Amerika me Evropën po përgatitën ta përmbyllin (me koncesione të dhimbshme) nyjen Kosovë -Serbi - Bota Sot
Amerika me Evropën po përgatitën ta përmbyllin (me koncesione të dhimbshme) nyjen Kosovë -Serbi

Opinione

Amerika me Evropën po përgatitën ta përmbyllin (me koncesione të dhimbshme) nyjen Kosovë -Serbi

Nga: Fadil Maloku Më: 18 shtator 2019 Në ora: 17:37
Fadil Maloku

1. Insistimi amerikan që me çdo kusht të bëhen përgatitjet për dialog (lexo; negociata të dhimbshme dhe të mundimshme) nga qeveria që do të dal nga zgjedhjet 2019, janë pa dyshim një lloj sinjali se përkundër përpjekjeve të saja nga ish administrata demokratike e Bill Klintonit dhe Barak Obamës, shtetësia sovraniteti dhe instalimi i demokracisë në Kosovë nuk kanë përfundu. Nuk ka përfundu poashtu, as procesi i shtetndërtimit përmes njohjeve dhe proceseve integruese në mekanizmat dhe institucionet relevante botërore, siç janë OKB-ja, Interpoli, BE-ja, vende këto ku matet pesha specifike e secilit shtet në botë.

2. Ne këtë kontekst edhe insistimi i ambasadorëve amerikanë në Beograd e Prishtinë, për t’u bë gati për ”negociata” finale dhe të dhimbshme (që dosido kjo fjala të “dhimbshme” nënkupton kompromise, të cilave askush nuk ua di as masën e as dimenzionin; social, e sidomos atë politik), si edhe emërimi i “bulduzherit” Palmer në këtë çështje, dërgon një porosi serioze se Amerika për interesat e veta në Ballkan, dëshiron ta ushtrojë një lloj rikonfigurimi dhe ridimensionimi të këtyre interesave për dekadat e reja. Natyrisht, duke llogaritur gjithnjë interesat gjeo-strategjike amerikane dhe sigurinë e stabilitetit të saj afatgjate, nuk shoh ndonjë ndryshim rrënjësor. E them kështu edhe për shkakun se ajo me ndihmën e aleatëve evropianë arriti t’i futë nën ombrellën e sigurisë së NATO-s pothuajse të gjitha ish republikat e ish Jugosllavisë, plus Shqipërinë, përveç Serbisë.

3. Dhe ky sukses, kuptohet kërkon një lloj strategjie dhe angazhimi të ri në Ballkan. Ashtu që kompromiset me Serbinë, asaj i duhen për ta përmbyllur kapitullin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan. Dhe në këtë finale të finaleve, pa dyshim që do ketë edhe “lojtarë” tjerë relevant nga Rusia (në çka do insistojë me mish e me shpirt Serbia), Franca, Gjermania e Anglia. Që të gjithë këta të deleguar, do jenë të formatit të Palmerit. Andaj, qeveria kosovare duhet përveç një koncenzusi nacional Qeveri-Opozitë, do të duhet qysh ditët e para në kabinet qeveritar ta ketë skicën e “bisedimeve” me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...