Ju lumtë Kujtim, Abdullah e Lumir

Opinione

Ju lumtë Kujtim, Abdullah e Lumir

Xhemaledin Salihu Nga Xhemaledin Salihu Më 21 shtator 2019 Në ora: 17:53
LDK, foto arkiv

E shikova debatin televiziv në Tv Klan Kosova, ku morën pjesë Akademik Kujtim Shala, Prof. dr. Abdullah Hoti dhe Doktori i ekonomisë Lumir Abdixhiku, ndërsa në anën e kundërtë ishin tre analistë.

Dhe çfarë të them, pos: Ju lumtë, edhe Kujtimit, edhe Abdullahut, edhe Lumirit.

Ju dhatë leksione demokratike, politike, ekonomike, arsimore, ligjore për Kosovën e popullatën e saj, pa ofendime të askujt, pa njollosje, arsyeshëm, pa retorikë populliste dhe folklorike.

Në debat shprehët qetësinë intelektuale, universitare, urtësinë rugoviane, që askend mos ta largoni, me të gjithë të bashkëpunoni, për Kosovën shtet demokratik dhe ligjor.

I dhatë mësim atyre që mendjen nuk e kanë te Kosova dhe bërja e shtetit të Kosovës,por mendjen që e kanë te pasurimi me politikë, te korrupcioni, te krimi dhe jo bërja e shtetit.

Ju të tre, me Vjosa Osmanin e ndonjë tjetër që nuk e kam përmendur jeni resurse shpëtimi për Kosovën,ardhëmëria e saj, shpirti i saj, sepse keni dije, keni njohuri të duhura dhe të mirëfillta për Kosovën shtet dhe qytetarët e saj.

Pra ishte kënaqësi që ju ndëgjuam me leksionet Tuaja për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj, qetë, urtë, me dije e njohuri për shumë lëmi.Disa debate të tjera nuk shikohen, sepse janë të papjekura, me ofendime, me njollosje, nivel i ulët intelektual, me retorikë populliste, folklorike.

Përfundimi, vazhdoni në rrugën e drejtë për bërjen e Kosovës shtet, demokratik, ligjor, ekonomik të zhvilluar dalëngadalë shkencorisht dhe me dije e mençuri e jo me pallavra, kërcënime, premtime boshe.

Kosova me Ju do të ec përpara. Ajo dhe qytetarët e saj e meritojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat