Vjosa Osmani, Kryemnistre e denjë dhe e fuqishme në dialogun me Serbinë

Opinione

Vjosa Osmani, Kryemnistre e denjë dhe e fuqishme në dialogun me Serbinë

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 22 shtator 2019 Në ora: 06:28
Vjosa Osmani

Nga kandidatet e nominuar për Kryeministër-e të Republikës së Kosovës, nga koalicionet parazgjedhore të subjekteve politike dhe nga ato subjekte të cilat të vetme shkojnë në zgjedhje për t'matë forcën dhe testuar besimin e elektoratit n'Republikën e Kosovës, gjasat për fitore, ose kandidat serioz, janë Vjosa Osmani LDK, e pasuar nga Albin Kurti i LVV-së.

- LDK-ja rezulton të jet subjekti më i mirë-përgaditur, i strukturuar & organizuar mirë në të dyja rrafshët e shtrirjës ; horizontale dhe vertikale, shtrirje kjo e cila mundëson fuzionimin & kondicionimin reciprok të rrafsheve n'dobi të strukturave drejtuese dhe lidershipit n'realizimin e programit dhe objektivave nga platforma qeverisëse si subjekt fitues dhe me një diferencë solide nga LVV-ja, si e vetmja pasuese serioze n'këtë garë elektorale të zgjedhjeve t'parakohshme, dhe si partner i preferuar i LDK-së për bashkëqeverisje dhe me Vjosa Kryeministre e Republikës së Kosovës.

Jashtë LDK-së, i gjithë spektri politik i vendit, kanë një format dhe strukturim i cili fare pak gjason me parti politike të mirëfillta dhe organizimin partiak, dhe më shumë në grupe interesi, klientelë dhe çfarë është edhe ma keq, familjar, farefisnor dhe të mbeshtetur dikush ma shumë , e dikush ma pak nga parapolitika dhe grupet mafio-kriminale n'sherbim të kapësve të shtetit.

- Të gjitha tjerat, mungesën e organizimit të mirëfillt politiko-partiak, pra mungesën e strukturës organizative statutare e kompenzojnë me drejtimin e grupimit me dorë të hekurt nga lider medioker në të shumtën e rasteve dhe autokrat të cilët konsiderohen t'pazëvendsushëm dhe t'pakonkurueshëm n'garë brënda llojit.

- LDK-ja, për dallim prej tjerave, pra prej rivalëve n'skenen politike të vendit, ka promovuar një organizim të spikatur, unikal në nivel vendi, por edhe shembull të cilin duhet ndjekin rivalet e saj.

Koncensusi historik i mbrëndshëm ka derivuar një besim të fuqishëm tek qytetarët e Kosovës, të cilët e shohin LDK-në, dhe kandidatën e saj për Kryemnistre të Kosovës, si shpresë reale të daljës nga kriza dhe kolapsi në të cilën e kan sjell vendin, PAN-i dhe satelitet e tij, Lista serbe & PSD.

Vjosa Kryeministre, ka kredon, besimin dhe suportin e fuqishëm të të gjitha strukturave të LDK-së, përfshi edhe besimin dhe mbeshtetjën e parezervë të Lidershipit aktual të LDK-së, akademik Isa Mustafa.

- Ajo ka dijën, guximin dhe invencionin për t'materjalizuar besimin e dhënë në shkapjën e shtetit dhe çlirimin e frymarrjës së pushteteve të ndara dhe t'pavarura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës të asfiksuara nga oligarkët dhe mafia kriminalo politike në shtetin e kapur të Kosovës.

- Përgaditja e saj profesionale, CV-ija e begatë dhe rejtingu i lartë në qendrat e vendosjës dhe sidomos n'Bruksel, n'Berlin & Uashington, gjë që shihet edhe nga mbeshtetja e konfirmuar nga këto qendra, e bënë Vjosa Osmanin, lidere t'pakontestueshme dhe t'besueshme për sfidat që presin vendin dhe sidomos temën e dialogut me Serbinë armike.

- Puna ekipore si standard & normë e LDK-së dhe vetë përberja e ekipit fitues n'krye me Vjosën ; nga ekspert të fuqishëm të fushave dhe vetë fryma & filozofia Rugoviane, bëjnë adut (atu) tjetër të LDK-së, e cila bën diferencën me rivalet ; si nata me ditë.

PAN-i deshtoi të qeverisë vendin, i qoi duart dhe u dorëzua.

Bishtin nën shalë dhe n'shpi...

E solli vendin buzë greminës dhe falimentimit me pazare ndër vete për t'a plaqkitë e vjedhë nga brënda, si dhe duke bartë e delegue kometenca kushtetuese të Ekzekutivit dhe Kryeministrit si titullar, tek Presidenti i Republikës, në shkelje të frymës dhe germës së Kushtetutës, me t'vetmin qellim & synim ; ruajtjën e pushtetit.

Në shkelje të Kushtetutës, PAN-i si Qeveri e pakicës, ngriti ekipe për dialog me Serbinë në mbeshtetje të Presidentit kontravers dhe të dyshimt për marrveshje n'dëm të integritetit dhe terësisë tokësore-teritoriale të Republikës së Kosovës.

PAN-i shkatërroi ekonominë e vendit, vrau shpresën e qytetarëve të Kosovës dhe keqësoj mardhënjët dhe raportet me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe veqanarisht me sponzorët e çlirimit dhe shtetësisë së Kosovës, siq janë BE-ja dhe SHBA-të.

LVV-ja e dëmtuar nga ndarja gadi n'dysh, po kendellët gradualisht, por ikja nga radhet e figurave qendrore t'saj, figura të cilat dorën n'zëmer, patën rritë LVV-në, sikur kan lënë gjurm dhe plagë të cilat duan kohë për një këndellje të plotë dhe t'nevojshme.

Mungesa e strukturës organizative, e punës ekipore dhe pa pervoja e përballjes me sfida serioze, janë hendikep i kësaj Levizje e cila i duhet LDK-së si partnere koalcioni n'Qeverinë e drejtuar nga Vjosa Kryeministre, ma shumë se kurr.

Tkurrja e LVV-së dhe detyrimi që t'merret edhe ndonjë partner i vogël për bashkëqeverisje, nuk do ishte lajm i mirë për LDK & LVV n'qeverisjën e vëndit.

Vjosa Kryeministre, e sprovuar dhe gatshme për proceset sfiduese.

Përvoja e ngjeshur parlamentare, puna e spikatur n'komisione dhe vetë fitorja e shenuar e Kosovës në GJND për të drejtën e Kosovës në shpalljën Pavarsisë, e ku Vjosa ishte gardiane e asaj të drejte, bën figurën dhe personalitetin e saj, t'pakonkurencë brenda spektrit poltik aktual të vendit.

Vokacioni i saj, shkencor & akademik, si juriste & profesoresh, e bënë të dalluar përballë oponentëve dhe jo vetëm.

Konsistenca e saj si vyrtyt dhe gadishmeria e patundur që t'shkoj deri n'fund, vlera tanimë të promovuara të Vjosa Osmanit, japin asaj një avantazh të theksuar përballë pretendenteve tjerë.

Forca e saj si grua, është vlerë e shtuar e një personaliteti të shquar n'skenen poltike të vendit.

Vjosa Kryeministre, do di t'a mbroj interesin nacional-shtetëror të Republikës së Kosovës përballë Serbisë, ma mirë dhe ma fuqishëm se sa akëcili nga kandidatët tjerë potencial, pamedyshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat