A thua Baton Haxhiu e zbuloi se kush e financon, por jo edhe burimet?!

Opinione

A thua Baton Haxhiu e zbuloi se kush e financon, por jo edhe burimet?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 27 shtator 2019 Në ora: 20:06
Baton Haxhiu

Apo, “sinqeriteti” i Baton Haxhiut, do të “ndihmojë” nismën e Kadri Veselit për luftimin e korrupsionit dhe kështu, nuk do të ketë nevojë për formimin e “Polytbirosë“ kësaj here jo politike, por ekonomike për ta "shpëtuar Kosovën nga korrupsioni”.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky mund të jetë edhe “sugjerim” i Thaçit për hir të marrëdhënieve “ korrekte” ndaj Veselit.

Dorën në zemër, ka kohë që kam propozuar mbylljen e këtij televizioni si propagatori dhe zjarrëvënësi më i flaktë në afirmimin e ideve të Thaçit sipas kërkesës së Serbisë në bashkëpunim me Edi Ramën me koordinimin dhe angazhimin e palodhshëm të Baton Haxhiut me “nickname” Stanishiqit.

Ky pronar i këtij televizioni i cili në momentet kritike, ishte në shërbim të qoftëlargut - dreqit thënë qartë duke e tradhtuar popullin e vet për hir për të cilën më së miri e din ai më vetëdije të plotë, pa presion nga askush por nga ajo që e ka sa duket në genin e tij me bashkëautorët, të cilët dolën në sipërfaqe si argat të Serbisë.

Veprimet e këtyre të përmëndurve, të çojnë në këtë konstatim fatkeq e fatzi për Kosovën.

Pra, Kadri Veseli si vasal i Serbisë dhe Vuçiqit, sipas Haradinajt, na doli se “rastësisht” e paska përzgjedhur kompaninë e njëjtë për kampanjën zgjedhore, të cilën e paska edhe Vuçiqi bashkë me Edi Ramën.

Në debatet televizive në Shqipëri, ky pati raste shumë të rënda që e ofenduan, sepse bëhej bashkëpunëtor i gjërave të rrezikshme që i përgatiteshin Kosovës.

Djerësitej kur nuk i dilnin hesapët dhe kundërshtohej ashpër nga bashkëbiseduesit dhe analistët gjatë debateve televizive në Shqipëri. Ishte një mesengjer i palodhshëm dhe endacak, herë në Kosovë e herë në Shqipëri, si e lyp nevoja.

Tani, kur i hasi turjela në gozhdë dhe u stopua Thaçi në misionin e tij për kortigjim apo copëtim, tani është “ tërheq” publikisht dhe filloi “t’i përmirësojë” sjelljet, por, është tepër vonë. Fjala kur del nga goja, nuk mund të kthehet prapa, lë pasoja të pariparueshme e në këtë moment shumë të dëmshme.

Sido që të jetë, korrupsioni si temë boshte e Kadri Veselit, nuk po na del e sinqertë dhe e zbatueshme.

Është tentim manipulimi, mashtrimi, frikësimi dhe abuzimi me elektoratin nga ana e Kadri Veselit. Besoj se tani përditë e më shumë po na del lakuriq gjithënjë duke i mbetur borxh elektoratit dhe popullit shqiptar të Kosovës për fshehjen e të bëmave për çka shpresoj së do të përgjigjet para drejtësisë kur ajo të çkapët nga pushtetëmbajtësit e deritanishëm me ardhjën në pushtet të Qeverisë së zgjedhur pa manipulime, mashtrime, shantazhime e vjedhje votash.

Sa më shumë që po kalon koha, po ju dalin të bëmat në shesh dhe njëherit populli po vetëdijesohet për dhënien e votës atyre që e meritojnë.

Mos bini pre e mashtrimeve, peng i të cilave keni qenë gati njëzet vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat