Gjykata Speciale, mirë a keq?!

Opinione

Gjykata Speciale, mirë a keq?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 21 shtator 2019 Në ora: 08:08
Ragip Guraziu

Jahjaga kritikohet për nënshkrimin e marrëveshjes për Gjykatën Speciale. Ekspertët ligjorë shprehen se marrëveshja e nënshkruar nga presidentja Atifete Jahjaga me Hollandën për ngritjen e gjykatës së re e cila do të gjykojë anëtarë të UÇK-së, nuk duhet të ishte miratuar nga parlamenti.

Ditën e martë 1 Mars 2916  ekspertë ligjorë në Kosovë u shprehën se Jahjaga nuk kishte asnjë të drejtë të nënshkruante marrëveshjen e fundit për ngritjen e të ashtuquajturës “Gjykatë Speciale” në Holandë dhe thanë se ajo duhet të ishte ratifikuar nga parlamenti.

Sipas Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare kërkojnë një votim parlamentar, nëse ato përfshijnë një sërë çështjesh.

Këtu përfshihen: territori, paqja, aleanca, çështje politike dhe ushtarake; të drejta dhe liri themelore; anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare; ose Kosova që ndërmerr detyrimet financiare.

I njëjti nen i Kushtetutës i jep presidentit të drejtën për të ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nëse nuk është pjesë e një prej këtyre pikave.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha për BIRN se marrëveshja midis Kosovës dhe Hollandës bie pjesë e nenit të të drejtave dhe lirive themelore "sepse kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut dhe liritë e të të akuzuarve dhe viktimave që mund të dalin nga gjyqet në Gjykatën Speciale".

"Presidentja i ka tejkaluar kompetencat e saj. Ishte Parlamenti i Kosovës ai që kishte autorizimin kushtetuese për të ratifikuar marrëveshje të tilla ndërkombëtare," Doli.

Profesori i drejtësisë Riza Smaka tha gjithashtu për BIRN se marrëveshja duhej të ishte ratifikuar nga parlamenti.

"Po të shohim titullin e marrëveshjes, duket se presidentja kishte të drejtë ta nënshkruante atë. Por është e rëndësishme të shohim se cila është përmbajtja e saj. Ajo ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut dhe parlamenti ishte autoriteti i duhur për ratifikim e saj,” tha Smaka, i cili është gjithashtu anëtar i një prej partive opozitare të vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK.

Zyra e Jahjagës  tha se ajo ishte e autorizuar nga Kushtetura të nënshkruante marrëveshjen me Holandën për krijimin e gjykatës së re, e cila zyrtarisht quhet Dhomat Speciale të Kosovës.

Ajo u nënshkrua fillimisht nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ambasadori holandez në Prishtinë, Gerrie Willems.

Parlamenti holandez tha se nuk ishte e nevojshme që ai ta ratifikonte marrëveshjen.

"Ministri i Punëve të Jashtme i ka dërguar një letër parlamentit mbi marrëveshjen dhe se nuk ka nevojë për ratifikim nga parlamenti,” tha për BIRN Leon Van Schie nga zyra e komunikimit e parlamentit holandez.

Gjykata e re do të gjykojë luftëtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe vepra penale të pasluftës nga viti 1999-2000 dhe do të jetë e vendosur në ish-ndërtesën e Europolit në Hagë.

Gjykata, e cila është e përbërë nga gjykatës ndërkombëtarë, do të funksionojë sipas ligjit të Kosovës. Kjo do të thotë se ajo nuk do të jetë një gjykatë ndërkombëtare, por një gjykatë e Kosovës që administron drejtësinë jashtë vendit.

Ajo po ngrihet pasi Task Forca Speciale Hetimore e BE-së kreu një hetim 3-vjeçar mbi akuzat e bëra fillimisht nga Këshilli i Evropës, raportuesi i të cilit u shpreh në një raport në vitin 2011 se gjatë konfliktit në Kosovë nga ana e anëtarëve të UÇK-së ishin kryer krime kundër njerëzimit, si për shembull, rrëmbim, torturim dhe trafik organesh.

Opozita e çon Specialen në Gjykatën Kushtetuese

Opozita beson se riprocedimi në Kuvend i amendamentit Kushtuese nga ana e Qeverisë, brenda një periudhe 5 javëshe, përbën shkelje të procedurave të kushtetutese

E Martë, 11 Gusht 2015 - Tri partitë politike që formojnë bllokun opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, sot gjatë ditës do ta procedojnë në Gjykatën Kushtuese, lëndën me amendamentin që i ka hapur rrugë miratimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës.

Opozita beson se riprocedimi në Kuvend i amendamentit kushtetues nga ana e Qeverisë, brenda një periudhe 5 javore, pa asnjë modifikim, përbën shkelje të procedurave të Kushtetutës. Prandaj opozita shpreson se Gjykata më e lartë në vend, mund të korrigjoj gabimin e Qeverisë e më pas edhe të Kuvendit.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se amendamenti i miratuar parasheh themelimin e një gjykate që ka si qëllim diferencimin etnik dhe jo dënimin e krimeve në përgjithësi. Si e tillë, kjo gjykatë, sipas saj, paraqet edhe shkelje të sovranitetit të Kosovës.

Tani vijmë te dështimi i Speciales....

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit vlerësoi se kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Speciales duhet t’i kalojë Qeverisë, në mënyrë që kjo e fundit të vendos për të.

PDK, përgjegjëse për dështimin e Speciales 

 Partia e Hashim Thaçit bart përgjegjësinë kryesore për dështimin e aprovimit të amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, për shkak se deputetë të kësaj partie nuk i janë bindur “urdhrave” të liderit të partisë për të aprovuar Specialen.

Ndonëse herën e parë Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë Specialen, megjithatë Qeveria nuk do të heqë dorë nga synimi për t’i aprovuar Dhomat e Specializuara.

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, u shfaq optimist se deputetët e partisë së tij do të “korrigjojnë gabimin” dhe do të mundësojnë krijimin e Speciales.

“Në votimin e radhës, besoj se Kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese”, ka thënë ai, derisa ka përmendur se vendi gjendet para dy mundësive, ose të votojë herën tjetër vetë Gjykatën ose kjo mund të imponohet dhe KS i OKB-së.

Nga 88 deputetët të Kuvendit të Kosovës sa kanë qëndruar në sallë, 75 prej tyre kanë votuar në favor të krijimit të Gjykatës Speciale, derisa 7 deputetë nga PDK-ja, subjekt ky që është partner i koalicionit me LDK-në, kanë votuar kundër, 2 të tjerë kanë abstenuar dhe 4 të tjerë nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Votat e deputetëve të PDK-së kanë bërë që të dështojë aprovimi i Gjykatës Speciale.

Por, vetëm pak ditë pasi Kuvendi nuk arriti t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, deputetët “rebelues” nga PDK-ja që me votën e tyre i kanë thonë “Jo” Speciales hezitojnë të flasin nëse edhe herën e dytë do të mbajnë të njëjtin pozicion kundërshtues.

Deputetët e PDK-së presin “gjunjëzimin” e Thaçit

Deputeti i PDK-së, Rafet Rama, i cili të premten e kaluar votoi kundër Speciales, nuk ka dashur të zbulojë qëndrimin e tij të ardhshëm karshi kësaj Gjykate.

Deputeti Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë se qëndrimi i tij mund të ndryshohej herën tjetër, kur në Kuvend të Kosovës do të mundë të procedohen amendamentet kushtetuese.

“Nuk e di çka të them, s’kisha mundur të jap një mendim tash, por të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë, deri në momentin e caktuar”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazeta “Zëri” se pse doli kundër qëndrimit të GP të partisë së tij, kur kihet parasysh fakti se PDK-ja publikisht i ka dhënë mbështetje krijimit të Gjykatës Speciale, ai tha se deputeti ka të drejtë të votojë ashtu sikurse mendon. “S’ma ka marrë mendja me votu dhe s’e kam votu”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se pas dështimit të Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur ndonjë takim me shefin e partisë, Hashim Thaçin, derisa thekson se para votimit, kreu i PDK-së u ka kërkuar deputetëve të tij që ta votojnë Gjykatën Speciale.

“Nuk është çështje që ne nuk e kemi përfillur sugjerimin e liderit, por ishte mendim i imi që duhet të votojë kundër”, tha Rama.

Ndërkaq, bashkëpartiaku i tij, deputeti Fadil Beka, i cili po ashtu doli të jetë në mesin e deputetëve “rebelues”, duke mos përfillur qëndrimin e grupit parlamentar të partisë dhe duke votuar kundër Gjykatës Speciale, me të kuptuar pyetjen e gazetës nëse herën tjetër do të votojë pro apo kundër Gjykatës, ai nuk ka qenë i gatshëm që të deklarohet.

“Po më vjen keq, por s’mund ta jap një mendim meqenëse jam këtu në katund me kallaballëk. Shihemi ndonjë herë tjetër”, ishte përgjigja e tij.

As deputetja Xhevahire Izmaku, e cila të premten e kaluar votoi kundër Speciales, nuk e ka të qartë nëse sërish do ta kundërshtojë, apo do të ndryshojë qëndrim.

“Këtë çështje ia kisha lënë kohës, pasi është herët për ta komentuar. Së pari nuk e di se si do të procedohet, por këtë përgjigje mund ta jap vetëm pasi ta kem një takim me liderin”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse është e nevojshme që lideri i partisë t’i bindë deputetët e tij, ajo tha se nuk është çështje që deputetët duhet t’i binden liderit, por tha se “ekziston respekti dhe kemi një hierarki në parti”.

Megjithatë, Izmaku nuk kishte një përgjigje konkrete për veprimin e ardhshëm të saj.

“S’kam përgjigje konkrete”, tha ajo.

Ndërkohë, derisa disa deputetë të PDK-së janë në dilema nëse herën tjetër do ta kundërshtojnë sërish, deputeti Nait Hasani, Fadil Demaku e Ganimete Musliu është e sigurt se do të votojnë kundër.

Matoshi fajëson PDK-në për dështim të Speciales

Deputeti tjetër i PDK-së, Nezit Çoçaj, i cili ka abstenuar bashkë me deputeten Flora Brovina, thotë se veprimi i tij i ardhshëm do të varet nga momenti.

“Nuk e kam të qartë nëse sërish do të abstenoj”, thotë shkurt ai, pavarësisht faktit se kohë më parë kishte deklaruar se duhet të votohet Gjykata Speciale dhe vota e tij do të jetë në favor të Speciales. “Diskutimet në Kuvend më bëmë që të abstenoj”, tha ai.

Analisti politik, Halil Matoshi, konsideron se problemi më i madh për Qeverinë e vendit është sigurimi i votave të nevojshme për miratimin e këtyre amendamenteve, ndërsa fajin për mosmiratimin e këtyre amendamenteve, sipas Matoshit, e bart kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, pasi që nuk po arrin t’i bindë deputetët e këtij subjekti që ta mbështesin themelimin e Speciales.

“Qeveria e koalicionit PDK-LDK problemin më të madh e ka me numrat në Kuvend dhe për menaxhimin e numrave në këtë situatë, e përgjegjësi numër një për këtë situatë duket të jetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi”, ka shtuar Matoshi.

Mirë e keq,keq e mirë-  Speciala mu tani në vlugun e punës së saj,derisa ne, a kemi bërë gabim,prej mosdije,me qëllim,apo pse i'a ka kajtur dikujt,mbetet të shifet kur Specialja e kryen punën e vetë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat