Nje lajm i mirë për Kosovën nga Washington DC

Opinione

Nje lajm i mirë për Kosovën nga Washington DC

Nga: Ramazan Bekteshi Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:51
Ramazan Bekteshi

Presidenti Trump shkarkoi Boltonin, një poltikan i njohur që së bashku me ish-ambasadorin amerikan në Beograd, Eagleburger, ishin kundërshtar të Kosovës dhe miq të Serbisë e Rusisë.

Sot Kosova mund të marrë frymë lirshëm, sepse njeriu qe e deshi ndarjen e Kosovës është shporrur nga Shtëpia e Bardhë. Ky akt mund t’a ketë dëshpëruar Hashim Thaçin.

Boltoni, para do kohe, i dërgoi emisaret e tij në Kosovë për të bërë presion për tërheqjen e taksës. Emisaret e tij shkuan aq larg me kërcënimin, duke thënë se do të tërheqin edhe bazën ushtarake, kampin Bondsteel.

Largimi i Këshilltarit për Siguri Kombëtare është pritur, sipas mediave këtu në kryeqytet, sepse Shtëpia e Bardhë një kohë të gjatë ka qenë e frustruar me vendimet e Boltonit. Sipas shtypit, bëhet me dije se Sekretari Pompeo prej javësh nuk ka pasur komunikim me Boltonin.

Boltoni kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë, në mars 2018, solli shumë bashkëpunëtorë me vete. Ende nuk dihet fati i tyre.

Reagimet për largimin e tij janë të ndryshme. Megjithatë, ai kurrë s’pati nje “plan të qartë loje” as për Kosovën, as për Korenë Veriore, as per Talebanët, as për Iranin, etj.

Washington Post shkruan: “Boltoni është jashtë, sepse besnikëria ndaj një narcisisti asnjëherë nuk bën punë”.

Kjo ngjarje nuk do t’u pëlqej Ramës, Hashim Thaçit e Vuçiqit. Ngushëllime atyre dhe urime Kosovës!

Thank you, Mr. President Trump!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat