Mjerimi politik, pengmarrsit e të ardhmes së vendit

Opinione

Mjerimi politik, pengmarrsit e të ardhmes së vendit

Nga: Hyzri Salihu Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:35
Hyzri Salihu

Në kohën e sotme mjerimi i dialogut politik ndërmjet partive politike nuk ka asnjë refleksion të arsyeshëm dhe premtues për të ardhmen dhe historinë e pritjes që ka kalitur breza të tërë për një hap drejt zgjidhjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.

Kosova e shikuar nën dioptrinë e diplomacisë botërore, e ndodhur mes Lindjes dhe Perëndimit, ka nevojë që një brez i ri me të kaluar të pastër dhe edukim e arsimim properëndimor, që njeh mirë vlerat kombëtare, si dhe ka për pikënisje historinë e vetë çështjes shqiptare si referencë në politikat e jashtme. Profili i një kaste të tillë intelektualësh duhet të premtojë me të drejtë një gjuhë politike tjetër dhe një kulturë diplomacie e cila e përkthen kohën e sotme me peshën politike që duhet të ndjek këtë kurs të politikës regjionale.

Përgjegjësia në politikën kombëtare varet në qafën e njerëzve të cilët për çdo hap e kalojnë me besën e çdo shqiptari që ka vendosur t’i përfaqësojë secilin, pa marrë parasysh.

Koha e nxjerrë çdo limit dhe përmban çdo sukses apo dështim në sferën e përgjegjësisë së liderëve, sepse e ardhmja e gjeneratave të reja kërkon një dinamikë politike e kombëtare, që të jetë garant për të. Vetëm rruga e ndjekur me dekada nga hallka e zinxhirit atdhetar e intelektual të mërgimtarëve shqiptarë përtej Atlantikut, është pikë rreze drite për një guxim që mund të ndryshon fatin dhe afatin e zhvillimeve politike në Kosovë po edhe në Ballkan.

Miqësia e përhershme e shqiptarëve me SHBA-të është dëshmi se çdo gjë duhet të kalkulohet në vijat e lirisë dhe të drejtave të njeriut, për një tokë të lirë me njerëz të lirë dhe të drejta të barabarta mes popujve dhe kombeve në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat