Politikanë të pafytyrë, artisti nuk po tregohet me brushë, lumturia po zgjatë pak sekonda, tërmeti e frika na bashkojnë...

Opinione

Politikanë të pafytyrë, artisti nuk po tregohet me brushë, lumturia po zgjatë pak sekonda, tërmeti e frika na bashkojnë...

Nga: Ilir Muharremi Më: 22 shtator 2019 Në ora: 20:15
Ilir Muharremi

Çdo artist i madh dëshiron të arrijë ta paraqes të pahulumtueshmën, ajo e cila pushtohet brenda tij, e thjeshtë, e huaj, e ndjeshme, tërheqje e veçantë, të skicohet si pemë me fruta të shëndosha e pastaj këto degë të jenë të larta të artit të cilat shijohen nga njerëzit. Ata do të kërkojnë shkallët për t’i kap këto fruta, mund të rrëzohen nëse shkallët nuk janë moderne siç ishte poeti Fidia, Alan Poe, ose Bob Dylan.

Artisti është njeri, i fundit, i thjeshtë ose i përsosur.Prej kur aplikohet arti asnjë artist nuk ka qenë i njëjtë me tjetrin dhe çdo lëvizje prapa në histori na mëson këtë, dhe është e vështirë t’i japim jetë të re nga gjendja shpirtërore për shpirtëroren. E re do të ishte vetëm pasvdekja dhe kujtimi për vdekjen. Këtë ende artistët nuk e kanë zbuluar e as shkencëtarët, nuk vendosen hap drejt njohjes së re.

E dini se çka mund t’i shërbej arti kohës sonë? Përqafim i një lumturie që zgjatë vetëm pak sekonda. Arsyeja sepse bota sot është politike dhe dashuria ka humbur, njerëzit jetojnë në krim, politikanët nuk kanë fytyrë, lahen me djersën e të varfërve, çdo ditë bëjnë dush me të. Ëngjëjt janë harruar, kënga e tyre më nuk dëgjohet. I mençuri tretet në burgn e vetmisë, tashmë edhe ai është vet djalli dhe rruga e së ardhmes më nuk ekziston.

“Të gjithë fqinjët tanë dolën duke bërtitur. Faleminderit Zotit që nuk zgjati shumë, ishte rreth 20 sekonda. Ishte një makth në katin e 10-të. Nuk më kujtohet një më i fuqishëm se ky” i tha Reuters një pensionisti në Tiranë.Pas tërmetit të fortë prej 7.5 ballë që ka goditur Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën e tij për në New York. Njerëzit përjetuan tmerrin dhe frikën, dhe kjo i rikujtoji njerëzit për mosvetveprimin, vullnetin e pushtimit, harroj politikën dhe vlerën e saj zero, neve në Kosovë kur pamë britmat e fëmijëve, gërmadhat na kujtuan luftën. Dhembja u shtua teksa artistëve ju dëmtuan veprat nga tërmeti. Për një natë të gjithë harruan politikën dhe u bën bashkë. Ngënjëherë tërmetet janë të mira kuptohet pa dëme në njerëz për t’i freskuar njerëzit nga kjo botë politike.

Të gjithë janë bër numra, lekë, dollar, euro... Kështu e zhdukin vdekjen. Fëmijët tashmë nuk kanë vlerë, vetëm vetvrasja është zgjidhje për të fortët. “Në një botë politike jetojmë, në një botë ku mund të shohim e të ndjejmë, po s’ka asnjë që kontrollon, kartat me hile janë përzierë, të gjithë e dimë fort mirë që është e vërtetë.”, shkruan Bob Dylan. Kujt t’i ulërijmë me zë të lartë? Lumturia e epokës tashmë nuk ekziston. Artisti nuk përdorë brushën, ngjet lecka, përdorë kafshë të ngordhura, hulumton nëpër mbeturina, dhe këtë e quan art.

Pse epoka jonë nuk është e lumtur? Në karasim me të shkuarën ku shijoheshin të gjitha kulturat dhe prodhimet e tyre, ushqeheshin me gjakun e pastër të të gjitha të kohrave, ne jemi në apokalips politik e mikroskopik, të fëlliqtë, për të arritur te më e lehta. Nuk jemi nga barku i atyre kulturave të së kaluarës, andaj nuk mund t’i nënshtrohemi më me gëzim e as me drithërimë. Dikush do të thotë se kulturat e më parshme nuk mund të vështronin përtej vetes së tyre, të cilat shihnin vetëm dritën e jo vështrimin. Por, as ne sot nuk kemi ndonjë vështrim të së ardhmes universale të shëndoshë, por jemi të prishur me politkë dhe monedha.

Njerëzimi do të arsyetohet me atë se mund të bëj atë që do. Bletët njerëzore gjithmonë thithin atë më të hidhur e më të dhimbshme, e tani kinse krijojnë mjaltën. E kështu ndërtohet e ardhmja e zymtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat