Cilat parti politike në Kosovë janë parti cool?

Opinione

Cilat parti politike në Kosovë janë parti cool?

Nga: Fadil Maloku Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:06
Fadil Maloku

1. Nëse kthehemi në kohën tonë të teknologjisë informative, kuptojmë që përveç ideologjisë, për një parti politike është shumë e rëndësishme edhe dhuntia apo aftësia e lidershipit për t’i bind masat e gjëra për nevojën që ajo ndien për të. Në kuadër të këtyre cilësive, padyshim që është e rëndësishme edhe: përgjegjësia për të ndërtuar kapacitetet shtetërore përmes imixhit që krijon për veten e vetë në sytë e qytetarëve: një tjetër veçori ka të bëjë me vullnetin dhe këmbënguljen për të materializuar idetë (ideologjinë) dhe synimin (për çlirim psh) për mirëqenien sociale në mënyrë që i njëjti shtet të mos iu ekspozohet as kritikave e as sharjeve eventuale të qytetarëve të saj...

2. Partitë politike të periudhës së transicionit, natyrisht janë akoma në fazën e ristrukturimit dhe akomodimit me rrethanat e reja që po formësohen gjithën e më shumë si pasojë e faktorëve dhe indikatorëve teknologjikë të njohur si demokraci digjitale. Ngase, atyre tani u shtohen edhe disa role shtesë kur janë në pyetje përgjegjësitë ndaj qytetarit...Ato përgjegjësi dhe role kryesisht kanë të bëjnë me reprezentimin, integrimin dhe sidomos ushtrimin e mbikëqyrjes së fuqisë së pushtetit të fituar në mandate të ndryshme.

3. Ato insistojnë të pronësojnë (de facto) këto cilësi edhe për shkak se edhe ashtu me fuqinë e ligjit(de jure) duhet të shërbejnë si ndërmjetësues midis shteti dhe shoqërisë. Duke u gjendur pra në pozitat“sendwich”, partitë kosovare në rast se dëshirojnë të jenë në koherencë me trendin e zhvillimeve aktuale globale dhe me nevojat dhe kërkesat e qytetareve të sajë, përveç rolit të: seleksionuesit dhe rekrutuesit të elitave të reja politike, pastaj kultivuesit të përkatësisë dhe bindjes ideologjike: artikuluesit të qartë i interesit të grupit, etj. , pa mëdyshje duhet të lozin edhe rolin e altoparlantit, pra të zërit të qytetarit. Ndryshe ato, së bashku me shtetin që po mendojnë se po e ndërtojnë me kompetencë dhe përgjegjësi, do të vazhdojnë të shahen...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat