Mos i bëni mëkate Kosovës se do tu bien kokës

Opinione

Mos i bëni mëkate Kosovës se do tu bien kokës

Nga: Rexhep Torte Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:42
Rexhep Torte

Kosova është tokë e shenjtë dhe e bekuar e larë me gjakun e shqiptarëve. Kush e cënon dhe e dëmton Kosovën kryen mëkatin më të madh dhe domosdo do ta merr edhe mallkimin e Zotit.

Në zgjedhjet e 6 tetorit jepeni votën për kandidatë të ndershëm e dinjitozë që do ti dalin zot e do ta mbrojnë Kosovën nga agresiviteti diplomatik i Serbisë dhe nga padrejtësitë e ndërkombëtarëve.

Mos i votoni horrat, faqezinjtë, vllavrasësit politikë, vrasësit e gazetarëve, të pasuruarit në mënyrë joligjore, të korruptuarit dhe milionerët profiterë të pasluftës.

Mos i votoni lidershipet e derisotëm të Kosovës që 20 vite e dëmtuan Kosovën, për interesa vetjake.

Gjykata Speciale nw Hagw ushtarwt e UÇK-w i interviston, ndwrsa kriminelwt serbw i amniston.

Informatat që vijnë nga mediat tregojnë se Gjykata Speciale në Hagë për Krimet e Luftës ka shpeshtuar ftesat për intervista e biseda informative ndaj ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, ku flitet për më shumë se 50 ftesa të tilla.

Gjykata Speciale në Hagë për Krimet e Luftës po i anashkalon kriminelët e ushtrisë, paramilitarët dhe policët e Serbisë, të cilët gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/1999 kryen vrasjet, masakrimet dhe dhunimet nga më më mizore e makabëre që njeh historia e njerëzimit.

Është absurde dhe tejet e padrejtë që kriminelët e Serbisë të jetojnë dhe shëtisin të lirë nëpër Serbi, ose edhe ata pak kriminelë që nxirren para drejtësisë së Serbisë dënohen me dënime tepër të ulëta, e më pas edhe dekorohen për heroizëm nga lidershipet e Serbisë.

Gjykata Speciale në Hagë për Krimet e Luftës është vënë në ndjekje të Komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së që mbronin familjet e tyre, nderin e familjeve të tyre dhe pragun e sshtëpisë së tyre.

Gjykata Speciale në Hagë për Krimet e Luftës duke punuar me dy standarde, e degradon funksionalitetin dhe renomenë që duhet ta ketë kjo gjykatë e ashtuquajtur ndërkombëtare, ku parim kryesor duhet të jetë vënia e drejtësisë në vend duke i dënuar kriminelët e Serbisë.

Nuk është aspak e logjikshme që për Serbinë të mos ekzistojë Gjykatë Speciale për Krimet e Luftës, ndërsa për Kosovën pati presion të madh ndërkombëtar gjer sa u themelua një gjykatë e këtillë.

Kjo tregon haptazi se faktori ndërkombëtar i ka vënë në një rafsh penaliteti kriminal, Serbinë kryerëse të krimeve dhe Kosovën viktimë të këtyre krimeve.

Kriminelët e ushtrisë, pramilitarët dhe policët e Serbisë në Kosovë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave.

Dhunuan 20 mijë femra shqiptare në mënyrën më shtazarake, rrëmbyen 1663 shqiptarë të të gjitha moshave e gjimive , fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve, të cilët u detyruan të largohen nga Kosova dhe të gjejnë strehim në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Historia 13 shekullore nga ardhja e serbëve në Ballkan nga Kaukazi karakterizohet njëlloj sikur të ketë ardhur një përbindësh apo një kuçedër gjakpirëse.

Ky është letërnjoftimi më real dhe i vërtetë i serbëve në Ballkan, ardhacakë nga Kaukazi i largët.

Ky është gjeni karakterizues i këtij fisi ardhacak shtazarak, i cili njihet si fis që ka shkaktuar vetëm konflikte, kuftëra, vrasje, djegie, dëbime, shkatërrime civilizimesh, vjedhje te pasurisë së të tjerëve dhe okupim të trojeve të të jerëve.

Kushdo nga ndërkombëtarët, qofshin shtete, qofshin popuj, apo individë, le tia vënë kishtin kokës dhe le ta vendosin dorën në zemër e të mendojnë, si do të reagonin dhe çfarë qëndrimi do të kishin ndaj Serbisë, po qe se Serbia do të kishte kryer vrasje e krime të këtilla ndaj shteteve të tyre, popujve të tyre, apo ndaj tyre personalisht, krime aqë shtazarake e mizore që Serbia i kreu në Kosovë.

Serbia dhe serbët edhe pse e dijnë se kush janë, prej nga erdhën dhe se çdo gjë që e kanë arritur e kanë arritur me dhunë e hajdutëri grabitqare, këtë karakteristikë të tyre as që duan ta mendojnë e jo më ta pranojnë.

Serbia dhe serbët pas të gjitha këtyre krimeve të kryera në vazhdimësi në Ballkan, nuk ngurojnë dhe nuk turpërohen që edhe sot e kësaj dite, të paraqiten si paqedashës, si viktimë e rrejshme, dhe në tunelin e qenies dhe të jetës së tyre nuk duket asnjë reze drite korrigjimi, përmirëesimi apo pendimi për të gjitha të zezat që i kanë kryer.

Njëanshmëria ndërkombëtare dhe njëanshmëria e Gjykatës Speciale në Hagë për Krimet e Luftës gishtin e kanë drejtuar vetëm nga Kosova viktimë.

Kushtëzimet që i bëhen Kosovës për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke mos i vënë asnjë kusht Serbisë agresore gjenocidale, si edhe tolerimi i diktatit të Serbisë që dialogu të kryhet mbi bazën e arritjes së një kompromisi, nuk është gjë tjetër veçse turp dhe mëkat ndërkombëtar ndaj Kosovës e cila lëngon plagën aqë të madhe dhe të thellë që e ka përjetuar nga Serbia.

Pakica serbe që jeton në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia pakicën serbe në Kosovë e keqpërdor dhe e instrumentalizon vetëm për trazitra në Kosovë.

Serbia dëshiron ti shet mallrat e saj në tregun e Kosovës, ndërsa nxjerr bariera të ndryshme dhe nuk lejon që mallrat e Kosovës të shiten në tregun e Serbisë.

Serbia po kryen kontrabandimin e mallrave serbe në veriun e Kosovës, por Serbia nuk do të lejonte kurrë që Kosova të kontrabandojë mallrat e saj në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët e mbetur nën Serbi, janë të diskrimimuar nuk i gëzojnë as për së afërmi të drejtat dhe liritë e njeriut që pakica serbe i gëzon në Kosovë.

Të gjithë ata që veprojnë kundër Kosovës të larë me gjakun e shqiptarëve, qoftë brenda Kosovës ose jashtë saj, për mëkatet dhe padrejtësitë që po i kryejnë ndaj Kosovës, do të përgjigjen doemos para Zotit, kjo është e pashmangshme dhe mëkatet që i bëjnë ndaj Kosovës do tu bien kokës.

Historia është përplot më shembuj, se të gjithë ata shtete, popuj apo individë që kanë kryer padrejtësi e mëkate ndaj të tjerëve, kanë përfunduar më së keqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat