Të mençurit dhe intelektualët veçohen me qëndrimet ndaj të vërtetave

Opinione

Të mençurit dhe intelektualët veçohen me qëndrimet ndaj të vërtetave

Nga: Fahri Dahri & Agim Binaj Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:32
Fahri Dahri

I nderuar akademik!. Respektojmë të drejtën e kujtdo të shprehet ashtu siç i mendon dhe i gjykon ngjarjet, të flasë për historinë, për demokracinë, letërsinë, politikën etj.

Pra, përgjithçka që ai/ajo merr nismën për të komunikuar me publikun, dhe kjo sigurisht në mënyra të ndryshme.

Bazuar nga kjo e drejtë, që është një arritje e vetme mbas regjimit të kaluar, dëshirojmë të shprehemi ndryshe nga ju për nja tre-katër qendrimet tuaja, lidhur me shkrrimin: "Edhe popullin nën hetim parlamentar".

1.- Ngatërrimi i hymnit shqiptar me atë të Angolës, nuk ishte i pa qëllimtë. Nëse ndjekim rrjedhën e veprimeve, u mësua se para kohës së këndimit të hymneve, edhe ju besoj e keni dëgjuar që një grup "tifozësh" mes tyre dhe një serb, u ndaluan për shkak se donin të lëshonin parrulla me Dron, ku thuhej se Kosova është Serbi. Me që kjo tentativë nuk u arrit, mendojmë se edhe ju duhet të arrini në konkluzion, që ngatërresa e hymneve ishte e qëllimshme dhe nuk mund të vihet në "ballancë" as me sazet dhe as me daullet. Të kuptohemi, këtu duhet të veçohet qëllimdashja, që sigurisht nuk duhet përfshijë as shtetin frances dhe as popullin, mbasi siç u pa, kur u këndua hymni i vërtetë, gjithë stadiumi e shoqëroi me duartrokitje.

2.- Nëse një kuvend konstaton shkelje të Kushtetutës, ndaj kujtdo që tenton një veprim të tillë, është e ligjshme të hetohet rasti. Hetimi nuk është vetëm për disa, por edhe ndaj presidentit, kryeministrit apo dhe kryetarit të kuvendit, pra për këdo! E rëndësishme dhe me vlera të larta në parimet demokratike është që hetimi të jetë i drejtë, jashtë mllefeve politike e partiake, i bazuar në kushtetutë dhe në ligjet përkatëse. Meritë e veçantë me vlera të mëdha është, në rastin konkret, veprimi i mënçur i komisionit hetimor, i cili nuk është nxituar në përfundime, dhe akoma më të vlerësuar e bën kërkesa e opinionit edhe nga komisioni i Venecias. Kush gabon, me apo pa dashje duhet të gjykohet.

3.- Nuk na lejon ndërgjegja profesionale, dhe as realiteti i situatës demografike që ishte në Republikën e Shqipërisë më 30 qershor 2019.

a)- Nga ana profesionale, bazuar në të dhënat e KQZ-së në votime atë datë dolën rreth 22% e votuesve. Nisur nga përvoja shumëzgjedhore tek ne, ka rezultuar se pjesmarrja në votime është vërtitur rreth 50%, (automatikisht 90% zbret në 55% - 45+ 10%!!). Nga ana tjetër, sipas të dhënave statistikore dhe "akuzave inatçore" partiake (ku thuhet se vendi po zbrazet nga popullsia dhe që është e vërtetë), rezulton rreth 22-25% e zgjedhësve shqiptarë ndodhen jashtë shtetit Shqiptar, të cilët besoj se edhe ju duhet ta çlironi 90% nga kjo ngarkesë artificiale, duke pretenduar me pa të drejtë që ata nuk morën pjesë në votime me arësyen se ishin kundra proçesit zgjedhor. Në fakt rreth 800 mijë shqiptarë, ishin jashtë vendit dhe, duam nuk duam e çlirojnë 90%-shin.

b)- Tregues tjetër, që të gjithë të jemi të sinqertë, 90%-shi, që ju dhe të tjerë e trajtoni si mos vajtje në votime në ruajtje të identitetit, çlirohet edhe nga mesatarja disa vjeçare e një pjese popullisie rreth 25 %, e cila tradicionalisht nuk merr pjesë në votime.

Së fundi, duhet të jemi të drejtë në qendrimet, kur bëhen analiza të fenomenit në fjalë, të marrim në konsideratë edhe trysnitë që bëhen gjatë fushatave zgjedhore. Trysni të cilat shprehen në blerje-shitje votash nëpërmjet parave, vendeve të punës, kanosjeve pse jo dhe siç ka ndodhur edhe vrasjeve. Ngjarje këto të pranishme dhe të vërtetuara tek të dyja palët, kush më shumë e kush më pak.

c)- Si konkluzion nuk mundet që të arrihet në fryrje apo mashtrime të shifrave, të cilat, siç i shtjelluam, nxjerrin zbuluar atë të shkretë 90%-sh shifre, e cila nuk tregon asgjë të vërtetë, përkundrazi e vërteta e saj qendron tek demagogjia, për ti hedhur hi syve popullit, kjo për interesa grup partiakësh, si majtas apo djathtas.

Tërheq vemendjen edhe fakti, kur për proçesin zgjedhor të 30 qershorit 2019, shprehen me qendrime ironike edhe personalitete të larta shtetërore, të cilët, mesa duket, vënë në lojë (ndofta edhe me të drejtë) të dyja palët, si ata që morën pjesë në votime, ashtu dhe palën tjetër që bëri thirrje për të mos shkuar në votime, duke i “ngushëlluar” se e majta fitoi 61 Bashki, pra qind për qind të bashkive të vendit; ndërsa opozita fitoi 90 përqind të zgjedhësve, mbasi, sipas tyre, nuk shkuan në zgjedhje, pavarësisht arësyet apo shkaqet.!

Si rrjedhojë, në këto lojra politike, bien në kurth disa shkencëtarë, intelektualë, apo dhe akademikë, të cilë përpiqen të glorifikojnë “mashtrimet” dhe demagogjitë e politikës, duke u larguar nga e vërteta.!

Përfundimisht shifra 90%, duke e analizuar me ndërgjegje, me paanësi por drejtë, saktë dhe me synim për të ndihmuar në të ardhmen e vendit, nuk është e saktë, as e vërtetuar për ta besuar politikisht, por është mashtrim për të favorizuar politikisht njërin apo tjetrin krah dhe anasjelltas.

Intelektualët e mirëfilltë, analistët (që shyqyr zotit mbijnë si këpurdhat mbas shiut); qoftë dhe akademikët, në qendrimet e tyre duhet doemos, që për të qenë të tillë, të mbështetet tek realitetet dhe studimet shkencore e profesionale dhe të përpiqen ti qendrojnë pak me ndroje, ose larg trajtimit politik të situatave.

Këto qendrime menduam në sqarim të shkrimit të botuar me datë 10.09.2019, në gazetën "Panorama" nga akademiku i nderuar z. Fuga. Shkrimi synon të shërbejnë si thirrje në rikthim të të vërtetave, larg mashtrimeve dhe propagandave të politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat