Plaku 93 vjeçar Hajrush Guaziu nga Bllaca e THerandës, ka diçka për të thënë?!

Opinione

Plaku 93 vjeçar Hajrush Guaziu nga Bllaca e THerandës, ka diçka për të thënë?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 shtator 2019 Në ora: 09:15
Ragip Guraziu

Hajrush (Zenun) Guraziu,plaku 93 vjeqar nga Bllaca e THerandës,ka diçka për të thënë,gjatë përjetimeve  të karieres se tij 93 vjeqare,ka punuar postjer, në postën e Duhlës, dhe që nga Lufta e Dytë Botërore e deri te kjo e UÇK-së,i cili ende pa u kthye mirë në trojet e vete kosovaret që rexhimi i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit,i përzuri nga trojet e veta, bacan Hajrush që ditet e para, pjestarët e KFOR-it, Franqez,e takuan në fshatin e lindjes mu në lagjen e tij Guraziu,dhe ia parashtruan pytjen,se kur ishin ardhur shqiptarët në Ballkanë dhe viset tjera.

Shqiptarët në Ballkanë dhe viseve tjera,kanë ardhur para dreqit...

Kjo përgjigjeje i la pa fjalë KFOR-in,dhe pasi e kuptuan nga përkthyesi përgjigjejen,janë interesuar ta pyesin edhe diç ma shumë,dhe me pytjet dhe përgjigjejen e tij i ka habitur  pjetarët e KFOR-it,dhe ata i kanë premtuar se do e ftojnë për një interviste ma të gjërë,por ai ju ka treguar se këtë ua thash dhe kjo është ajo që kamë dashur ndërkombëtarëve tua themi ma heret.

Njëherë po du me folë për fshatin tim ku i bëna 93 vjet këtu...

Këtu u rrita dhe u brymosa se fshati Bllacë, është njëri ndër fshatrat më të mëdhenjë dhe më të arsimuar në komunën e THerandës-sih Suhareka.

''Janë gjashtë arsyeje shumë të fuqishme që I bëjnë krenar banorët e fshatit Bllacë të komunës së THerandës(ish Suhareka), për personalitetet e tyre historike të të gjithave kohërave. Ali (Bllaca) Guraziu përfaqësues në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, pastaj, vjen Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallëkush në kohërat më të zeza për shqiptarët.Asllan Fazliu,biri tjetër i Bllacës,kolon e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve, ishte Qazim Bllaca i biri i Ramës dhe vjen rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarët. Por në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer butja e Isa Boletinit në këtë fshat. Por,nga memorien e bllacienëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica,dhe jo rastësisht Bllaca ka hyrë në historinë kombëtare shqiptare.Për nga përmasat dhe rrezatimi në histori, për mese gjysmën e pare të shekullit që lamë pas, kryet e vendit e zë, sot e mot, Ramë Bllaca. Është kryefjale e historisë se Bllacës e çdo bllacjani. Është kryekëngë në këngët që jetojnë. Ai është i derdhur kudo në çdo rrëfim, në çdo bisede. Ai është pasaporta krenare e Bllacës, Suharekës e Kosovës. Ai është ai me të cilin krenohet historia shqiptare, me të cilin krenohet çdo shqiptar i mirë. Për Rame Bllacen është shkruar, por jo sa duhet. Është kënduar kënge për të prej të madhit këngëtare Rizah Bllaca, prej këtij këngëtari legjende në Kosovë i cili e këndonte edhe Lahutë e Malësisë dhe ia mësonte popullit. Rame Bllaca kishte dashuri për shkollën e dijen edhe pse vet ishte i pa shkollë, do të pohojmë se ai ia dinte fort mire vlerën e shkollës dhe për të njeriu i pashkolluar ishte si njeriu i verbër. Do të pohojmë këtu se ai ëndërronte shkolla, dije e kulturë për shqiptaret. Do të pohojmë këtu se ai i dërgoi në shkollë Qazimin, të birin e tij dhe Asllan Fazlia sepse i shihte si kapacitete me vlera të veçanta. Rame Bllaca është përmendore e qëndresës shqiptare, e dashurisë për trojet shqiptare e sakrificës për tokën e jetën shqiptare. Është përmendore, që koha e paqte që do të vije, veç do ta lartësoje dhe historia shqiptare do ta ruaje mire në gjirin e vet aty në panteonin e te mëdhenjve të këtij kombi'', këtë pjesë të këtij citati,baca Hajrush, e ka kopjuar nga Libri i Adem Dergutit,i cili vije nga Bllaca,dhe me shum gjelosi plaku 93 vjeqar,e ruan dhe e mban me vete, dhe sa here qe do me u relaksuar ende shef me syte e tij edhe pse në këtë moshë,dhe e lexon disa here me krenari,dhe thotë se;''kur e lexojë këtë pjesë,si me marrë infuzion me duket''...

Plaku 93 vjeqar iu gëzua një përvjetorit këto ditë

Më 27.8.2019,në 82 vjetorin e rënjës së Heroit të Kombit  Ramë Bllaca,nënë përkujdesjen e z.Ramush Haradinaj,kryeministër në detyrë, në fshtain Bllacë,siç po quhet tani fshati historik më i madhë në komunën e Therandës dhe më i arsimuari dhe fshati që iu bëri ballë të tri luftrave dhe që në të triat duke dalur fitimtar me ballë të hapur,që vazhdoi edhe në këtë të UÇK-së,djemt bllacian të prirë nga komandanti Zenel Zekolli  me shokët e tij,rrokën armën dhe të parët iu bashkangjitën aradhave të UÇK-së në Prekazë të Komandantit Legjendar Adem Jasharit për të ia bërë me dije Serbisë se edhe ata i vret plumbi.Pra kështu u përkujtuar në këtë tubim përkujtimore u nderuar vepra e Ramë Bllacës me ngritjen e Pllakës Përkujtimore në nderim të 82 vjetirit të rënjes se tij.

 Planet serbe kundër shqiptarëve janë me shekuj...

''Dhunshëm Serbia e vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare. Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t’u krijuar lehtëBirosira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz ,për të marrë një vizë për në Turqi,shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre.

''Në ofenziven e parë të Luftës së UÇK-së, 1998 isha këtu bashkë me ushtarët tanë,dhe pas pesë ditëve,e gjeta unë kufomën e Ali Kermenit i cili ishte vrarë nga qetniket e Sllobodanit mu në afërsi të pasurisë së tij,pas një jave kërkim nga familje dhe UÇK-,rastësisht duke kaluar nëpër pyllë andej para hasa pa pritur në kufomën e ti dhe te gjitha që i ka patur me vete,pishtolin dhe paret ia dorzova familjes dhe e varrosem ne Bllacë, dhe me lotë në sy po shprehet plaku,por nrejse kjo kalojë,natregon ngjarjet baca Hajrush,në një bised me te.

'' Në ofenzive e dytë,si të tjerët,në atë kohë isha 73 vjeq,si shumë të tjerët edhe une pata fatin te lë Kosovë dhe te shkojë te vëllezërit e mi në Kukës''. Por, unë kam patur me vete rregulisht armën(alltin),me leje te ish-Jugosllavisë, dhe mendoshja ,në rastse bie në prit ta paguaj veten biles''...

Djali i tij Fatmir Guraziu ishte-komandant Fati, nofka edhe në luftën e Preshevës,tani invalid dhe Veteran i Luftës së UÇK, është krenar që ju dha rasti të mbrojë dhe të luftojë për trojet shqiptare,dhe tani edhe në këtë moshë që është edhe pran babait të tij.

Kamë luftuar,kam luftuar, veq une,pa mue,une jam,etj, etj,këto biseda qofshin nga ish-ushtarët,komandantër ,polttikanë,dhe ata të luftës,me këto shprehje po e nervokosin tej mase bacan Hajrush

''Unë nu di si,por ai që ka ra dëshmorë, invlidëd,veteranët dhe ushtarët e UÇK-së,kanë luftuar për vendin e vet,tokat e tyre dhe shtetin e vet,këtë e kami pas të gjithë obligim,po kush tjetër do e mbronte Kosovën përveq neve shqiptarëve'',thotë baca...

''Por një dihet, dëshmorët,invalidët,veteranët,familjet e dëshmorëve dhe të kategorive tjera të UÇK-së,kanë shkruar HISTORI ME GERMA TË ARTA DHE JANE FUTUR NË HISTORI KOMBETARE DEN BABA DEN..,në pamundësi ti përmbaj lotë,shprehet Guraziu.

Bllaca, ky fshat i madh, veçse është ndanë rrugës kryesore Prizren – Prishtinë, ka fatin të ketë mespërmes udhën për në Malishevë. Në këtë fshat të lashtë shqiptar, jetojnë njerëz punëtorë dhe që dinë ta nderojnë punën. Por dinë, si shqiptarë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që bllacjanët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Bllacës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bën të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë bllacjanët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqe e bllacjanëve, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri – tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë bllacjanët për njëri – tjetrin që të imponon respekt për këta njerëz.

Duke ditur se Bllaca mbart vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfarëdolloj perandorie, unë jam ndjerë krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para Bllacës e sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë.

Në memorien e bllacjanëve ka mbetur e pashlyer buajtja e Isa Boletinit në fshat të tyre me gjithë njerëzit që mbante pas, me mushka të ngarkuara për luftë… Nga memoria e bllacjanëve nuk shlyhet Azem Galica që në një rast i kishte provokuar bllacjanët duke u thënë se kam ardhë më vra Ramë Bllacën. E bllacianët i ishin përgjigjur se më para të vrasim ty se sa e vret ti Ramë Bllacën. Shumë bllacjanë e kanë treguar këtë ndodhi dhe e shprehnin se sa mirë i vinte Azem Galicës që bllacjanët e donin Ramën.

Janë të shumta rastet që do të silleshin për të provuar sa thamë më sipër. Por ne na mjafton për sa, e për çfarë, kemi marrë përsipër rasti i të shumënjohurit në Kosovë e në krejt botën shqiptare, rasti i Ramë Bllacës… Ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe, u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. E rroku kënga. E rrokën brezat. Vranë Ramë Bllacën, por jo idealin për të cilin ai luftoi. Ai ishte luftëtari e prijësi i shqiptarëve që kundërshtonte reformën agrare të qeverisë serbe që donte t’ua merrte tokat shqiptarëve për t’ua dhënë kryesisht kolonëve serbe e malazezë që i ka sjellë herë pas here Serbia në Kosovë për ta populluar Kosovën shqiptarë edhe me serbë. Ai ishte politikani e luftëtari shqiptar që për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë, për të mos e shpopulluar Kosovën me mjete të buta, kundërshtoi publikisht traktakin apo marrëveshjen e turpshme serbo – turke që detyronte shqiptarët të shpërnguleshin për në Turqi. Jo vetëm që e kundërshtoi, por punoi deri ditën që ishte gjallë, deri ditën që e vranë shkiet në pabesi, që të mos i lejonte shqiptarët të shpërnguleshin, që t’i bindte shqiptarët me të gjitha mënyrat se nuk duhet ta pranonin shpërnguljen dhe duhet ta kundërshtonin ashpër. Ai nuk punoi vetëm nëpër oda e kuvende për t’i bindur shqiptarët vetëm me fjalë, por, siç e dëshmojnë bllacjanët, në kohën më të rëndë të terrorit e reprezaljeve që bënin serbët për të shpërngulur shqiptarët për në Turqi, Ramë Bllaca ndërtoi kullë të re në Bllacë.

Pra Hajrush (Zenun) Guraziu,plaku 93 vjeqar nga Bllaca e THerandës,ka diçka për të thënë,gjatë përjetimeve  të karieres se tij 93 vjeqare,ka punuar postjer, në postën e Duhlës, dhe që nga Lufta e Dytë Botërore e deri te kjo e UÇK-së,i cili ende pa u kthye mirë në trojet e vete kosovaret që rexhimi i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit,i përzuri nga trojet e veta, bacan Hajrush që ditet e para, pjestarët e KFOR-it, Franqez,e takuan në fshatin e lindjes mu në lagjen e tij Guraziu,dhe ia parashtruan pytjen,se kur ishin ardhur shqiptarët në Ballkanë dhe viset tjera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat