Shqiptarët kanë mbetur si gusat në mjegull?!

Opinione

Shqiptarët kanë mbetur si gusat në mjegull?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 20 shtator 2019 Në ora: 00:46
Skënder Mulliqi

Secili prej nesh në fund të vitit e bënë rekapitulimin e 12 muajve  të lënë mbrapa. Pak kush  është I kënaqur më ate çka ka realizuar. Sigurisht së bëhemi sentimental e më shumë të pikëlluar së na është hargjuar edhe një vit kalendarik , duke  na mbajtur gjallë shpresa për vitin vijues. Nese shumë na u ngjallën shpresat për një të ardhme të ndritur , së e fituam luftën kunder Serbisë, këto shpresa u zvetnuan dhe po vazhdojnë të zbehën, se shumë kohë tashmë ka kaluar që jemi shtet sovran dhe i pavarur  e nuk po bëhët mirë.

Nuk u bë mirë dhe zor që bëhët, së bësuam vërbërisht në këta politikanë  të rrejshem. Shqiptarëve bashkë më orën historike  ju ka ndalur edhe truri. Ndryshe si të kuptohet fakti së aq lehtë e pranuam kapitulimin para këtyre udhëheqësve  trushpërlarë. Na mashtruan dhe e mashtruam edhe  vetën  shumë keq.U mashtruan nënat tona të cilat sakrifikuan për fëmijët e tyre, u mashtruan ushtarët  e ushtrisë qlirimtare, të cilët shumica po jetojnë keq…

 U mashtruan rinia jonë e cila nga lojërat e këtyre politikanëve  hazarder ju është rrezikuar seriozisht ekzistenca e tyre. Na është rrezikuar edhe lumturia dhe koha aq e vlefshme  pa i realizuar as synimet minimale jetësore. Ka filluar të na rrezikohet edhe pasuria e patundshme, së pasuria shoqërore moti  është grabitur…

 Edhe mendja ka filluar  më u trubulluar.Po bëhën eksprimente  si më minjë, duke na futur   edhe ushqime  me afate të skaduara. Jemi duke u ushqyer më “ ushqime speciale”  nga Serbia dedikuar Kosovës, e cila ka mbetur  më shumë në mëshirën e fatit . Dhe, po jemi dëshmitarë së çka po ndodhë kështu me ne dhe rreth nesh! Vdekshmëria kurrë nuk ka qenë më e lartë, pikërisht  nga këto “ushqime”, nga helmet serbe te luftës, si dhe nga stresi i vazhdueshem se shumica nuk po kan mundësi ti lidhin dy skajet e muajit. Asessi nuk e kam të qartë se si njerëzit u bësuan dhe ende po vazhdojnë të  besojnë  në fallgjorë  politikë, të tipit të Burdushit!

Këtë zor që ma shpjegon kush. Në vend që të gjithë keqbërësit e nuk janë të pakët sot në Kosovë, të merren në përgjegjësi morale e penale , ata  po shpërblehen  nga padituria dhe naiviteti  jonë . Besa nuk është numri i vogël i atyre të cilët këtyre njerëzve, po ju thuren edhe lavde?! Ky është realiteti. Lufta ideologjike e ka burimin nga politika.Sot, gjithëqka po matet më  mjete  materjale. Po rrënohet qëllimisht dinamika sociale. Shqiptarët kane mbetur si gusat në mjegull, pa vizion për të ardhmen…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat