Rreth bashkimit kombëtar dhe realitetit politik

Opinione

Rreth bashkimit kombëtar dhe realitetit politik

Nga: Jusuf Buxhovi Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:14
Jusuf Buxhovi

Me shpalljen e shtetit shqiptar në vitin 1912 si dhe shtetit të pavarur të Kosovës si të arriturën më të madhe të shqiptarizmit në këtë shekull, koncepti i Rilindjes kombëtare për bashkimin e katër vilajeteve në një shtet shqiptar, po i rrumbullakon objektivat historike.

Në rrethanat e reja politike,veçmas të atyre të natyrës gjeostrategjike dhe gjeopolitike të sferave të interesit, retorika e ideologjisë kombëtare e shekullit nëntëmbëdhjetë duhet të zëvendësohet me konceptin e unionit të mundshëm shtetëror demokratik Shqipëri-Kosovë, që për parakusht duhet të ketë stabilizim e plotë shtetëror të Kosovës si dhe integrimin në strukturat veriatlantike dhe assesi shuarjen dhe shkrirjen e tij për të cilën janë të interesuar Beogradi dhe Moska në mënyrë që çështja shqiptare të rrudhet në një shtet me arnime që u përcaktohen prej tyre...

Ndryshimi i këtij diskursit nuk e shpërfillë realitetin kombëtar shqiptar dhe rëndësinë e tij si fuqi shpirtërore së cilës i duhen forma të reja për ta ruajtur vitalitetin e brendshëm në përmasat etnike.

Përkundrazi, kapërcimi nga konteksti ideologjik te ai shtetëror, një qëndrimi historik, i cili me shumë e shumë sakrifica i ka ushqyer proceset e shtetformimit dhe i ka sjellë deri këtu, ia jep karakterin politik dhe diplomatik në përputhje me konfigurimet e brendshme mbi të cilat mbështetet qenia e shtetit shqiptar (baraspesha identitare veri-jug rrënimi i së cilës e kthen në objekt kusuritjesh të jashtme) dhe e shtetit të Kosovës si interes gjeostrategjik i Perëndimit, për të cilin, nga ana e tyre, u përdor edhe lufta...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat