Vota për PAN-in, votë krimit dhe shtet-shkatërrimit!

Opinione

Vota për PAN-in, votë krimit dhe shtet-shkatërrimit!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 15 shtator 2019 Në ora: 06:32
Ish-koalicioni PAN

Udhëtimi dhe itinerari i përbashkët i PAN-istëve në gadi dy dekada nga instalimi i pushtetit të tyre të dhunshëm dhe agresiv mbi Kosovën dhe shqiptarët, duke ndërruar trajtë por jo edhe përmbajtje, përfundoj me një epilog disfatist n'sundimin e vendit, dhe duke e sjellë buzë greminës shoqërinë Kosovare në njërën anë, dhe n'prag të felimentimit e bankrotimit të shtetit të Kosovës në anën tjetër.

- Formacioni i tyre, i ashtuquajturi krah i luftës, kishin dalë nga nëntoka dhe qarqe të dyshimta e misterioze, për t'vënë n'zap pushtetin faktik mbi Kosovën dhe të ardhmën e saj me metoda dhe mjete n'sherbim të qellimit.

- Rasti i dytë për t'sunduar vendin, pas atij të ish QPK-së ilegjitime dhe ilegale n'krye me Hashim Thaqin n'prag të çlirimit dhe pas çlirimit definitiv nga Serbia armike me rastin e invadimit triumfues të NATO-së me 12 Qeshor 99-të, isht e ai i ri-grupimit të të njëjtit kontigjent ; brënda natës dhe n'çastet e fundit, për të dalë subjekt i parë elektoral dhe për t'sunduar Kosovën dhe shqiptarët edhe "legalisht"përmes institucioneve legale të sistemit në shtetin e brishtë të Kosovës.

- Subjektet politike (lexo : bandat kriminale) : PDK, AAK & NISMA, formuan Qeverinë e Republikës së Kosovës, një Qeveri të pakicës shqiptare, por me ndihmën e Vuqiqit dhe leves së tij n'Kosovë, Listën serbe, qeveri kjo e drejtuar nominalisht nga Ramush Haradinaj por e dizajnuar nga tandemi pro-serb ; Thaqi & Vuqiq.

- Si pasojë e aferave korruptive, skandaleve n'qeverisje, abuzimit të fondeve dhe parasë publike në njërën anë, dhe dëmëtimit të raporteve me aleatët dhe sponzoret e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës n'krye me SHBA-të, dhe presionit nderkombëtar ;

U vetërrëzua Qeveria Haradinaj!

Hisedarët e pushtetit n'shtetkapje, PAN-i, nuk menagjuanë dot egotë për pushtet të "komandantëve" dhe në ndarjën e "presë", ngase Kosovën e konsideronin pre dhe pushtetin gjah për t'a vjedhë e zhvatë deri n'palcë, dhe shfrytëzuan alibinë, ftesën e Gjykatës Speciale për Kryemnistrin e "dënjë" Haradinaj.

- Veseli, Limaj & Haradinaj, nuk e kanë vendin n'pushtet e n'politikë, por diku tjetër.

Sot kerkojnë votën veq e veq, me shpresën, për t'u ri-grupuar në një triumviratë të III-të, alias PAN II, dhe fatal për vendin.

Me paturpësi kërkojnë votën dhe besimin e qytetarëve, tani jo më me një kandidat për Kryeministër dhe me një listë zgjedhore, siq ishte rasti në PAN, 1, alias në triumviratin e II-të me Ramush Haradinaj Kryeministër, por me tre kandidat për Kryemnister dhe n'tri lista zgjedhore...!

Thuaj se populli ha barë ...!

Nga brekëgrisur në milionerë.

Tre kandidatë për Kryeministër, tre autorë të krimeve mbi shqiptarët dhe atdheun e tyre, tre urdhërdhënës dhe instruktorë të vrasjeve politike të rreth 200 veprimtarëve, aktivistëve të LDK-së, bashkëpunëtorë të presidentit historik, Rugova.

Tre kandidatë për Kryministër ; zhvatës dhe abuzues të fondeve publike, keqpërdorues të buxhetit të Kosovës dhe të taksapaguesve...!

Tre kandidatë për Kryeministër ; sajuesë dhe konstruktorë të skemave sociale të mashtrimit, siq është rasti me vetranët e rrëjshëm, alias 5-6 fishimin e tyre si parapolitikë dhe makineri votuese për shtet-kapësit n'pushtet, PAN-in antishtetëror.

Tre kandidatë për Kryeministër të cilët sektorin publik e kanë kthye në klientelë dhe në armatë detyrimisht votuese për ta dhe klanin e tyre n'shtet-kapje...!

Tre kandidatë për Kryemnistër të cilët i'a lanë duartë e lira Vuqiqit dhe argatit të Tij n'Kosovë, shqipëfolësit Hashim Thaqi që të tregëtoj me teritorin (integritetin teritorial) dhe sovranitetin e vendit.

Këta tre kandidatë për Kryeministër, vertetë s'kanë aktakuza të ngritura dhe as verdikt gjyqësie, por veprat kriminale dhe aktët e krimeve mbajnë autorësinë tyre, dhe këtë fakt e dijnë shqiptarët, qytetarë shumicë të Republikës së Kosovës.

Krimi i bashkojë, krimi i mbanë bashkë, sikur mishin & thonjët.

Verdikti i Sovranit me 6 Tetor duhet t'i dergoj n'opozitë, dhe Qeveria e Re e Republikës së Kosovës duhet t'punojë shumë n'sundimin e Ligjit dhe në shkapjën e shtetit, rrugë cila do qonte në demokratizimin e vendit dhe hapjën e perespektives së zhvillimit ekonomik dhe të integrimeve Euro-perendimore dhe Veri-atlantike.

Një PAN, 2 triumvirat i III-të, do ishte i kobshëm dhe fatal për fatet e vendit dhe kombit.

T'punojmë që kjo t'mos ndodhë, sot as kurr...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat