhe që e kupton se aleancat dhe angazhimi janë shtylla të politikës së jashtme amerikane”, shkroi kongresisti Engel në rrjetin social Twitter.

Shkarkimi i zotit Bolton, ishte i befasishëm për shumë zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë. Vetëm një orë para mesazhit të zotit Trump në Twitter, zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë njoftoi se zoti Bolton, do të dilte në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe atë të Thesarit, Steven Mnuchin.

"Ata thjesht nuk binin dakord për shumë çështje," u tha gazetarëve zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley.

Ai mohoi se kishte qenë një çështje e vetme që shkaktoi prishjen midis tyre.

Shtëpia e Bardhë thotë se Charlie Kupperman do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në detyrë.

Kush është Charles Kupperman?

Charles Martin Kupperman (lindur më 9 nëntor 1950) është Zëvendës Këshilltari aktual i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare për Presidentin Donald Trump. Ai ka shërbyer që nga Janari 2019. Që nga 10 Shtatori 2019, kur Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton e liroi pozicionin, Kupperman, Presidenti Trump, e bëri atë “automatikisht”  Këshilltar i përkohshëm i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Kupperman ka shërbyr më pare për Presidentin Ronald Reagan në 1987. Kupperman ka mbajtur poste të larta, si një nga kontraktorët e mbrojtjes së kompanisë Lockheed Martin dhe Boeing dhe ka shërbyer në administratën e ish Presidentit Ronald Reagan, deri në vitet 1980.

Kupperman shërbeu në bordin e drejtorëve për Qendrën për Politikë të Sigurisë (CSP) ndërmjet 2001 dhe 2010.

Kupperman është hebre.

Kupperman fitoi një diplomë bachelor në Shkenca Politike nga Universiteti Purdue në 1972. Ai mori një diplomë master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbisë Britanike në 1973. Teza e masterit të tij ishte me titull Strategjia, Teknologjia dhe Marrja e Doktrinave Strategjike të Shteteve të Bashkuara 1945-1972 . Kupperman përfundoi një doktoratë në Studime Strategjike në Universitetin e Kalifornisë Jugore në 1980. Teza e tij e doktoratës ishte e titulluar Debati SALT II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat