Për një shtet të pavarur!

Opinione

Për një shtet të pavarur!

Nga: Sami Arifi Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:17
Sami Arifi

Shqiptarët, ishin pa përkrahje dhe pa asnjë ndihmë të familjeve të mëdha evropiane, u penguan shumë në aspiratat e tyre nga fqinjët, ishin etni e veçantë, shumë të hershëm në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, si përkisnin popujve sllavë që erdhenë shumë më vonë, e as të tjerëve, prandaj edhe ishin më të vonuar në shtetformimin e tyre.

Si pasoj ishte vënë në pikëpyetje aftësia e tyre (të penguar nga të tjerët) shtetformuese deri në kohën e fundit, ndonëse ata kanë jetuar në Ballkan shumë më gjatë se sa serbët, bullgarët, malazezët, madje më gjatë se sa grekët. (Shkruan Reginald Hibbert, Albania’s National Liberation Struggle The Bitter Victory. London and New York,1991.)

Një numër i shqiptarëve (që ishin në pozita politike të pushteteve, nën ombrellën e shtetit jugosllav), për ta ruajtur status-quon, privilegjet e tyre, po edhe nga frika se do të pushtoheshin edhe më, në të drejtat e tyre për të jetuar, në forma më ekstreme ata (shqiptarë bashkëpunëtor të jugosllavëve) pushtonin vetveten (popullin e vet), nga se e quanin popullin e tyre si popull të vogël të mundur që duhet gjatë kapërcimit kohorë të bënin ca nënshtrime.

Këto dukuri negative u vërejtën në kohët e pushtimeve të mëhershme, po edhe në këtë të fundit të ish Jugosllavisë, ku në emër të diferencimit ndaj nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar, e shumë e shumë “izmave” të tjerë, të thirrur në emër të ashtuquajturit “vëllazërim-bashkimit” Jugosllav; rëndonin edhe më tepër gjendjen e këtij populli (popullit shqiptar) nën robri, në kohën kur populli shqiptarë bënte sakrificën më sublime për liri.

Prandaj, pavarësisht nga numri i banorëve që ka një popull, i madh apo i vogël qoftë ai, madhësia e tij nuk varet nga numri i banorëve, por varet nga organizimi politik i atij populli, dhe nga përgatitja e tij në të gjitha fushat profesionale, si dhe afirmimi i vlerave kombëtare të pakontestueshme në arenën ndërkombëtare në mënyrë që të jetë një popull i madh i dinjitetshëm dhe me ndikim në vendimmarrje për fatet e tij. Shembull konkret kemi popullin izraelit me numër të vogël të banorëve, por me një ndikim shumë të madh në vendimmarrje ndërkombëtare.

Pra, ai (popull) mbi të gjitha duhet të ketë; zbatueshmërinë e ligjit për të gjithë banorët para tij (ligjit) në mënyrë të barabartë që nga presidenti e deri te qytetari më i thjeshtë, në të kundërtën do të jetë një popull i vogël pa ndikim ose me pak ndikim si faktor me pjesëmarrje apo vendimmarrje globale e botërore.

Për një Shqipëri të Pavarur thoshte Sami Frashëri:

“Nuk na duhen princa të cilët kanë për t’na plaçkitur. Ajo (Shqipëria) duhej të organizohej si një demokraci e drejtuar nga një pleqësi e pastër, që edhe se ishte në pushtim populli ynë, kishte has një organizim të tillë te malësorët shqiptarë”.

Prandaj, ai (Samiu) e pëlqente që atëherë shteti të ishte: “Shtet indipedent shqiptar si një lloj republike,…,Ku qeveria do të kujdesej për zhvillimin ekonomik të vendit dhe edukimin e popullit”.

Faik Konica, duke parë popullin e vet të vuajtur dhe të përçarë nga disa individ, që vepronin në grupe në emër të popullit, për interesat e tyre, thoshte: “Populli duhet të ketë prirje të lidhet pas ideve, e jo pas individëve”.

Ai (Faik Konica) proklamon si parim të fundit në programin e tij, ku në mes të tjerash thoshte: “Të përpiqemi me gjithë fuqinë tonë t’i shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë ta duan (popullin) Shqipërinë, jo që të kënaqin këtë (shqiptar apo atë shqiptar) apo atë individ, edhe nëse ky të ishte Pyrroja-por ta duanë Shqipërinë se ajo është Shqipëria”.

Prandaj në bazë të këtij mendimi politik të Faik Konicës mund të konkludojmë se: duhet të mësohemi ta duam sa më shumë Kosovën e jo individët, nga se ky është parakusht i zhvillimit të shoqërisë sonë, në mënyrë që të detyrojmë edhe disa udhëheqës tanë që ta duanë atë (Kosovën) më shumë se sa xhepat e tyre që i mbushin përmes formave të paligjshme. Kjo iu ndalet atyre, kur ne kemi prirje të lidhemi pas ideve, për Kosovën, jo pas individëve që punojnë për interesat personale në dëm të vendit. Shpresoj se ky popull do të arrij këtë afirmim që e donë aq shumë!,…,Për një shtet të pavarur në kuptimin e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat