Vota për Arben Gashin është votë për Kosovën!

Opinione

Vota për Arben Gashin është votë për Kosovën!

 Skënder Mulliqi	Nga Skënder Mulliqi Më 24 shtator 2019 Në ora: 21:30
Arben Gashi

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-se , Arben Gashi  sigurisht se e meriton votën e sovranit. Ai edhe deri me tash ishte kreativ dhe e zëshëm në paraqitjen e problemave  në  legjislaturat e kaluara ne Kuvendin e Kosovës. Nëse kthehemi te biografia e familjes Gashi, ajo e ka dhëne provimin në mbrojtën e çështjes kombëtare më breza të tërë. Babai i Arbenit, Xhemajl Gashi ishte veprimtarë  i pa epur i çështjes kombëtare. Ishte udhëheqës i demonstrove të vitit 1968 në Pejë, për çka edhe ishte burgosur.

Djali i Xhemajlit, Flamuri qysh i ri ishte brumosur më patriotizëm nga paraardhësit e tij. Bashkë më  Anton Çeten e madh , Zekeria Canën e shumë veprimtarë të kohës, mori pjesë pandalshëm në pajtimin e gjaqeve . Madhështia e gjithë kësaj kulmoi  te Verrat e Llukës, ku ndodhi pajtimi i madh  më përmasa kombëtare, pas shumë dekadash. Shtrinë dorën e pajtimit  më qindra familje  të cilat falën gjaqe dhe plagë. Në ketë vend të shenjtë  u bë edhe uniteti kombëtar që pati ndikim edhe  pavarësimin  e Kosovës nga Serbia. ..Ka edhe shumë për të thënë për këtë  familje  atdhetare...

Sigurisht së edhe  Arbeni ka dhënë kontribut  të çmuar në ketë drejtim, dhe  kontribut  të madh edhe në LDK-en rugoviane, por  edhe në Kosovë, për ngritjen  e institucioneve të shtetit. Prandaj, të gjithë ata të cilët e votojnë  Arben Gashin nuk gabojnë. E votojnë  njeriun e qëlluar , e votojnë  njeriun meritor ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat