Marrëveshja me Serbinë mrizon nën hijen e taksës

Opinione

Marrëveshja me Serbinë mrizon nën hijen e taksës

Nga: Dedë Preqi Më: 19 shtator 2019 Në ora: 11:10
Dedë Preqi

Nuk do quhej një taksë normale dhe në kushte ndërkombëtare tarifa e saj 100%, për mallërat e Serbisë dhe Bosnjës, por kjo formë është një kundërpërgjigje nda politikës së Serbisë dhe menagjimit të saj me politikat  jo serioze dhe marrëveshjeve të pa qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse Serbia do të kishte çëllime dhe opsione të qarta, që këto dy vende të afrohen njëra me tjetren, shenjat treguese do e kishin një imazh tjetër, në ndërtimin e një fqinjësie të natyrshme dhe mundësie për ti zgjeruar marrëdhëniet në mes palëve, përmes të cilave do arrihet zgjidhja e shumë problemeve, një ndër më të rëndësishmet do ishte paqa dhe stabiliteti rajonal dhe Ballkanik.

Serbia po i ekzegjëron gjërat para ndërkombëtarëve, gjëja se taksa  100%, ndaj Serbisë, është bërë një barikadë gjigande në pengimin e vazhdimit të negociatave në mes palëve. Ndërsa, presidenti Vuçiq, nuk e ndjenë vetën «fajtor» dhe nguron të jep shpjegime për faktin e shumë gjërave të prekshme dhe të dhimbshme ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, të cilat janë me qindra sosh.

Janë edhe qindra kufoma të pagjeturëve shqiptarë gjatë luftës së fundit, që i ka të fshehur Serbia në teritorin e vet, me të cilat po manipulon me këto skelete me pretekstin e dobisë politike dhe kalimin e kohës, e cila politikë nuk e ndihmon dhe përafron natyrën e mundshme të negociatave dhe marrëdhënieve në mes palëve, përkundrazi i rritë tensionet dhe e bënë skandaloze një taksë që mund të realizohet brenda një dite pezullimi i saj.

Në këto rrethana edhe qëndrimet e Bashkësisë Ndërkombëtare nuk janë aq serioze, të cilët investuan aq shumë energji dhe shpenzime materiale, duke investuar deri në ditët e sotme, dhe tani duke e lënë fatin e palëve në një mjegullirë të verbët, ku konfliktet në mes këtyre dy popujve mbetën pothuaj se të njëjta apo të pazgjidhura në kuptimin e stabilitetit dhe marrëdhënieve bilaterale.

 Njerëzit nuk do çlirohen të gjithë nga brengat dhe nga pesha e vuajtjeve të tyre nën pushtimet e dhunshme, vullneti i të cilëve do shprehet në përputhshmëri me realitetin historik, por në veqanti pala shqiptare është gjithherë e kërcënuar nga jashta dhe brenda, duke përjashtuar mundësinë e  marrjes së vendimëve për të qenë zot i trojeve të veta.

Nëse pozita gjeografike e globit e ka përcaktuar gjeografinë tonë në atë mënyrë, që Kosova të jetë afër pozitës gjeografike të Serbisë, duke qenë fqinjë me njëri-tjetrin,  dhe na ka goditë në këtë mënyrë në skicën e vet internacionale, nuk kemi kah t’ia mbajmë, që mos të jemi një ditë edhe fqinjë të mirë, sepse as një sajim dhe as një fuqi, nuk mund ta ndryshojë këtë gjendje në relitet.

Në çdo këndvështrim dhe në ecurinë e mëtejme të jetës normale dhe tiparin e saj zhvëllimor, nuk mund të anashkalojmë krimin dhe gjenocidin e Serbisë, për së cilës fajësojmë shtetin e Serbisë, e cila nuk tregon dhe nuk jep shenja të përkuljes, apo kërkimfaljes për gjitha ato krime të tmershme dhe gjenocidiale që ka shkaktuar popujve të Ballkanit dhe në veqanti ndaj popullit shqiptarë të Kosovës.

Dhe kjo gjë nënkupton një «jo guxim»  dhe një paaftësi që shkon me rritjen dhe ndjenjën e saj të tensioneve, dhe në zemër ndjenë një ftohje dhe akull në krijimin e marrëdhenieve me shqiptarët, apo me një nacion të caktuar, që një diferencë e tillë shkakëton ndjenjën e vërtetë të akumuluar dhe rrënjosur në trurin e një populli kundër një tjetër, si një mit i çelbur, cili kullon dhe kundërmon me shekuj, duke e kundërmuar me këtë aromë të keqe, jo vetëm Ballkani perëndimor, por edhe tërë rajonin dhe Evropën.

Për të vendosur një lidhje dhe marrëdhënie në mes shqiptarëve dhe serbëve, duhet të bëjmë një sqarim të jashtëzakonshëm, që lë përshtypjen se një proces i tillë konceptohet, jo si një rrënim i njerëzimit, sepse shqiptarët asnjëherë nuk janë treguar të dhunshëm ndaj popullatës serbe si shumicë në Kosovë, por në fizionominë e vet historike, ka qenë gjithherë i ndrydhur dhe i shtrënguar nga kjo pakicë, e cila e ka urdhëruar dhe komanduar në rrjedhat e saj të lirisë dhe historike.

Dhe sot, koncepti dhe vullneti i një populli në kushtet demokratike, nuk duhet të ngushtohet aqë lartë, sepse nuk janë shqiptarët më pak «njeri» se sa serbët, apo një popull tjetër, natyrisht se çdo nacion i ka edhe krizat e veta, por krizë nuk do të thotë se gjithmonë në vendimmarrje të rëndësishme të vendosin dhe kontrollojnë të tjerët për një nacion të caktuar, duke marrë vendime të pa pajtuara dhe jo adekuate me shoqërinë përkatëse, e cila është autoktone në në tokën e vet.

Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e tërthortë i bie, sikur i forti gjithëherë ka të drejtë, dhe marrëveshja buron nga epshet e tij, por në demokraci e njerëzve të lirë, duhet të mirren parasysh kriteret e një domëthënje që e kanë kuptimin e njerëzorës dhe sovranit të një populli, sepse të krijohet një bashkim ekzistencial dhe kuptim njerëzor, duhet ti referohemi dhe drejtohemi kësaj filozofie, përndryshe do biem ndesh gjithmonë në kundërshtim me vetëvetën.

Marrëveshja me Serbinë, sikur ka mbetë nën mrizin e taksës 100%, tregimi i sëcilës tashmë është sikur një penalti e dyshur dhe e gjuajtur nga kosovarët, që nuk dihet se godet portën e duhur, , por e veqanta e saj, kur edhe në këto rrethana, mallërat serbe çarkullojnë pa ndërpre në shitoret e Kosovës, manevrimet e të cilave bëhën përmes njerëzëve kompetentë të qeverisë së Kosovës dhe matrapazëve në formën e veprimimëve kontrabanduese të këtyre mallrave, atëherë çfarë vlere do të ketë një taksë e tillë.

Zbatimi praktik e vërteton, e hedh poshtë apo e korigjon atë çka është bërë më parë në mënyrë  formale dhe ndoshta e arsyeshme me taksën nga pala kosovare, si një kundërpërgjigje ndaj sjelljeve dhe  politikave të Serbisë, por shtysa e nevojës të qon në zbulimin e rrugëdaljeve të reja, gatishmërija e të cilave i plotëson nevojat që përcaktojnë tiparin dhe masën e kësaj nevoje fitimprurëse.

Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë,  do të zgjasë me vite të tëra, por nuk do të thotë se marrëveshjet e tilla ofrojnë formën e marrëveshjeve dhe vendimeve që zbulojnë natyrën e ligjeve teorike dhe praktike, që japin vula historike të qëndrueshme dhe të përhershme në marrëdhëniet e një populli, por së paku, kur popujt i respektojnë ligjet e natyrës njerëzore, që karakterizohen me paqën dhe kulturën e saj, pse jo edhe bashkëjetesën që zhvillohet në harmoni dhe lidhshmëri në mes popujve pa dallim etnie dhe race.

Për fat të mirë apo e thënë ndryshe, Kosova nuk mundet me arritë paqën me Serbinë, përmes negociatave dhe bisedimeve të vetme me njëra-tjetren, pa prezencën e BE-si, ndërmjetësuese, dhe ajo që funksionon në mes dy palëve dhe në mënyrë vendimtare, duke dhënë edhe vulën e saj përfundimtare, të harmonizohet dhe akceptohet vetëm mbështetja e SHBA-ve, e cila në një harmoni relative në mes palëve dhe dëshmitare e veprimit, do e realizoj paqën dhe stabilitetin në mes këtyre dy vendeve, sepse nuk ka rrugë tjetër në favor të kësaj rruge historike, e cila duhet të mbyll një kapitull të caktuar historik dhe jetik për dy popuj që janë në rivalitet shekullor…

Çdo situatë e pa këndshme dhe çdo veprim antipatik i krijuar në mes këtyre dy popujve, lidhet me fatin e njëra-tjetres, duke qëndruar mbi, ose përtej tyre, dhe vetëm në këtë mënyrë ato mund të  përplotësohen, sepse marrëdhëniet dhe rrethanat nuk kanë më kuptim, nëse e humbin fuqinë e domëthënjës së tyre, dhe të cilat më vonë do e marrin formën dhe fuqinë e tyre bindëse, që të bashkëjetojnë dhe të punojnë së bashku.

Marrëveshja me Serbinë, tani për tani mrizon nën hijen e taksës, të cilën mund ta quanim edhe reciprocitet, apo seriozitet, që do ta obligojë qeverinë e ardhshme të Kosovës, ti jep shpjegim dhe sqarim kësaj stratëgjie, dhe brenda një kohe të shkurtër, taksa duhet të pezullohet, apo edhe të avullohet, sepse nën hijen e saj nuk rritët dhe as nuk zhvillohet asgje.

Përderisa uniteti i partive politike kosovare mbetët i zbehtë dhe pa unifikuar në qëndrimet e çenësishme të shtetit të vet, apo thënë më ndryshe, përderisa populli i Kosovës, nuk ndihet i bashkuar nga brenda, çfarë do bëjë nga jashta, kur një organizim i tillë funksionon i pa gatuar dhe i pa organizuar në marrëdhëniet bilaterale me vendet tjera të rajonit dhe më largë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat