Vota për LVV-në dhe Albinin, votë izolimit!

Opinione

Vota për LVV-në dhe Albinin, votë izolimit!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 20 shtator 2019 Në ora: 18:44
Albin Kurti

Lideri i Levizjes anarkiste, i asaj të ekstremit të majtë në Kosovë, fillimisht si levizje "apolitike", qytetare dhe më vonë edhe si parti politike parlamentare, si ngjizje e sherbimit sekret "shqiptarë", të atij të ish Shtabit të Rognerit, konkretisht i SHIK-ut të Hashimit & Kadrisë, këto ditë ka shpalos projeksionët , vizionin dhe platformën poltike të LVV-së, për qeverisjën e ardhshme të Kosovës, pretendim ky i LVV-së dhe i liderit të saj ekstremist, z.Kurti.

Dikur si krahë që amortizonte levizjën nacionale t'shqiptarëve të Kosovës për Liri e Pavarësi me akronimin e LDK-së dhe n'krye të së ciles ishte presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova në njërën anë, dhe plotësonte ngjizjën tjetër të SHIK-ut, PDK-në e Hashimit n'jetën publike parlamentare, dhe nëntokën & parapolitikën e ish shefit të SHIK-ut, anti-shtetëror & anti-kombëtar, z. Kadri Veseli, aktualisht kryetar i PDK-së PRONTO-iste dhe kriminale.

Si levë e PDK-së dhe e nëntokës, kjo levizje ishte dresuar të mbajë gjallë kundershtimin në rrugë dhe me protesta të administrimit të përkohshëm ndërkombëtarë në Kosovë, konform Rezolutës 1244 të KS të OKB-së për misionin civil nderkombëtar UNMIK dhe prezencën nderkombëtare ; civile dhe ushtarake, KFOR, misione të cilat kjo levizje "qytetare", i quante si misione anti-demokratike, anti-Kosovë & dhe anti-shqiptare...!

Kalimi n'poltikë, ruajti veset !

Hyrja n'Parlament si LVV, nuk ndryshoj qasje të theksuar në mënyrën e perceptimit, të koncepeteve dhe as të veprimit praktik, anarkist dhe anti-Kushtetues.

Metodat e rrugës u sollën edhe n'tempullin e demokracisë parlamentare, n'Parlamenin e Republikës së Kosovës, por tani kishin marr me vete edhe AAK-në & NISMA-në, por të orkestruara dhe të dirigjuara nga SHIK-u i dalë n'siperfaqe dhe shefi i tij, n'krye të Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli.

Lufta politike kundër Qeverisë Mustafa dhe Kosovës ishte e pamshirshme dhe histerike, e cila kishte bërë bashkë gjithë korpusin e dalë nga e njëjta ngjizje, pra nga ish LPK-ja dhe më vonë Shtabi i Rognerit, si korpus i "partive të dala nga lufta", bashkë me pakicën serbe me kuazi-kauzat që quan në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga akdemik Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

Sot Albin Kurti synon pushtetin, postin e Kryeministrit !

A ka ndryshuar gjë programi politik i LVV-së dhe i liderit të saj, Albin Kurti përballë ;

- Shtetit të pavarur të Kosovës,

- Institicioneve të shtetit,

- Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe

- Bashkësisë Nderkombëtare?

Përgjigja është : JO e madhe e shtypit!

- Albini dhe Levizja Vetëvendosje, nuk njohin Republikën e Kosovës, nuk i njohin simbolet e shtetit dhe himnin, ngase n'platformen e tyre politike, LVV-në e shohin ma t'rëndësishme se sa shtetin dhe simbolet.

- Institucionet e shtetit, i respektojnë vetëm atëherë dhe vetëm atëherë, kur t'njëjtat nuk janë ndesh me interesin e Levizjës.

- Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e shohin dhe interpretojnë si dikument të imponuar padrejtësisht nga pakoja e Ahtisarit.

- Bashkësinë Nderkombëtare në Kosovë, e shohin si implementues të intersave anti-kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, në veqanti, dhe të shqiptarëve pergjithësisht.

Motoja e LVV-së dhe Albinit Kryemnistër:

Lufta kundër krimit & korruopsionit dhe zhvillimi ekonomik!

Shkapjën e shtetit dhe të pushtetëve të ndara me Kushtetutë, n'veqanti sistemin e Drejtësisë, Kurti e sheh duke drejtuar me dorë të fortë prej monarku, pra duke larguar prokurorë e gjyqëtarë, dhe duke sjellë tjerë n'vend të tyre, me vendime arbitrare, pra me vendime që bijnë ndesh me ligjet pozitive n'fuqi dhe me Kushtetutuen e Republikës së Kosovës.

Kosovës i duhet dhe i nevojitët shkapja e shtetit, dhe jo zëvendësimi i kapësit të vjetër (PAN-i) me kapës të ri ( LVV).

Një synim dhe qellimi i tillë i LVV-së dhe Albin Kurtit, është jo vetëm i rrezikshëm, por ëhtë edhe i frikshëm.

Kosova vuan nga interferimi i politikës n'sistemin e Drejtësisë & n'Gjyqësorë, andaj vazhdimi i interferimit dhe i ndikimit të politikës n'pushtetet e ndara dhe t'pavarura me Kushtetutë duhet të marri fund njëherë e mirë, dhe përgithmonë.

Shteti i Kosovës është Republikë Parlamentare, ku Qeveria e Republikës është sherbyese e qytetarëve dhe Kryeministri është krye-sherbyes dhe jo despot & monark.

Mëndësia ideo-politike e Kurtit & Co, është mendësi autokratike & despotiste e cila bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe gjeo-strategjinë e vendit në integrimet Euro-përendimore dhe Veri-atlantike.

Sa i perket zhvillimit ekonomik, Kurti dhe LVV-ja e kanë jashtë fjalorit, ekonominë tregut dhe ligjet e saj të cilat rregullojnë atë permes ofertës & kerkesës.

Në vend të saj, Kurti dhe LVV-ja parapelqejnë ; centralizimin e ekonomisë nga ana e shtetit ( lexo : Kryeministrit) me dorë të fortë përmes shembujve të dështuar të dy tre ish vendve të bllokut socialist me "Fondin Sovran dhe Bankën zhvillimore"...!

Leximi i disa teorive të majta për ekonominë, nuk e bënë z.Kurti ekonomist dhe as Kryeministër.

- Një frymë dhe një qasje e tillë, ndaj ekonomisë dhe vetë shtetit, bie ndesh me interesin nacional-shtetëror të Kosovës dhe n'kundërshtim me trendet ekonomike bashkohore në Europën përendimore, aty ku kombi ynë aspiron.

Kurti kryeministër dhe realcioni i Kosovës me Bashkësinë Nderkombëtare:

Një Kryeministër i cili kishte kundështuar të gjitha proceset politike nëpër të cilat kishte kaluar Kosova që nga Rambuje me 1999, dhe deri të shpallja e koordinuar Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, do ishte një mesazh i keq dhe jo i mirëpritur nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe veqanarisht nga sponzorët e çlirimit, lirisë & shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

Në një rast të tiilë, Kosovën do e priste një izolim ndërkombëtarë i pamshirshëm dhe n'rastin ma t'keq, edhe fatal, duke i'a kthye shpinën Kosovës dhe shqiptarëve n'proceset integruese dhe të shtet-ndertimit.

LVV-ja dhe lideri i saj, Albin Kurti, një test pjekurie politike dhe metamorfoze, do e kalonte sikur të hynë në koalicion pas-zgjedhor qeverisës me LDK-në e akademik Isa Mustafa, dhe me Vjosa Osmani, Kryeministre, përndryshe ; çdo zgjidhje tjetër, pa Vjosën Kryemnistre, do ishte : zëvendësim i një të keqëje me një tjetër.

Ata që duanë vendin, alternativë të vetme për t'mirën e kombit & atdheut ; votën LDK-së dhe Vjosa Osmanit për Kryeministre, si alternativë e vetme ; shtet-shkattrimit nga PAN-i & izolimit nga LVV-ja !

Me Vjosën Kryemnistre, e pamundura n'dukje, do bëhet e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat