Përse vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit mbetet gjithnjë prezente në diskursin publik të Kosovës?

Opinione

Përse vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit mbetet gjithnjë prezente në diskursin publik të Kosovës?

Nga: Jakup Azemi Më: 21 shtator 2019 Në ora: 23:54
Jakup Azemi

Më 21 Shtator u përkujtua në mbarë Kosovën 21 vjetori i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit. Përveç vdekjes së liderit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, humbja e asnjë personaliteti tjetër nuk ka ngjallë kaq shumë kontradikta dhe jo qetësi në opinionin publik të Kosovës sa ajo e kolonel Krasniqit! Pse është kështu?

Dy janë faktorë kryesorët, të cilët do të provojmë t'i zbërthejmë në këte shkrim.

Së pari, është fakti se kolonel Krasniqi duket të kishte qenë një ushtarak me shkathtësi të rralla profesionale. Të gjithë ata që e kanë njohur e konfirmojnë këtë cilësi. Kjo, po ashtu konfirmohet me rezultatet e tij në praktikë – përvoja e tij në luftën në Kroaci. Ushtarakët zakonisht vlerësohen për disciplinë dhe shkathtësi profesionale, dhe shpeshherë tipari intelektual i tyre mbetet i pavlerësuar, por në rastin e kolonel Kransiqit, ky tipar është spikatur dhe trajtuar gjerë nga ata që e kanë njohur.

Figura e kolonelit si ushtarak, intelektual e patriot, ishin frymëzim për shumë kend, por si pasojë e njohjes nga afër, si bashkëpunëtor për informim në Qendrën për informim të FARK-ut, si përfaqësues i Kosovës në Shqipëri, e motivuan intelektualin dhe publicistin Skënder Zogaj, që të botoj dy veprat e krijimtarisë së Ahmet Krasniqit me tituj: "Shtatëmbëdhjetë shtatori" (ditar nga burgjet) dhe "Shqiptarët në luftën kroate" (analiza ushtarake. Nga këto tekste, konfirmohet dhe konsolidohet fuqishëm personaliteti ushtarako/intelektual i Kolonelit Krasniqit. Ai po ashtu kishte gëzuar një autoritet dhe respekt të pa masë nga shqiptarët e Kosovës, por edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e ashtuquajtura Qeveria Bukoshi, që e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe shef të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Prandaj, me vrasjen e Kolonelit Krasniqi, mund të konkludohet se Kosova dhe shqiptarët kishin humbur një peronalitet të rrallë.

Humbjes së tij i shtohet edhe një faktor tjetër – kolonel Krasniqi kishte qenë drejtpërdrejt i angazhuar në pajtimin e fraksioneve ushtarake të Kosovës (në vitet 1998/99 të njohura si Ushtria Çlirimtare e Kosovës UÇK, dhe në Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës FARK. Për një kohë UÇK –ja është perceptuar si produkt i eksponentëve të së majtes marksiste Kosovare (Levizjes Popullore të Kosovës LPK) e cila burimin e aktivitetit të saj e ka nga Partia e Punës së Shqipërisë respektivisht Partisë Socialiste PS. Për të kuptuar më mirë ketë problematikë, shih artikullin e botuar më 28 Shkurt 2019, Katër thikat e të majtës shqiptare në prapa-shpinën e Kosovës”! në:

https://www.botasot.info/opinione/1039982/kater-thikat-e-te-majtes-shqiptare-ne-prapa-shpinen-e-kosoves

Pikërisht, në saje te lidershipit të kolonel Krasniqit këto dy fraksione kishin qenë shumë afër eliminimit të dallimeve “simbolike” dhe “ideologjike” dhe njësimitë të tyre në një entitet të vetëm ushtarak të Kosovës – në ushtrinë e Kosovës. Por vrasja e tij e pamundësoi një gjë të tillë!

Shumë intelektual kosovar janë vrarë gjatë luftës, por vrasjet e tyre, qoftë ai edhe i kalibrit të profesor Aganit, Ukshin Hotit e shumë të tjerëve nuk e kanë mbajtë gjallë një diskurs publik aq të acaruar sa ai i kolonel Krasniqit - pse!?

Image

Kolonel Ahmet Krasniqi

Faktori i dytë i madh, është fakti i vrasjes se kolonel Krasiqit në Tiranë! Ky fakt i shton kontradiktat edhe më thellë sepse kurë colonel Krasniqi ishte shumë afër arritjes së këtij objektivi madhor, sublim, ai do të ketë qenë nën monitorim të plotë dhe të përhershëm nga autoritetet shqiptare. Ndaj vrasja e tij, kishte pamundësuar njësimin e dy fraksioneve ushtarake, dhe si pasojë shumë vrasje që ndyshe në gjuhën e popullit quhen vëllavrasje pasuan gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Këto, jo vetëm acaruan gjendjen e brendëshme në Kosovë, por kjo deballancoi raportin e forcave midis të majtës marksiste dhe të djathtës së moderuar të udhëhequr nga LDK-ja. Kosova, sot e atë ditë i vuan pasojat nga konsolidimi të këtij përvijimi pas vrasjes së Krasniqit.

Andaj, shumica kosovare i mbanë mëri Tiranës zyrtare (të majtë) për këtë “tradhti” – vrasjen e kolonel Krasniqit!

Natyrisht, përkundër kësaj, dominimi i së majtës marksiste në Kosovë ka pasë shumë pak mundësi të I përforcoj pozitat e saj përms një procesi normal politiko-kulturor, gjë që i shtyri eksponentët marksistë të i kompensojnë ato mungesa dhe kosolidojnë radhët e veta brenda për brenda Kosovës me mjete jo politike, e jo-demokratike – me dhunë, kërcënime, korrupcion e forma tjera. S’do mend se zhvillimi i Kosovës ka pësuar në dy fronte themelore: zhvillim të brendëshëm, dhe në atë të politikës së jashtme. Dëmet janë aq madhore sa që ato domosdoshmërisht kanë kërcënue shtetësinë e Kosovës!

Prandaj, vrasja e kolonel Krasniqit vazhdon të mbetet aq prezente në diskursin publik dhe vetëdijen e popullit në Kosovë dhe riprodhohet vazhdueshëm herë, herë si një klithmë e paaftësisë së lidershipit të LDK-s për të imponuar zbardhjen e këtij rasti, qoftë në prag të vendimeve të mëdha në vend që kërcënohen nga ringjallja e gogolit marksist të llojit negativ. Shumë intelektualë kosovar janë vrarë gjatë luftës, por vrasjet e tyre, qofshin edhe të kalibrit të profesor Aganit, Ukshin Hotit e shumë të tjerëve nuk e kanë mbajtë gjallë një diskurs publik me kaq pezm dhe acarim sa rasti i kolonel Krasniqit! Kjo, sepse ai është vrarë në Tiranë, dhe perceptimi dominant në Kosovë mbetet se ai është vrarë nga e majta zyrtare e Shqipërisë në bashkëpunim me të majtën idologjike marksiste të Kosovës, e kushë e di, mbase me kërkesë të Serbisë.

Tirana zyrtare mundë të vazhdoj të injoroj këtë fakt, por ajo e ka përgjegjësinë për të zbardhë këtë “tradhti” vëllezërve kosovarë. Duhet të ritheksojmë, se krahas kësaj, ajo mbanë përgjegjësinë edhe për ri-shikimin e qëndrimve të saj ndaj Kosovës dhe të mos provoj të definoj fatin e Kosovës, kinse me obligimin moral të ndihmës së “vëllazërve kosovarë”. Kosova ka dëshmuar se nuk i pranon ofertat e lloji të “ndihmës” së Nanos e Ramës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat