VotëVETTING-u dhe votëProtesta  e 6 Tetorit  2019 - votëbesim për Vjosa Osmanin

Opinione

VotëVETTING-u dhe votëProtesta  e 6 Tetorit  2019 - votëbesim për Vjosa Osmanin

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 21 shtator 2019 Në ora: 09:13
Skënder S.Kapiti

Vota qytetare në demokracinë e lirë dhe të sundimit të ligjit kundër padrejtësisë, krimit, tradhtise  dhe korrupsionit është si pushka e pena e lirisë dhe e çlirimit kombëtar nga pushtuesi.

Vota e duhur, e lirë dhe demokratike e  6 Tetorit 2019 në Kosovë do ta nxjerrë Kosovën nga gjëndja koma ku ka rënë prej politikës dhe prej drejtësisë së krimit, hajnisë, korrupsionit, tradhëtisë  dhe të prapambetjes demokratike dhe ekonomike.

VotëVETTING-u i 6 Tetorit duhet të shëmbë, të rrëzojë dhe të ndëshkojë politikanët, “shenjtërimet”  autobiografike dhe mitet politike të rrejshme që ka krijuar pushteti i tyre  si  dhe  nënshtrimi, servilizmi, injoranca, pazaret dhe interesi i ulët, krimi e korrupsioni.

Votëbesimi, votëVETTING-u dhe votëProtesta popullore e kosovarëve  duhet t’ua besojë qeverisjen jo më atyre që sajojnë e shkaktojnë  shqetësime dhe skandale e problematika sociale, politike, diplomatike dhe tradhëti e pabesi kombëtare, por duhet t’ua besojë atyre që zgjidhin halle dhe problematika , që i zgjidhin edhe ato problematika te cilat i ka shkaktuar politika dhe politikanët e derimësotëm , e që vota popullore e 6 Tetorit 2019 duhet t’i ndëshkojkë ashpër dhe t’i përzejë e dëbojë ata nga pushteti e politika.

VotëVETTING-u dhe votëprotesta e 6 Tetorit 2019 duhet t’ua besojë parlamentin, qeverisjen, pushtetin, drejtimin e shtetit, si edhe të gjitha  komisionet, institucionet dhe administratën të tjerëve dhe  të rinjve ,  dhe duhet t’i dëbojë e t’i pastrojë ato prej atyre të cilët deri më sot e kanë kapur shtetin, shoqërinë, drejtësinë ,ekonominë, moralin, hajninë, krimin , korrupsionin dhe që e mbajnë prej vite e vitesh peng shtetin, drejtësinë, integrimin dhe progresin në Kosovë.

Vota e 6 Tetorit 2019 duhet ta vrasë frikën dhe mosbesimin për të ardhmen e fëmijve dhe të brezave të Kosovës, dhe këtë e bën një pjesëmarrje e madhe e tyre në votim. Vetëm pjesëmarrja e madhe do ta mposhte edhe vjedhjen e shitblerjen e votës, sepse pushteti dhe mafia elektorale nuk mund t’i blejnë të gjith votuesit kur pjesmarrja e tyre  në votime e zgjedhje ëshë e lartë.

Kjo votë do t’i thotë ndal tradhëtisë, varfërisë, papunësisë ,korrupsionit, krimit dhe eksodit.

Kjo votë duhet t’i ndëshkojë ata të cilët publiken, shtetëroren dhe interesin kombëtar, edhe ato i kanë privatizuar.

Kjo votë duhet t’ua kthejë shqiptarëve demokracinë, ligjin dhe shtetin sepse ato janë të të gjithë popullit dhe jo prona as të mafisë e të drejtësisë, dhe as të përfituesve dhe të bizneseve politiko-kriminale.

Kjo votë duhet të ndëshkojë edhe thashathemnajat, gënjeshtrat dhe mashtrimet demokratike të elitës politike të deritanishme, e cila tashmë është tejkonsumuar prej tyre sa që nuk ka më se cfarë pallavrash e gënjeshtrash të tjera të fabrikojë.

Prandaj vota e 6 Tetorit duhet të jetë votë për LDK-në, për   Vjosa Osmanin, e cila premton reformim gjithpërmasor të shoqërisë, të shtetit, të demokracisë dhe drejtësisë, dhe jo vetëm të këtyre, por LDK dhe Vjosa Osmani do ta bëjnë edhe reformën e duhur, atë të reformës dhe promovimit të intelektualizmit real, të atij pozitiv e patriotik në politikë, sepse  Kosova ka një deficit jashtëzakonisht të madh intelektual në politikë, qeverisje dhe në administratë.      

Vota për Vjosën do të ishte votë për lirinë dhe pavarësinë  e demokracisë, e ligjit dhe drejtësisë; vota për Vjosën dhe për qeverisjen e saj do të ishte votë për pavarësi të individit, shoqërise dhe të Shteti të Kosovës prej prangave të mafisë dhe të korrupsionit politik; prej këtyre prangave prej të cilave shqiptarët po e braktisin dhe po largohen nga Kosova. Shqiptarët e Kosovës duhet të votojnë për kthimin e besimit dhe të shpresës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat