Të mos jemi të varfër në Kosovën tonë të pasur

Opinione

Të mos jemi të varfër në Kosovën tonë të pasur

Nga: Milazim Maraj Më: 19 shtator 2019 Në ora: 09:26
Milazim Maraj

Kuvendi është organi më i lartë i shtetit. Ky organ përbëhet nga kuvendaret. Kuvendari duhet të jetë mendje lartë. Zgjedhja e tij duhet të jetë shumë e debatueshme,  e analizuar mirë,e studiuar në të gjitha aspektet. Kuvendaret(deputetet) hartojnë ligjet e shtetit, marrin vendime të mëdha dhe të ndjeshme për popullin e vet dhe ardhmërinë e tij.  Këtu vendoset ardhmëria e shtetit tonë. Në këtë institucion duhet të dërgohen vetëm të ngriturit, të  përgatiturit, të përcaktuarit, të guximshmit, që kanë vizion, që janë të aftë për të përgatitur programe, të jenë analitik dhe jo paragjykues. Vota nuk  epet për humanitet, as nuk shitet nuk duhet të lejohet as të vidhet. 

• Nëse votën tënde  e jep pse të vije keq për lypsarin  që ka ardhur të dera jote për të kërkuar votën,do të i sigurosh vetes dhe fëmije tuaj fukarallëkun për një mandat e më shumë.                                                                                                                                                      

• Nëse votën tënde e shet, kuptoje;  e ke shitur ardhmërinë tënde dhe të familjes  tënde  për një mandat e më shumë.                                                                                                                                                                                          

• Nëse vota juaj vidhet do të thotë të është vjedhur ardhmëria e jote dhe e familjes tënde për një mandat e më shumë.                                                   

•Do të dëmtosh arsimimin e gjeneratave të reja, ky gabim nuk korrigjohet, pasojat ndjehen  pas 15 viteve. Ligjet e hartuara dhe të aprovuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës caktojnë orientimin e shtetit, orientimi i gabueshëm rrezikon të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tonë. Këto gabime të bëra para 15 viteve po i vuajmë sot. Fjala e urtë popullore shqiptare thotë: nëse për herë të parë më mashtrove turp të qoftë sepse të besova.                                                                                                                                                                                

Nëse më mashtron për herë të dytë e më shumë të lumtë së unë e meritova.                                                         

Mendoni mirë deri më 6 tetor , votoje më të mirin, konsultohu dhe debato më ata që ti ju beson edhe nga këta kërkoje të te bindin se i votuari nga tij është i qëlluar dhe vlerësuar mirë. Të gjitha subjektet politike në Kosovë janë tonat, brenda tyre ka njerëz të mirë ata ne duhet të identifikojmë  dhe të i zgjedhim, duhet të kërkojmë llogari nga ata, publikisht, nga se u kemi besuar dhe paguhen më taksa tona. Qeveria e Kosovës aprovohet nga ky kuvend, dhe ky kuvend kërkon llogarinë për punën e qeverisë. Për të kërkuar llogari nga një ministër, deputeti duhet të jetë punëtor dhe i ngritur. Mos të zgjedhim kuvendar që kanë probleme më ligjin të cilin e kanë hartuar dhe aprovuar vet apo diletant  lakmitar që mundë të gabojnë gjatë mandatit. Kuvendari duhet të jetë ai që ndjehet i nderuar për besimin e dhënë nga votuesit  dhe këtë nderë e shpërblen me respekt e  punë të ndershme. Qeveria e Kosovës u vetë shkarkua ngas se kryeministri u akuzua. Ky vetëshkarkim Kosovës i kushtoj mbi 6 milion euro. Kjo shumë për një shtet të varfër është e madhe. Shtetin e varfër e bënë pikërisht të zgjedhurit tonë deputet e qeveritarë.  A ka kuptim në Kosovën e pasur të jemi të varfër? Qeveria  gjatë krejt  gjysme mandatit të saj u akuzua për keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të saj. Të tjerët u publikuan më afera si “Pronto” dhe mashtrime tjera tani përsëri  të njëjtit kërkojnë votën tonë.  Vlerësohet Gjykata si e korruptuar dhe  e pa përgjegjshme, prokuroria e kompromentuar për false etj. Këta kuvendar që do të i zgjedhim kanë punë për të korrigjuar shumë gabime dhe lëshime. Akuza për vrasjen e shpresës së të rinjve dhe shpërngulje masive pati gjatë terë kësaj kohe, tani përsëri kërkojnë votën tonë, mendoni mirë dhe gjeni  njerëz të mirë që të kemi  jetë mirë shtet të mirë më të gjitha të mirat. Të ndjehemi mirë në Kosovën tonë të bukur dhe të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat