Lufta e ashpër për pushtet

Opinione

Lufta e ashpër për pushtet

Nga: Miftar Zagragjaj Më: 20 shtator 2019 Në ora: 18:46
Miftar Zagragjaj

Lufta e ashpër për pushtet e popullatës së varfër ua ka humbur të gjitha shpresat për jetë ma te mire.

U bëj thirrje të gjithë diasporës të përfshihen në procesin zgjedhor, derisa nga diaspora shqiptare kanë të drejtë të votojnë, diaspora ka një numër të madh të votuesve.

Tani ndryshimi është në dorë të shoqërisë, në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019.

Në këto zgjedhje duhet të votohet në bazë të vlerave individuale, dhe jo në bazë të ofertës grupore të një klase politike, e cila nuk paraqet gjë tjetër veç një premtim të përsëritur, kjo mënyrë e përcaktimit të zgjedhjes së klasës politike kosovare, do të jetë edhe hapi i parë fillestar drejtë një ndryshimi të shumë pritur të shoqërisë kosovare.

Duhet të votohet, në bazë të vlerave individuale, njerëzore dhe profesionale, në këtë mënyrë do të fitohet një pushtet efikas nga i cili do të përfiton gjithë shoqëria kosovare, do të jetë edhe hapi i parë drejtë një ndryshimi të shumë pritur.

Kështu do të fillon edhe një proces shumë i rëndësishëm për ndryshimin e shoqërisë kosovare drejtë shoqërive perëndimore, duke qenë te vetëdijshme se është edhe vetë pjesë e shoqërisë perëndimore.

Vërtetë kjo gjendje duhet të jetë shqetësim dhe brengë e të gjithë qytetarëve, e në veçanti e klasës intelektuale, aktivistëve dhe veprimtarëve që e donë më shpirt dhe zemër atdheun e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat