Korrupsioni i Kadri Veselit dhe Cervena Zvezda e Beogradit

Opinione

Korrupsioni i Kadri Veselit dhe Cervena Zvezda e Beogradit

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 27 shtator 2019 Në ora: 06:13
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Kadri Veseli lejë pallavrat për korrupcionin të cilin për shkak te fushates e ke kapë për qyke,e ke kapë për fyti.Korrupcioni nuk luftohet më fjalë boshe nëpër mitingje,korrupcioni luftohet ne institucione ne prokuroi dhe gjykata te cilat i ke kapë për fyti dhe po ua zënë frymën.Korrupcionin dhe nepotizmin duhesh ta nisish ta luftosh nga gjeneza e cila është në partinë tande,sepse aty janë të korruptuar i madh e i vogel.

Kadri Veseli lejë pallavrat për korrupcionin,kurse votuesve te PDK tregoju së a do te shkosh më e pa ndeshjën e futbollit në Mitrovicë midis Trepçes dhe Cervena Zvezdës së Beogradit ndeshje kjo që sipas FIFA-së paska të drejtë te zhvillohet në Veriun e Mitrovicës të cilin FIFA po del së e konsideron terirtor të Serbisë.

Kjo do te thotë se FIFA haptas po del se nuk e njehë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane kur lejon qe të luhën ndeshjet qe nuk duhet te lejohën sepse e cenojnë sovranitetin e Kosovës.Apo ju Kadri Veserli e këni lëshu Veriun e Kosovës në mëshirën e fatit,ku atje serbet e luajn lojën e djallit se bashku me Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq.

Pse ju Kadri Veseli,por edhe lideret tjerë gjatë fushatës parazgjedhore flisni për tema pa lidhje,jepni premtime dhe zotime pa mbulës,dhe nuk flisni për çshtjet vitale për kombin,nuk flisni për Veriun e Kosovës,pse ne këto fushata nuk ia spjegoni popullit se si mbeti Veriu i Kosovës kështu siç mbeti nen sovranitetin e plotë te Beogradit ku aje çdo gjë frymon serbish e asgje shqip.

Këto janë temat e nxehta qe duhet te ballafaqohëni me votuesit,apo, po keni frigë,apo veq jeni pajtuar qe Veriu i Kosovës është kështu siç është duke e pëfshier edhe ndeshjen midis Trepçës dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit e cila do te luhet para hundëve tua.Banë mirë ti marrish leje nga Beogradi të kalosh urën e Ibrit dhe te shikosh këtë ndeshje,sepse ste ka mbetë tjetër asgje për namë e fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat