Skandali në arsim

Opinione

Skandali në arsim

Nga: Gani Qarri Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:08
Gani Qarri

Fatkeqësisht, tanimë po bëhet gjithnjë e më e habitshme dhe tërësisht e pashpjegueshme se si edhe 20 vite pas çlirimit dhe mbi 11-t, të pas-Pavarësisë, mund të botohen libra të tillë dhe Sistemi i Arsimit në Kosovë, të vazhdojë të mbetet ende në duart e serbofilëve dhe mafio-oligarkëve të shantazhuar vendor.

Madje, për aq më keq, librat më shantazues e skandaloz, nën udhëheqjen e Sistemit Arsimor të Kosovës, nga ish i deleguar "special" i Fatmir Limës, Shyqeri Bytyqi, jo vetëm që botohen lirshëm dhe pa asnjë analizë profesioniste, por po ato shkarravina, pa asnjë pengesë dhe kriter të bazuar edukastivo-arsimor edhe u imponohen për përdorim nxënësve në Kosovë!

Krejt kjo katrahur mbetet jo vetëm e pafalshme ligjërisht dhe moralisht,por edhe tërësisht e pa tolerueshme, që edhe dy dekada pas lufte dhe 20 vite pas dëbimit të Serbisë nga Kosova,askush të mos e bëjë verifikimin paraprak të përmbajtjes së librave shkollorë në vendin tonë, tash e dy dekada, të lirë e të pavarur.

Le të kujtojmë me këtë rast faktin se si në vitin 2015, vetëm pse në librat e lëndës së historisë serbe për klasën e gjashtë, thuhej e vërteta që; -Serbët e vodhën Kosovën nga Shqiptarët-,megjithatë në mënyrë që këtë të mos e mësnonin edhe nxënësit në Serbi, Serbia jo vetëm që i hoqi me nxitim dhe në mënyrë urgjente të gjitha ato libra historie nga qarkullimi,por edhe ndaloi përdorimin e tyre.

Për aq më tepër, edhe pse Serbia nuk ka asnjë të drejtë dhe arsye që ta mbulojë këtë të vërtetë të madhe, të ditur qysh moti nga e gjithë bota, siç po shihet dhe dëshmohet tanimë edhe publikisht, ajo nuk i paska hequr pa arsye të forta ato libra nga përdorimi.

Vet fakti se vetëm 2-3 vjet më vonë, sapo qeverisë së PAN-it, iu  bashkua edhe partija e Fatbardh- EURO MILIONËVE, pardon e Fatmir k`Limës, që ndërron gëzofin siç ndryshon moti, me forcat e veta të qelinkta dhe të deleguarit "special" të saj, ministrit Shyqeri Bytyqi në librat e gjeografisë në të cilën mësojnë nxënësit kosovare, Kosova në hartë nuk figuron më si shtet i pavarur, por si pjesë e Serbisë, shpjegon çdo gjë.

Madje kjo vet-goditje kaq e rëndë dhe pafundësisht skandaloze, ndodhë hiq më pak se 20 vite pas lufte, dy dekada nga çlirimi i Kosovës dhe mbi 11 vite të saj në pavarësi, nga "s`Ekspertët" e Nismës së Fatmir Limës.

"O tempora o mores"... po a ka gjë më të vështirë për popullin tonë, se sa arsimi i Kosovës, të bie në duar kaq të liga dhe në nivele kaq të ulta ,siç ka rënë nga këta njerëz,sot.

Madje po ky ministër, vetëm pak kohë pasi mori postin, bëri përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) përkundër kritikave të shumta se me vendimin e tij, po goditej rëndë gjithë Sistemi i Arsimit në Kosovë.

Problemi i vërtetë,nuk paska qenë as atëherë mungesa e cilësisë së Agjencisë në fjalë, siç arsyetohej "specialisti" i përzgjedhur dhe deleguar me pompozitet nga Fatmir Limaj, për "udhëheqjen" e arsimit,por marrëveshja për nënshtrimin e Sistemit të Arsimit të Kosovës, para kërkesave të Serbisë, që Kosova sërish të kthehej në hartë si pjesë e Serbisë, gjë të cilën, me gjasë, Agjensioni në fjalë, nuk do ta kishte lejuar, që z.Bytyqi ta realizonte me kaq sukses.

Ndaj ky akt i paprecedent, vërtetë nuk mund të jetë asgjë më pak se tradhti e hapur dhe kryeskandal i shekullit në Kosovë, pas të cilit lind pyetja e pa shmangshme dhe e domosdoshme se si ka mundësi që edhe dy dekada pas çlirimit, dhe dëbimit të Serbisë nga vendi ynë, Sistemi i Arsimit Shtetëror,ende të mbetet në duar të serbofilëve dhe mafio-oligarkëve të shitur vendor.

Kurse pas kësaj ngjarje kaq skandaloze,bëhet edhe më shumë e habitshme dhe shqetësuese deri në pafundësi,jo vetëm se si askush të mos e bëjë me kohë analizimin e përmbajtjes së librave shkollor, por edhe pse dhe për çfarë arsyesh, asnjë person përgjegjës deri më tani, ende nuk është ftuar të japë përgjegjësi, për lejimin e botimit pa asnjë verifikim të librave të tillë si dhe imponimin pa asnjë pengesë, të po këtyre librave kaq shantazues e skandaloz, nxënësve të pafajshëm kosovar. 

Madje duke pasur parasysh faktin se edhe vet kryeprokurori i shtetit,shërbehet me provim të "certifikuar" nga ministri serb i kohës së Millosheviqit dhe është katapultuar nga Klani PRONTO në këtë pozitë kaq të lartë shtetërore,ekziston frika e bazuar që ai, as vet dhe as prokurorët e tjerë, të mos guxojnë të reagojnë fare dhe miratojnë në heshtje edhe këtë skandal deri në fatkeqësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo dëshmon edhe një herë më tepër, se deri në ç`shkalle të ulët e degjeneruese ka degraduar ligji nga gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe sistemi i arsimit ne Kosove, nga i deleguari "special" i Fatmir Limës, deri para pak kohësh anëtar i NISMA-s,e tani pjesë e PSD-s, së Shpend Ahmetit,Shyqeri Bytyqi duke e vene këtë dikaster nga më të rëndësishmit nacional e shtetëror, tërësisht ne duart e serbofilëve dhe mafio-oligarkeve të shantazhuar vendor.

E sikur të mos mjaftonin as të gjitha këto, Shyqyri Bytyqi dhe Fatmir Limaj, pa fije turpi tanimë kanë filluar të na flasin neve edhe per moralin dhe kapjen e shtetit, kur shihet dhe dëshmohet publikisht se që te dytë, pa asnjë dallim,kanë keqpërdorur pozitat dhe vazhdojnë ta zhvatin e degradojnë shtetin e mjerë e të pa aftë për tu mbrojtur nga keqbërësit, pa asnjë fije morali as ndjesie njerëzore, deri në përfundim të mandatit qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat