Nën flamurin e Muhametit

Opinione

Nën flamurin e Muhametit

Nga: Gani Mehmetaj Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:29
Gani Mehmetaj

Flamuri i Muhametit valëvitet kërcënueshëm në dhjetëvjetëshin e fundit në Dardani e në Shqipëri. Flamuri i Muhametit është ai flamur që e tundnin terroristët islamikë në Siri e në Irak, duke përdhunuar gra e vajza, është ai flamur që e dogjën rinia e PDK-së në qendër të Prishtinës. Por nuk janë vetëm shoqatat myslimane, të lidhura me terroristët në Siri e Irak, që e valëvisin këtë flamur të ne, nuk janë as vetëm xhamitë e Bashkësisë Islame nga u nisën qindra terroristë në pa kthim, nuk e valëvisin flamurin e pejgamberit vetëm hoxhët që çdo ditë nxisin në xhihad (luftë gjenocidi kundër jo myslimanëve).

Flamuri i Muhametit ka depërtuar në të gjitha instancat shtetërore, e ka zëvendësuar flamurin shtetëror dhe flamurin kombëtar. Feja në Dardani nuk është ndarë nga shteti, ndërsa islami është bërë fe shtetërore. Sikur nuk mjaftoi kapja e shtetit apo kancerizimi islamik i shtetit, edhe partitë politike po e valëvitin flamurin e Muhametit me agresivitete të paparë. E nisën me hoxhë Kastratin, paratë e të cilit nuk dihen nga vijnë e ku shkojnë, ndërsa e shfrytëzon fatkeqësinë kombëtare të shqiptarëve-varfërinë për ta popullarizuar islamin me dyfytyrësi të skajshme.

Kreu i qeverisë jo vetëm e dekoroi me urdhrin "Gjergj Kastrioti", hoxhën "humanist" që është fyerje për emrin e heroit tonë kombëtar, por e cyti edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës të bëjë foto në grup me te. Ju kujtohet se si e mbërthyen në kryq Naim Abazin islamistët, gati e çmenden vetëm pse tha se hoxhë Kastrati e ka lehtë me paratë e huaja të bëhet zemër mirë. E detyruan këngëtarin e tmerruar nga frika e linçimit të kërkonte falje publike pse e tha të vërtetën.

Këtë hoxhë, duan ta prezantojnë ndryshe nga islami primitiv i hoxhë Shefqetit, që u bë përrallë e objekt tallje të te rinjtë me primitivizmin e tij. Por hoxha zemër mirë më paratë e huaja, predikon xhihadin (luftën deri në shfarosje të jomyslimanëve) në rrjetet sociale pa i bërë syri verr. Ndërkaq, shtetarët tonë në vend të hulumtojnë prejardhjen e parave të tij, i lëpihen, e joshin, ia lakmojnë pasurinë, por jo fenë, fenë nuk ia duan fare. Kreu i qeverisë e i Kuvendit të Kosovës nuk janë fetar, janë ateist.

Liderët e partive nga babëzia për mjeljen edhe të fondeve tjera islamike, nisën të dalin në ekran me gratë e mbuluara beduine, duke i prezantuar si vlerë. Po gratë shqiptare të partive të tyre, që nuk kanë rroba beduinësh dhe prapa të cilave nuk janë fondet islamike, si e ndejnë vetën? Kanë vlera ato gra shqiptare, apo duhet të mbulohen, të bëhen gra bedune, që t'u rriten vlerat? Ç'është kjo çoroditje mentale e shthurje morale e partiakëve tonë? Pse na kthejnë qindra vjet prapa? Do ta pranojnë votuesit rikthimin e ferexhesë e nënshtrimin e gruas? Do ta pranojnë jo kulturën beduine, në vend të kulturës evropiane?   

Në ndotjen e ambientit kombëtar prinë i pari i "Vetëvendosjes". Ai e valëvitë jo vetëm flamurin e Muhametit nga Sarajeva në Stamboll e tutje në Palestinë si asnjë tjetër, por u përkul para varrit të Izetbegoviqit që predikonte shtetin e kalifatit, u takua me liderë islamikë në Stamboll, shkoi në Palestinë të vazhdonte misionin paqësor të Beogradi, nxori nga naftalina H. Ferajn, një kufomë osmane që të pështiros kur ia dëgjon emrin.

 I pari i Vetëvendosjes me guximin e tij antikombëtar i sfidoi shqiptarët si asnjë tjetër. Por athua do ta pranojnë me republikën e tij islamike në vend të bashkimit kombëtar që e predikonte dikur? Do ta ulin kokën simpatizuesit e tij para fantazmës osmaniste të një kufome politike, tip dështaku H. Feraj që ua prezantoi? Do ta pranojnë flamurin e Muhametit dhe flamurin e osmanistëve, në vend të flamurit shqiptar që e valëvisnin dikur?

Partitë tjera të opozitës sivjet nuk i kapa të flirtojnë me islamin, të nxjerrin në sipërfaqe fantazmat osmane, të valëvisin flamurin e Muhametit, apo të takohen fshehurazi me hoxhallarët dhëmbë palarë? Shpresoj të jenë mbushur mend, sepse ata e dinë se prostituimi me islamikë votues nuk u sjell. Janë fondet e mafisë islamike që po e tundojnë çdo kë.     

Prandaj në zgjedhjet e tetorit do ta votoj atë parti që e përjashton islamin nga shteti. Do ta votojë atë parti që në vend të flamurit të Muhametit e valëvit flamurin e Dardanisë a flamurin shqiptar. Do ta votoj atë parti që del në ekran me vajza e gra të veshjes evropiane apo veshjes shqiptare që rrezatojnë zgjuarsi, sinqeritet e energji e jo gra të mbuluara beduine të  nënshtruara si dele. Do ta votoj atë parti që del në mbrojtje të shqiptarëve, e dënon shqiptarofobinë në Gadishull, ndërsa do ta fshi mercenarin anadollak që del në mbrojtje të islamit, sulmon kinse islamofobinë, ndërsa ua ka hedhur sytë fondeve islame. Do ta votojë atë parti që ma risjellë Evropën në Dardani e jo ata që e ftojnë islamin beduin e fantazmat e frikshme të osmanizmit. Do ta votojë atë parti që nuk është e lidhur me krimin e organizuar, mafinë islamike e mafinë sllave.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat