Korrupsioni si kancer në shoqërinë e Kosovës - “Terapia” e propozuar nga i kryekorruptuari i PDK-së, farsë dhe mashtrim paraelektoral

Opinione

Korrupsioni si kancer në shoqërinë e Kosovës - “Terapia” e propozuar nga i kryekorruptuari i PDK-së, farsë dhe mashtrim paraelektoral

Nga: Hafiz Shala Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:11
Hafiz Shala

Çdo propozim apo iniciativë të karakterit demagogjike mashtrues, është i barabartë më dështim që në start.

I ashtuquajturi “Pakt“ kundër korrupsionit është një tentim lajthitje mashtrimi dhe mënyre për përfitime të elektoratit të cilët haptas po e nënçmojnë sikur ky pakt po i servohet ndonjë populli të nji shteti tjetër I cili së pari here po ndegjonë për të e jo këta që e shofin, e lajmërojnë e përjetojnë në likurën e tyre.

Por, drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia e kontrolluar nga pushtetmbajtësit, kjo dukët si utopi e cila po i dekurajon dhe deshpresonë qytetarët deri në largim jashtë vendit.

Prijës në këto dukuri edhe si pjesëmarrës në veprat korruptive e nepotiste edhe si tani “luftëtarë” të kësaj dukurie për çka askush nuk ju beson, ajo, pra PDK-ja sikur e dehur vazhdon më ketë “ pakt” që po nënkuptohet së e kanë pranue së janë prijës të kësaj të keqëje por, po shpresojnë qe më këshillojë parullave e pamfleteve politike ti mashtrojnë qytetarët hallëgjinjë.

Klani “Pronto” është kryekëput kryevepër e kësaj partie më pjesëmarrjen e të gjithë udhëheqjes së saje nga çfarëdo profili e posti që e kanë mbajtur dhe e mbajnë si hallkë e mirë organizuar dhe zyrtarizuar si e pranueshme në kuadër të programit politiko partiako ideologjik.

Kadri Veseli Kryetar dhe kandidat për Kryeministër, është apostrofuar në disa raste qoftë si ndërmjetësues qoftë i drejtpërdrejtë, dhe ai shetë dushk për gogla përmes paktëve dhe ekstra ligjeve kundër kësaj dukuri bashkë më nepotizmin si “ rrjedhe normale “ për ti rehatue familiarët e militantët partiak.

Më sa di unë, Kushtetuta e Kosovës është mirë e formuluar kur është fjala për drejtësinë dhe poashtu edhe ligjet si burimore të kësaj Kushtetute e përpiluar nga të huajt në përputhje më ligjet ma të avancuara demokratike përendimore.

Kushtetuta dhe ligjët, nuk e parandalojnë, ndalojnë dhe zhdukin korrupsionin. Këto duhet zbatuar në praktikë dhe aty qëndronë problemi kryesor.

Shembull praktik. Shenja “Stop apo semafori i kuq “ në komunikacion, janë ato që pjesëmarrësin në komunikacion e paralajmërojnë së duhët të ndalët, por, as njëra e as tjetra, nuk kanë mekanizëm që e ndalin vozitësin apo këmbësorin.

Thënë thjeshtë, ligjët nuk e ndalojnë korrupsionin, ate e ndalojnë njerëzit e guximshëm, të ndershëm në organet e drejtësisë, prokurorisë dhe gjyqësisë. Prandaj, paktët e dokrrat e pretendentëve për pushtet, janë fraza e premtime elektorale të cilat as që duhet të merren si serioze. Vetë deklarimi i tyre tani dhe fushata për ta marrë pushtetin, e demantonë sinqeritetin e tyre për qka qytetarët nuk ju besojnë.

Besimin,mundë dhe duhet ta marrin kuadrot e reja që garojnë për pushtet dhe ata të cilët nuk e kanë shiju pushtetin që njeherit do të thotë edhe nuk janë të korruptuar e as nuk janë të përfshirë në nepotizëm dhe krimët që pretendohët së janë bërë bile duke cekur edhe emra të përveçëm por, drejtësia heshti dhe po heshtë sepse në to janë të përfshirë siç thuhët “ peshqit e mëdhenj “ une do ti quaja të kalbur. Drejtësia e kapur, është e barabartë më inegzistentën.

Është brengosëse, irituese, nënqmuese për votuesit dhe shumë bajata së si po zhvillohën debatët televizive mës përfaqësuesve të partive politike të cilat nuk kanë sjellje njerëzore e civilizuese thuaja së janë duke u zhvilluar në ndonjë bastore apo klub natë më fjalor rrugaqësh e të pista ku qytetari është i detyruar ta ndalë televizorin ose të mbyllët vetëm në dhomë pa prezencën e fëmijeve dhe anëtarve tjerë të familjës sepse, vërtetë është e padurueshme ti degjoshë e shikoshë.

Moderatorët ose duhët të bëjnë rregulla ose përndryshe duhët ta ndërprejnë emisionin dhe mos tu lejojë që herave tjera të jenë mysafir në ato studio.

Të kontrollohët dhe të stopohët koha sipas minutazhës së paraparë ose thjeshtë të jau mbyllë mikrofonin.

Zhargoni i pajtongjive (ju kërkojë falje atyre të sotit sepse I kujtojë ata të vjetrit), duhet të eliminohet nga fjalori sepse ata flasin në ëmër të partisë dhe elektoratit të tijë nga i cili e pretë votën dhe përkrahjen. Si popull, nuk e kemi as traditë e as kulturë të kësi lloj sjelljeve publike.

Këto debate nuk kanë të bëjnë asgjë më debate demokratike e civilizuese siq zhvillohen në vëndët demokratike përëndimore të cilat më gjithë kritikat dhe sulmet ndaj oponentëve të tyre, ata, mëgjithate e ruajnë atë minimumin e mirësjelljës për hirë të votuesve të tyre që mundë të ketë ndikim pozitiv apo negative në përcaktimin e votuesit për ta dhenë votën.

Paraqitjet më të dhena konkrete të paegzagjeruara qoftë nga pretendentët për poste shtetërore qoftë për deputet, duhët të jenë bindëse së pari për votuesin e pastajë për oponentët.

Të shpresojmë që këto dukuri të shemtuara në debate televizie të mospërsëritën dhe votuesve të jau ruajnë qetësinë dhe durimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat