Si ta çlirojmë Kosovën nga “çlirimtarët”?

Opinione

Si ta çlirojmë Kosovën nga “çlirimtarët”?

Nga: Nehat Hyseni Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:58
Nehat Hyseni

Edhe pse fushata parazgjedhore zyrtarisht fillon më 25 shtator, realisht ajo është duke ndodhur tani e sa kohë më parë, madje me një intensitet të sforcuar.

Subjektet politike më agresive edhe kësaj here janë partitë e PAN-it, të cilët veten po e quajnë “çlirimtarë”. Këto parti kanë paraqitur tre kandidatë për kryeministër të Republikës së Kosovës dhe kanë pretendime të gjithat për pushtet dhe qeverisje, që e kanë përfshirë në slloganet e tyre “për shtet”.

Megjithatë, PDK e Kadri Veselit po imponohet vend e pa vend dhe me një agresivitet e paraqitje banale me moton “dekada e re”, duke tentuar paturpësisht që ta shlyej memorien e qytetarëve për krimet e korrupsionin që e kanë katandisur vendin në këtë derexhe, për faqe të zezë.

Si zakonisht, PDK edhe me Thaçin më parë, kur hetonte se e kishte punën pisk nga trysnia e ndërkombëtarëve dhe nga opinioni vendit, psh për luftimin e krimit dhe të korrupsionit, ata formonin “institucione” kinse për luftimin e tyre, ku i emëronin militantët e dëgjueshëm partiak, të cilët realisht shërbenin si mburojë për mbrojtjen dhe mosndëshkimin e krimit e të korrupsionit dhe plaçkitjen e shtetit.

Prandaj, nuk na habitë “kushtrimi” i Kadri Veselit për “zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit” dhe për formin e një agjensie për këtë qëllim.

Meqenëse tarafi i “çlirimtarëve” reth PAN-it janë të ngulëfatur deri në fyt me krim, plaçkitje, grabitje e korrupsion dhe kanë krijuar pasuri marramendëse duke shkelur ligjet e duke zhvatur pamëshirshëm shtetin, ata janë të brengosur se po u rrezikohen milionat dhe plaçka e fituar në atë mënyrë dhe janë të interesuar dhe të mobilizuar jetësisht që me të gjitha forcat t’i rifitojnë zgjedhjet dhe t’i sigurojnë pronat e dyshimta e kriminale të tyre.

Taborrit të PAN-it i është bashkëngjitur edhe fraksioni i Vetëvendosjes, dmth PSD e Shpend Ahmetit dhe AKR e Behgjet Pacollit dhe të gjithë këta së bashku paraqesin taborrin e “çlirimtarëve”.

Kurse, nga ana tjetër, në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 6 tetorit 2019 janë në garë edhe taborri politik “antikrim” e “antikorrupsion”, LDK dhe Vetëvendosja.

Kam përshtypjen se, për dallim nga tarafi i krimit dhe korrupsionit, apo taborri politik i “çlirimtarëve”, që janë agresivë, sidomos LDK me kandidaten Vjosa Osmani për kryeministre të Kosovës, përkundër qasjes së drejtë e parimore, megjithatë i mungon një dinamizëm më i madh dhe një thellim në konkretizimin e deklaratave të tyre parimore në luftën, siç thotë me të drejtë Vjosa, për “shkuljen e krimit me rrënjë”.

I kam përcjellur me shumë vëmendje tubimet dhe debatet televizive reth zgjedhjeve gjatë këtyre ditëve dhe kam përshtypjen se tubimet parazgjedhore, e sidomos fjalimet e Vjosa Osmanit janë tepër të shkurtëra, që u mungon shpalosja dhe shpjegimi më i thelluar i ofertës politike të saj që ta ndryshoj gjendjen dhe ta çrrënjosë krimin e korrupsionin. Fitohet përshtypja se Vjosa paraqitet disi si e ndrojtur dhe len përshtypjen e zbehtë se (s) do i arrij objektivat e premtuar politikë.

Prandaj, mendoj se ekipi profesional reth saj, për të cilin kam respekt dhe konsideratë të jashtëzakonëshme, megjithatë duhet t’i përkushtohen edhe më shumë punës së tyre reth paraqitjes së Vjosës në fushatë. Pra, duhet bindur votuesit se Vjosa, edhepse nuk është kryetare e LDK-së, për dallim nga të gjithë opinentët e saj apo kandidatëve të tjerë që janë kryetarë të partive përkatëse politike.

Ndërkaq, sa i përket fushatës së Vetëvendosjes dhe kandidatitit të saj për kryeministër, Albin Kurtit, mendoj se është duke e zhvilluar mirë fushatën dhe vërehet ashiqare se don ta përcjellë mesazhin tek votuesit se ai ka përparësi ndaj Vjosës për arsyen e përmendur dhe se është personi i duhur për këtë post, me sloganin revolucionar “erdhi dita”!

Mos të harrojmë se, çështja e çrrënjosjes së krimit dhe korrupsionit, ç’kapjes së shtetit nga kriminelët, realisht nuk është punë e lehtë. Sepse, taborri kriminal i politikbërjes kosovare është jashtëzakonisht i aftë që më fjalime “heroike”, ta fshehë krimin dhe hajninë!

Madje, fitohet përshtypja se sa më të “flaktë” e “patriotë” që janë ata në paraqitjet dhe fjalimet e zjarrëta të tyre publike, aq më shumë fshehin krimet e hajninë.

Me fjalën “guxim”, që e përdorin aq shpeshë dhe mburren paturpësisht me të, ata nënkuptojnë banditizëm për shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës, sipas tekave të tyre dhe rrënimin e miqësisisë me partnerët strategjik ndërkombëtarë, që na çliruan nga Serbia.

Por, edhepse Serbia u dëbua nga Kosova, falë Amerikës dhe NATO-s, megjithatë hajnia, krimi e korrupsioni na mbetën dhe për tu çliruar prej tyre nuk mund të na ndihmoj askush. Çlirimin prej tyre na duhet ta bëjmë vet më 6 tetor, duke mos i votuar hajnat dhe kriminelët, pra “çlirimtarët”, por duke i votuar subjektet politike dhe kandidatët me duar të pastra, në krye me Vjosa Osmanin kryeministre dhe në koalicion të fortë e të sinqertë paszgjedhor të LDK-së dhe Vetëvendosjes. Më 7 tetor 2019 duhet ta kemi të qartë se në mandatin qeverisës 2018-2023, do të nisemi rrugës së dekeiminalizimit të shtetit, duke marrë mësim nga bota demokratike, si psh. nga Singapori i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, pastaj nga Kroacia dhe Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila e përgjysmoi rrogën e vet dhe të qeveritarëve, e shiti aeroplanin dhe automjetet e shumëta qeveritare, si të panevojëshme, etj.

Natyrisht, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit nuk mund të ndodhnin pa burgosjen e reth 175 ish ministrave dhe shumë qeveritarëve në Singapor, kurse në Kroaci edhe të ishkryeministrit Sanader dhe shumë ministrave e zyrtarëve të tjerë.

Kurse në Republikën e Kosovës nuk është burgosur me burg efektiv asnjë politikan dhe zyrtarë të lartë shtetërorë!

Pra, kjo duhet të ndodhë në qeverisjen e ardhëshme, që do të del nga vota popullore në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 6 tetorit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat